
- Për Bajram, Kryeministri i ka gëzuar vajzat e mbretëreshave:
vajzën e tetka Emilijes, vajzën e Donika Gërvallës dhe të vojvodës - Shpejtim Bulliqit.
(Vajzën e Arbërie Nagavcit e ka gëzuar më herët).
Flokët e kallta të Emilijes biejnë në sy nga helikopteri i KFOR-it.
Ndërsa punxha all i shihet në perimetrin Urë e Ibrit - Dudi Kërrsh.
E meriton punësimin e vajzës, sepse është e zonja, teta Emilija mund të quhet ndryshe 'King Kongu' i qeverisë Kurti.
- Për kontributin e saj kundër UÇK-së Donika Gërvalla (e edukuar nga mamaja e saj anti-UÇK- e njohur nga rrethi i ngushtë dhe nga shoqet për opinionet e saj të tërbuara kundër UÇK-së,
në veçanti Suzana kurrë nuk ka arritur ta kuptojë pse Adem Jashari i ka sakrifikuar fëmijët e tij për Liri).
Por, shpërblimin e sakrificës së Tij e merr.
Mbesa e saj 16 vjeçare, sot bëhet me përvojë pune në Ministri të Jashtne, nëna ia jep certifikatën si çokollatën, 100 për qind Milk.
- Vajzat e ministreshave si princesha kurse vajzat e tjera ato....nuk donin nanat e tyre të bëheshin ministresha.
Prandaj, ato sot shkojnë aty 'ku shkojnë vajzat e humbura'.
- Me vajza (jo djem), nën 17 vjeç janë mbushur dyqanet e Kosovës.
Vajza 15 vjeçare me uniformë të sigurimit e ruan dyqanin e madh nga hajnat dhe kriminelët.
Inspektoriati i punës nuk i 'sheh' fëmijët kah i eksploaton tregu dhe kah shfrytëzohen nga tregtarët.
Shfrytëzimi i fëmijëve nga tregu (me orar të plotë) nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.
- Përveç kah shpija që bëheshim kuzhiniere në moshën 6 vjeçare (kush ishte e zonja edhe 5 vjeçare e bënte shërbetin më të mirë se ti dhe se krejt çarshia).
Ka pasur konkurrencë të madhe atëbotë. Praktikën e pites e kryenim me lloç.
- Nuk kemi treguar suksese të dukshme as në kuzhinë, kemi mbetur as andej-as këndej, pseudo-kuzhiniere, sepse ndërkohë e ndjeknim dijen - mësonim përmendêsh vjersha të këqija dhe formula që s'i kuptonim.
- Dje, e gjetur para vështirësive të jetës (dhe tepsisë së zbrazët), e kuptova se me pas mend nuk do ta kisha mësuar përmendësh vjershën primitive për bagëti e bujqësi, por kisha mësuar të tëhollojë petë të bakllavës.
- Nuk do ta kisha mësuar aq përmendësh sa që kurrë nuk e kam harruar numrin PI:
'I pari në katror, plus dyfishi i pari dhe të dytit, plus i dyti në katror' .
Në vend të kësaj formule të padobishme (për mua), më mirë të kisha mësuar: Si ndizet zjarri pa shkrepsë dhe si shuhet zjarri pa ujë.
- Unë nuk e di që fshihet mashtrimi dhe padrejtësia. Mashtruesi më i madh të jesh, nuk ke se si të fshehesh nga njeriu dhe nga mediat, kur secili sot është kameraman, secili është fotograf.
Mashtrimi tashmë është një 'art' i vdekur.
- Ti fshehe në mundesh!
Mund ta fshehësh mashtrimin, ama duhet t'i zhdukësh dokumentet, duhet t'i shkatërrosh gjurmët.
T'i fshehësh familjarët që i ke punësuar.
- Ti mund ta fshehësh punësimin e vajzës së Arbëries, por pastaj s'mund ta fshehësh vajzën e Donikës - se nuk ta lejojnë.
Nuk fshehen njerëzit, as kur zhduken.
- Nuk ka mënyrë që mund ta fshehësh faktin se ministrat dhe njerëzit e Albin Kurtit po i punësojnë fëmijët e tyre në Institucione.
- Emilija më esnafe, e Donika bile as nuk po lodhet të mbrohet.
E përdorë idiomen që më së shumti e kam mërzi 'karvani ecën', demek lehni ju, ne vazhdojmë me punësime familjare.
- Unë e kuptoj, e vetmja mënyrë që ta mbajë pushtetin ndër shqiptarët është t'i lejojë të gjithë të vjedhin.
- Kosova është shtet i dështuar plotësisht.
Nuk ka politika ekonomike, nuk ka politika sociale.
Hajnia, familjarizmi, thashethemet, padija, me t'njofshëm - janë kultura e këtij vendi që veç konsumon: veç han dhe han.
- Por sot është festa e Bajramit.
Sot do të duhej të flasim veç fjalë të mira.
Secili më 'pejgamber' se tjetri: sot u mbush mirësi n'tana anët.
- Po nuk dua të flas fjalë të mira as sot për festë.
Festa nuk i shpëlan mëkatet...bash për festë mua më vjen një dallgë...
- Më vjen shumë inat kur i shoh gjjthë këta njerëz të këqij që bëjnë sikur janë të lidhur me Zotin, ndërsa më shumë janë të lidhur me mishin e kurbanit sesa me Bajramin.
- Mirësia te shqiptarët është festë - aq rrallë ndodh.
- Sot të gjithë janë veshur bukur dhe po flasin prajshëm. Po rrejnë.
Edhe orhideja italiane duket si mashkull lakuriq (shikojeni), por ama me një hukamë ia këput përmjetin.
- Njëri vdiq. U gju' prej ballkonit.
Komenti i prindit shqiptar me foto të fëmijës së tij në profil, thotë: Paska ra me prapani.ë.
Sot i njejti flet fjalë miradie për Zotin dhe flet në emrin e tij.
Përqeshet tragjedia e tjetrit, thuajse vdekja është tragjedi që u ndodh vetëm njerëzve 'të lig'.
- Çka thotë hoxha kur vrasësi vdes shpejt, me kokë në jastëk (në gjumë), kurse njeriu i pafajshëm vdes me adalet!
- Shqiptarët nuk e përqeshin vdekjen si japonezët, të cilët e kanë filozofi të jetës: japonezët nuk e marrin vdekjen seriozisht.
Shqiptarët shkruajnë keq, sepse mendojnë keq.
- Dhe muslimani mendon se i jep 6000 euro për të shkuar në 'serrën' me 5 yje, në Haxh, për t'u bërë njeri i mirë.
Më së zori është të jesh njeri i mirë - pikërisht pse 'aty s'ka konkurrencë'.
- Paramilitarët e Albin Kurtit ende vazhdojnë të jetojnë në sfera të tjera.
- Shkruajnë se si e kanë zbuluar se 'idhnimi im ndaj qeverisë Kurti është që nuk më kanë ofruar punë në qeveri'.
Ama unë deri sot i 'i kam ndërruar' 10 ministra.
...kryeparamilitari i ka mësuar të udhëhiqen nga urrejtja dhe nga rrena.
Duke i dehumanizuar njerëzit dhe duke bërë propagandë kundër tyre.
- Është gjynah - nuk sheh dittë.
E keni parë se si bien njerëzit kur janë në kulm - kjo duhet të jetë ajo hakmarrja e famshme e Zotit - që thuhet 'ta kthen (të keqen me të keqe) - kur je më së miri'.
Askush nuk ra për së rati.
- Frika e ruan vreshtën - na ruan edhe neve.
Pasi që çdo gabim paguhet,
nga frika që ndjej prej borxheve të mëkateve - nuk pranoj të lëndoj e të mashtroj njeri.
Jo nga morali, por nga frika që kur t'më kthehet e keqja, s'do të kem asgjë krye shpirti për ta paguar me vuajje...
s'do të kem lott, e do t'më duhet të qaj me gjak.
P.S. Dashuria ime primitive.
Më the se do të takohemi për Bajram
Bajrami erdhi dhe shkoi - ti nuk u ktheve
Pash dashurinë e Zotit, të lus - kthehu!
Zogjtë kanë shtegtuar e prap janë kthyer e ti nuk erdhe
U dasht të takohemi për Bajram
për xhelozinë tona ta sakrifikojmë një Kurban
Por ti nuk u ktheve
Mos t'u ka bë zemra gur?
Si mua.
(Frymëzuar nga 'Sen Gelmez Oldun').
U mundova t’ju lexoj, zonjë e nderuar, por më kot. Nuk arrita në fund. U lodha. Ke shkruajtur kosovarisht, jo gegnisht, mbasi jam 100 % shkodran, dhe llogarinë bëje vetë. Kur nuk mundet t’ju lexojë një shkodran, mendo për shqiptaret e krahinave të tjera, e sidomos jugu… I lutem redaksisë TEMA, që në rastet e këtyre shkrimeve, që në llogjikën e shkruesit janë problematika të shoqerisë kosovare, të na i përkthejnë në shqipen e pastër të kuptueshme mirë nga ne lexuesit tuaj. Me shumë konsiderate për zonjën Kimete Berisha.
I nderuar miku Xhabija ashtu siq e thot edhe "punetori" zonja Kymete di te shkruan dhe ta flasi as bukur gjuhen tone shqipe por e "gjora" e ka shkruar kete artikull qe ta kuptojne shqiptaret e kosoves sone te mjer te cilet shume as qe dijne te lexojne as kete stil te zonjes Kymete por me shpresen se nje ne dhjete do ta lexon dhe do tua thot shqiptareve se nuk duhet te vazhdon e te mbesin vetem numer per qeverine,nderkohe qe e nderuara Kymete rendit shume qarte se kush jane grate e zgjedhura nga hamshori kurti me kuajte e tij, si ahmak konjufca,magar byslimi apo ai peci me shoke, sot i nderuara Xhabija jemi i vetmi vend ne bote qe kemi ministresha si shfarci apk deputetja e martuar me nje afrikan plot 23 vite me i ti se ajo epo edhe te tjerat qe as shkollen fillore se kan mbaruar por qe dijne ti sherbejne hamshreve magar.
Kimetja nervoz qe se kane bere ministre te kultures qeveria Kurti po qirret e pellet pa artikulim.
Jo, nuk ka shkruar kosovarisht!
Jo, nuk ka shkruar kosovarisht!
I dashur mik Xhabija , nuk eshte se Kimetja nuk din te shkruaje shqipen zyrtare . Ajo shkruan ne dialektin kosovar per aresye qe ta kuptojne njerezit ne Kosove , sepse shume prej tyre nuk e kuptojne shqipen zyrtare
Kimete e Nderuar per mua jeni e vlersuar gjithnje dhe jo vetem si gazetare ju jeni nje shkrimtare e madhe. Forca e penes tuaj na kujton Migjenin. Duke te uruar te jetoni gjate jam i sigurte qe nga dora dhe mendja juaj do vijne kryevepra te letersise shqiptare. Respekte ????????
VETEM RESPEKTE!!!
VETEM RESPEKTE!!!
VETEM RESPEKTE!!!
VETEM RESPEKTE!!!
VETEM RESPEKTE!!!
VETEM RESPEKTE!!!
Qeveria Kurti erdhi ne pushtet dikur per te bere pikerisht te kunderten e veprimeve qe po ben...punesimin e familjareve te rrethit te ngushte, çlirimin e tregut nga Serbia, ndalesen e bisedimeve pa njohje, jo zajednica...etj.etj, .Ne fakt po ben ate qe protestonte dikur. Me nje fjale endrra ishte vetem pushteti. Kete po mundohet t'ju thote Kimetja shqiptareve te Kosoves.
Nje anatomi perfekte e asaj qe po ndodh sot ne Kosove, kur ky pleh qe hidhte bomba tymuese ne parlament per te ardhur ne pushtet (tymuese kunder atyre qe luftuan dhe jo kunder serbit). Ku qendron morali, te na i shpjegojne. Kimetja eshte brilante ne analizen e saj, me nje stil origjinal dhe intensitet mendimesh. Sa per dialektin, ka njerez qe kane avantazh qe e kuptojne (p.sh.une personalisht), ka qe pjeserisht e kuptojne, apo nuk kane durim ta lexojne se uk i pelqen. Ne te fundit njeriu vleresohet nga mendimet qe shpreh. Kjo eshte ANALISTE, jo ata qe ne nxjerrin ne cdo nate, Bushati, Zheji
1.Nuk është Donika Gërvalla kundër UÇK-së "për shkak se kështu e ka edukuar nëna e vet Suzana"! Donika Gërvalla ka qenë aktiviste e LDK-së dhe për këtë shkak ajo ishte dhe është kundër UÇK-së. Edhe Vjosa është kundër UÇK-së. Për Vjosën mund të themi se kështu e kanë eduku, sepse ishte e re atëherë. Gazeta "Bota Sot" vlon kundër UÇK-së. 2. Ajo çka ke shkruar me fjalë, nuk është numri PI. Numri PI është raporti mes perimetrit dhe diametrit të rrethit, që është gjithmonë e pandryshuar, është konstante, me vlerë 3,14. Pra, kaq herë është perimetri i rrethit më i gjatë se diametri. Ajo që ke shkruar me fjalë është KATRORI I BINOMIT. Eh, more Kimete, sa më frymëzove me këtë matematikë, ma kujtove rininë ;)