Qeveria e Dritan Abazoviç nuk e ka më mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).
Kështu është shprehur zyrtari i kësaj force politike, Jevto Erakoviç pas mbledhjes së Kryesisë së partisë këtë të dielë, shkruan RTCG.
Partia e kryesuar nga presidenti Milo Gjukanoviç, lëshoi një deklaratë ku theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku përmendet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Sipas DPS, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.
Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Nga 18 ministra të pranishëm, 13 prej tyre votuan pro ndëra 5 abstenuan.
Ndërsa, mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Protestuesit mbanin flamujt kombëtarë, të Bashkimit Evropian si dhe pankarta ku shkruhej se kryeministri Abazoviç, “do të përgjigjej për keqbërjet e tij”.
Si duket ky "shqiptari" tash kryeminstër i Malit të ZI D. Abazoviq po del të jetë siç thoshin serbet e "Albanski çetnik" - /çetniku shqiptar/. Sot në përvjetorin tragjik të gjenocidit serb në Srebrenica mbajti një fjalim skandaloz në Potoçari që sipas Mediave ka deklaruar; “Gjenocidi nuk është bërë ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve. Nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët”!!!. SKANDAKOZE nga ana e kryeminsitrit "shqiptar të Malit ti Zi. Kjo thënje ze vend edhe për gjenocidin serb ndaj shqipatrëve në Kosovë.
Si shqiptar n; fund u tregua se është vegël e vuqiqit.Serbët në vitin 1918 e aneksuan Malin e Zi me këtë ata e përvetësuan edhe kishën ortodokse malazeze, jo vetëm këtë por serbët ua mohojnë malazezëve edhe kombësinë.Krejt kjo me qëllim që partitë proserbe të cilat janë edhe proruse të udhëheqin me Malin e Zi.E ky ka gabuar shumë dhe kjo do t'i kushtojë shum .Shqiptarët në malin e zi duhet të jenë në aleancë me malazezët e jo me serbët.Në luftat e fundit u tregua se serbët janë armiq të ,kroatëve ,sllovenëve,boshnjakëve,shqiptarëve e nlë fund edhe të malazezëve.