Zelensky shkarkon ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari dhe disa vende të tjera

9 Korrik 2022, 20:00Rajoni TEMA

Zelensky shkarkon ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari dhe disa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë, thuhet në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari. Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja.

Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme. 

1 Komente

  1. C
    C'vete or babam

    Gjigand ky Volodymyr Zelensky. Ambasadore te Ukrahines ne Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari pe koti, nuk jane ne gjendje te dergojne arme nga vendet ku jane akredituar. Marrin rrogen kot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje