
Një tjetër vjedhje në një vilë në ishull u regjistrua në Mykonos, ndërsa oficerët e Sigurimit kanë nisur hetimet.
Ngjarja e zbardhur nga protothema.gr ka ndodhur në një vilë luksoze në zonën e Kounoupa mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, datë 6 korrik në orën 22:50-00:50.
Gjatë kësaj periudhe, biznesmeni gjeorgjian George Bachiashvili, i cili është CEO i një kompanie që financon bizneset fillestare, kishte dalë për një shëtitje në ishull së bashku me pjesën tjetër të grupit të tij, siç raportoi në polici.
Brenda këtyre 60 minutave, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të vilës duke thyer një dritare të shtëpisë.
Hynë në dhomat e gjumit dhe në njërën prej tyre gjetën një thesar të vogël: bizhuteri me vlerë 90 mijë euro, siç dëshmoi të nesërmen biznesmeni 35-vjeçar gjeorgjian.
Duke folur për protothema.gr, ai ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se policët kanë marrë foto dhe gjurmë gishtash dhe se shpresojnë që sendet e vjedhura të gjenden.
Sipas biznesmenit, sendet me vlerë të vjedhura nuk ishin të siguruara.
Lini një Përgjigje