Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore: S'na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët

21 Shtator 2025, 19:50Rajoni TEMA
Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore: S'na

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me dy procese gjyqësore paralele në Gjykatën Speciale. Njëri, për akuzat e krimeve të luftës dhe tjetri, i ngritur më vonë, për pengim të drejtësisë. Por kjo akuzë e dytë, sipas avokatëve mbrojtës, nuk po u jep mundësinë për një proces të drejtë. Në një letër drejtuar gjykatës, ata thonë se vendimi për të mos kontaktuar dëshmitarët i ka vënë përballë një sfide të pazakontë.

“Mbrojtja kërkon të ndërmarrë hetime. Hetime të tilla do të kërkojnë kontakt me disa nga individët që janë dëshmitarë të ZPS-së, si në ‘Rastin 06’ ashtu edhe në ‘Rastin 12’. Kontakti me individë të tillë është i pashmangshëm në hetimet e mbrojtjes së Rastit 12, sepse rasti është ndërtuar kryesisht rreth provave të këtyre dëshmitarëve që mbivendosen”.

Avokatët nënvizojnë se janë të diskriminuar në krahasim me ekipet e tjera të avokatëve që mund të kontaktojnë dëshmitarët e nevojshëm.

“Pasoja është se, ndërsa ekipet e tjera të mbrojtjes të Rastit 12 kanë liri të konsiderueshme veprimi në intervistimin e dëshmitarëve të ZPS-së, mbrojtja e Thaçit përballet me kufizime të konsiderueshme nëse dëshiron të kryejë të njëjtat hapa hetimorë”.

Avokatët mbrojtës nënvizojnë se të dyja proceset e ngritura njëkohësisht janë kontradiktore dhe se ky është një zhvillim i pashembullt në të drejtën ndërkombëtare penale.

Javën që kaloi, në Gjykatën Speciale të Hagës nisën të paraqiten dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja, ku të parët ishin ish-zyrtari amerikan James Rubin dhe ish-këshilltari i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.

1 Komente

  1. V
    Vetem Oresidenti Trump mund te vendose drejtesine

    Thaci duhet ti shkruaje nje leter Presidenti Trump. Prokurori qe hetoi Trumpin vete ka akuzuar pa fakte Thacin etj. ne Hage. Dhomat Speciale ne Hage duhet te shkrihen urgjentisht. Kjo mund te arrihet vetem me nderhyrjen e Presidentit Trump, duke terhequr mbeshtetjen nga ekipi amerikan ne Hage.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje