77 vjet nga aneksimi i dhunshëm i Kosovës nga Serbia: Kuvendi i Prizrenit dhe delegatët shqiptarë që votuan pro

9 Korrik 2022, 10:20Rajoni TEMA

77 vjet nga aneksimi i dhunshëm i Kosovës nga Serbia: Kuvendi i

Nga data 8 korrik deri me 10 korrik të vitit 1945 u mbajt Kuvendi Krahinor i Prizrenit ku u legjitimua aneksimi i Kosovës nga Serbia.

Ky kuvend, ishte vazhdimësia e përpjekjeve paraprake e qarqeve serbe për ta bërë edhe zyrtarisht Kosovën pjesë integrale të Serbisë.

Me të përfunduar Lufta e Dytë Botërore, Serbia duke e shfrytëzuar situatën e favorshme që sollën rrethanat e fundit të luftë së madhe, filloi punën për rianeksimin e Kosovës.

Në këto rrethana, kjo çështje fillimisht u ngritë në mbledhjen e KQ të Partisë Komuniste Jugosllave, ku aty doli propozimi që, meqë rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Federatës Jugosllave, atëherë Kosova t’i bashkohet Serbisë në kuadrin e Jugosllavisë.

Nga dokumentacioni historik i procesverbaleve që dalin nga kuvendet antifashiste të çlirimit të Serbisë në Beograd, rezulton që bashkimi i Kosovës me Serbinë u bë në mënyrë arbitrare, por formalisht u desh një argument i një deklarimi të popullsisë së Kosovës.

Në funksion të këtij qëllimi, u organizua Kuvendi Krahinor i Prizrenit, ku morën pjesë 137 delegatë të cilët cilësoheshin si përfaqësues të Kosovës, por vetëm 32 nga ta ishin shqiptarë. Nën presionin e autoriteteve serbe, me votat e delegatëve, u miratua rezoluta e cila e nxjerr dokumentin e parë që e legjitimon aneksimin e Kosovës nga Serbia.

Disa nga delegatët përkrahës ishin Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija, Asllan Fazlia, Zekeria Rexha, Mehmet Hoxha e të tjerë.

Në tekstin e kësaj rezolute të imponuar thuhet: Kuvendi Popullor Krahinor i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit deklaron, unanimisht, se popullsia e kësaj krahine, si të gjithë popujt e Jugosllavisë, se nuk e kanë pranuar copëtimin e krahinës së vet që e kanë bërë okupatorët (Italia dhe Gjermania), as copëtimin e Jugosllavisë, dhe shfaqë dëshirën e tërë popullsisë së krahinës që t’i bashkohet Serbisë Federale si pjesë përbërëse e saj.

Thuhet se në këtë kuvend pati shumë pak diskutime. Ata të pakët që ngritën zërin ndaj këtij imponimi, më vonë u përndoqën dhe u persekutuar nga shërbimi i fshehtë serb.

Më 23 korrik kjo rezolutë u aprovua nga Kuvendi Federativ i Jugosllavisë, ndërsa me 1 shtator 1945 u miratua edhe në Kuvendin e Serbisë.

Pas këtyre akteve, problemi i aneksimit të Kosovës u bë çështje e mbyllur.

5 Komente

  1. P
    Pidhi i sat ëme

    Si u aneksua mo? Pse kur pat qenë Kosova pjesë e Shqipërisë zyrtare? Kosova ka qenë njëri nga 4 vilajetet Osmane ku banonin shqiptarët, kështu shprehimisht përcaktohet në enciklopedi....asnjëherë pjesë e ndonjë shteti shqiptar! Kështu si u aneksua!? U aneksua Austria,shtet i pavarur nga Dritte Reich po, por Kosova pjesë e mbretërisë serbo-kroato-sllovene që nga 1919 nuk mund të aneksohet nga Jugosllavia më 1945 !!!!!!!! Nacionalizmit shqiptar ora fillon t'i punojë gjatë "administrimit Osman" se nuk ka qenë kurrë pushtim, dhe i ngeli ( ora), gjatë pushtimit italian të Shqipërisë!

    Përgjigjjuni
    1. n
      në pidh te sat ëme

      Injorant

      Përgjigjjuni
      1. h
        heu bre

        INJORANT je ti, madje analfabet fare. Ai me lart ka plotesisht te drejte.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E di si eshte puna

        Mjafton te lexosh ate pak dokument dhe edhe me i padituri e kupton se kemi te bejme per here te pare me nje KRAHINE tashme te njohur praktikisht dhe qe edhe ligjerisht deklarohet si nje subjekt administrativ-politik me vete. Ky eshte nje hap shume i madh perpara ne shtet-formimin e Kosoves, nderkohe qe ne 1913 kur ajo ju dha Serbise, ishte thjesht pjese e territorit te saj dhe nuk kishte deri ne 1945 asnje atribut apo status te vecante. Ky duhet te jete nga dokumentat e pare ku pranohet ligjerisht statusi i mevetshem i Kosoves, prej nga fillon edhe procesi i pavaresimit te Kosoves. Vetem koktrashet nuk e kuptojne kete. Madje edhe te gjitha shtetet e sotme ballkanike (edhe vete Serbia, edhe Greqia edhe Bullgaria edhe Rumania ...) kane kaluar pikerisht ne kete forme shtet-formimi. Fillimisht kane marre autonomi administrative krahinore nen Perandorine Osmane, pastaj ne faza te tjera historike kane kaluar ne shtete autonome e pastaj ne shtete te pavarura. Keto koncepte baze jane te njohura ne historine njerezore, vetem gomeret dhe te paditurit nuk i dine. E me e keqja keta bejne dhe "patriotin", si puna e ketij gazeKarit qe ka shkruar kete shkrim debilesk.. STADET HISTORIKE TE KOSOVES Vetem duhet te kuptoni shkallet prej nga ka kaluar zgjidhja e ceshtjes se Kosoves : 1. dhenia e Kosoves, Serbise 1913 2. pushtimi nazist 1941-1944 3. autonomia e Kosoves 1946 4. krijimi ligjor i Krahines autonome te Kosoves 1968 5. kushtetuta e KS Autonome te Kosoves 1974 6. heqja e dhunshme e Autonomise se Kosoves 1989 7. shpallja e Republikes se Kosoves dhe Kushtetuta e Kacanikut 1990 8. zgjedhjet e lira dhe referendumi per Pavaresi 1991 9. lufta e Kosoves, Rambuje-ja dhe nderhyrja e Natos 1998-1999 10. protektorat nderkombetar UNMIK-u 1999-2008 11. shpallja e Pavaresise dhe njohje nderkombetare 2008 12. pritet njohje e ndersjellte Kosove - Serbi ... Po ti shikoni nga keto stade ku ka kaluar historia e re e Kosove (1913 - 2018) mund te kuptoni edhe sjelljen e politikes serbe gjate historise. Duke filluar nga 1913, politika serbe ndjek kete rruge : -pushtim dhe sllavizim (1913-1941), -perpjekje e krahut komunist per bashkepunim ne lufte kunder fashizmit,per krijimin e Jugosllavise se re, por dhe dyshime dhe mosbesime ndaj shqiptareve (1941-1944), -njohje te autonomise dhe te drejtave shqiptareve, por edhe dyshime e deri edhe krime e torturime ndaj shqiptareve (1946-1989), -heqje e autonomise nga nacional-fashistet serbe dhe aneksim nga Serbia (1989), -mosnjohje e asnje te drejte te shqiptareve (1989-1999), -njohje e detyruar e protektoratit nderkombetar dhe perpjekje te vazhdueshme per destabilizim te situates (1999-2008), -mosnjohje e sovranitetit dhe konsiderim te Kosoves si pjese te Serbise, -te detyruar per njohjen e realitetit de facto - nxjerrin kerkese per ndarjen e Kosoves, -te bindur se nuk ka mundesi per ndarje , le te kerkojme shume qe te marrim sa me shume privilegje ... Ky pra eshte ndryshimi ne histori i politikes serbe (qe natyrisht nuk lidhet me deshirat e saj), qe fillon me serbizim dhe njohje te Kosoves si pjese e Serbise dhe perfundon (deri me sot) ne kerkesen per aneksimin e nje pjese te veriut ne kembim te nje pjese te lindjes (qe ligjerisht dhe praktikisht eshte pjese e Serbise). Si ju duket!? Megjithate nuk do kete ndryshim apo korrigjim te kufijve, Kosova do njihet ne ato kufij qe ka sot. Fatkeqesisht (dhe fatmiresisht) Lugina e Presheves do mbetet pjese e Serbise.Varet nga sjelljet dhe politikat e se ardhmes, nese kjo do sherbeje apo jo per shperhapjen shqiptare me ne veri, drejt Pazarit te Ri dhe Nishit!

        Përgjigjjuni
      3. e
        ec aty

        Kosova eshte "mjet" per politike te brendshme. Dy gabime trashanike te ashtuquajturve historiane, vijne per shkak te fetishizimit (dmth meqe ky paska vepruar keq, hajde t'ja fusim qe edhe ky tjetri ka vepruar po keq, sepse te gjithe njesoj na qenkan ..). Po jo o jo! 1. Marreveshja e Mukjes nuk eshte hedhur poshte "per shkak te permendjes se Kosoves aty". Ky eshte nje justifikim femijnor dhe qesharak, qe ka dale ne drite vitet e fundit. Ne ato vite Kosova ishte pjese administrative e provinces se Shqiperise, qe nga ana e saj ishte pjese e Mbreterise Italiane. Pra pavaresisht se nuk kishte Shqiperi fare (pasi ishte pjese e Italise), nderkohe Kosova ishte pjese e provices shqiptare. Kete gje e kishte bere pra facizmi, qe ishte i embel si hallva, si ajo hallva me shume shecer ama! Ne kete kuptim, cdokush e kupton se s'kishte llogjike te bisedohej per "bashkim me Kosoven" kur nderkohe Kosova ishte e bashkuar me pjesen tjeter te provinces shqiptare. Apo jo!? Keshtuqe ceshtja e bashkimit apo jo nuk ishte fare ekzistenciale, ndaj nuk kishte si te ishte molle sherri per prishjen e nje marreveshjeje politike. Historianet e kane thene qarte dhe cdokush me inteligjence normale e kupton, se arsyeja e prishjes se Marreveshjes se Mukjes ishte ceshtja e PUSHTETIT. Aty u kerkua ndarja e pushtetit pas Luftes, nderkohe qe vetem nje levizje politiko-ushtarake ishte qe po luftonte fashizmin, ndersa te tjerat rrinin ne pritje, ose me keq bashkepunonin me fashizmin. NacinalClirimtarja luftonte dhe vritej me pushtuesin, te tjeret benin bla bla bla dhe pinin raki, e dikush tha qe ta ndajme pushtetin pas Luftes. Jo moreeee. Une luftoj ti ha pula, por pushtetin ta ndajme bashke. C'a thua!? Kush nga ju do e bente kete, edhe sot e kesaj dite? Askush! Edhe NacionalClirimtarja (e udhehequr nga komunistet) nuk pranoi kete marreveshje. Eshte afermendsh! 2. Meqe Zogu nuk beri asgje per Kosoven, atehere edhe komunistet nuk bene asgje domosdo, keshtu duhet thene, fetishizim ne kulm. Po jo, s'eshte aspak ashtu! Si mund te anashkalohet me nje fjali karagjoze dhe te thjeshte Konferenca e Bujanit!? Ate e bene komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves bashke). Nuk e dini? Cfare u vendos aty!? U vendos qe pas Luftes se perbashket kunder fashizmit, Kosova ti bashkohej Shqiperise! Ju duket e cuditshme? Po ja qe ashtu eshte, se historia shkruhet ne castin qe ndodh dhe nuk e c'ben dot askush. Jo po ky vendim nuk u pranua nga serbet do thote dikush. Po eshte afermendsh, edhe sot e kesaj dite ende nuk eshte pranuar nga serbet kjo gje, pse do pranohej kaq kollaj atehere, c'a ka ndonje gje per te mos kuptuar ketu? Por vetem kaq bene komunistet? Natyrisht qe jo. Per cudi shuhet nje periudhe e gjate historike dhe nuk permendet asgje, nga 1945-1989. Si ka mundesi? Po jane dokumentat zyrtare qe ne takimin me Titon, Enveri i ka kerkuar bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ashtu sic dihet pergjigjia e tij se "sot per sot nuk mund ta bejme sepse do kundershtojne serbet". Pse nuk dihen keto? Natyrisht qe historianet i dine, por disave s'ju pelqejne te vertetat, sepse Kosova do vazhdoje te perdoret per politike te brendshme nga te ashtuquaturit "patriote" te pilafit dhe rakise. Pse nuk thuhet se pas Luftes vertet nuk u pranua qe Kosova te bashkohej me Shqiperine, madje nuk u pranua as krijimi i Republikes punetore-fshatare te Kosoves brenda Jugosllavise, por ama u krijua Krahina Autonome e Kosoves qe ne 1946-n! A nuk ishin komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves) qe e realizuan kete!? A nuk ishte forma e pare shteterore e Kosoves kjo, qe me tej u ligjeruaa dhe u forcua ne kushtetutat e 1968 dhe 1974-s? A nuk kishte keshtu Kosova Kuvendin e saj, qeverine e saj, administraten e saj, gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare, shkollat dhe shtypin ne gjuhen shqipe, universitetin e Prishtines!? A i kishte apo jo? Poooooooooooooooooo. Apo me siguri keto ja kishin dhene ata facistet e hallves!? Te gjithe keto pra, a nuk i bene komunistet!? Ata te Kosoves, por edhe ata Shqiperise ne rradhe te pare, qe drejtonin shtetin shqiptar, qe ushtronte presion mbi shtetin jugosllav qe keto te krijoheshin, nese ato synimet e tjera nuk u arriten. Po apo jo? Poooo. A nuk ishin komunistet qe organizuan Kongresin e njehsimit te gjuhes shqipe ne 1972, qe u miratua ne Tirane dhe ne Prishtine? Poooo. A nuk shkuan ne vitet '70 pedagoge e profesore nga Tirana te jepnin mesime e udhezime ne Universitetin e Prishtines? Poooo. A ishte pra merite e shteti komunist shqiptar qe ne sot kemi te njejten gjuhe te njesuar me Kosoven? Pooooooo. A nuk ishte shteti shqiptar i udhehequr nga komunistet, qe organizonte dhe drejtonte levizjen per Republike te Kosoves ne 1981-in? Poooo (se mos ka ndonjeri dyshim per kete oreee). A ishte shteti komunist shqiptar qe krijoi dhe mbeshteste grupet e LPK, te cilat ishin ato qe orgazizuan dhe formuan UCK-ne pas viteve '90? Poooooooooooooo. Atehere si mund te themi se komunistet njesoj si Zogu nuk bene asgje per Kosoven!? Po jo o jo ..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje