
Ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijalkov ka pranuar fajësinë për veprimtari kriminale, pastrim parash dhe një sërë veprash të tjera në rastin Perandoria dhe i ka dhuruar shtetit 36 milionë euro, për të shpëtuar ‘kokën’.
Mijallkov do të vuajë vetëm tre vite burg efektiv, ndërsa dhjetëra prona të patundshme dhe 6 milionë euro do t’i kalojnë shtetit maqedonas.
“Perandoria” është hapur nga ish-Prokuroria Speciale në vitin 2018 dhe në të ish-shefi i shërbimit sekret akuzohet për bashkim kriminel, dëmtim apo privilegj të kreditorëve, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash.
Ky ka qenë ndër rastet e fundit të hapura nga ish Prokuroria Speciale që u përcollën me një sërë ngjarjesh kontroverse, që më vonë u deshmuan me arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva për zhvatje.
Përveç Jordan Kamçevit dhe Mijalkovit si të dyshuar të parë, në hetim janë përfshirë edhe 11 persona të tjerë.
Rasti i Mijallkovit ka një përfundim të ngjashëm me rastin e tani të dënuarit, biznesmenit Jordan Kamçev, i cili bëri marrëveshje duke pranuar fajësinë, për të vuajtur një vit burg, gjë që i kushtoi 5.2 milionë euro.
ky po qe eshte veting.... edhe ketu sa larg jemi nga Maqedonia, pale te tjeret...