‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe…’,Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë!

24 Shtator 2025, 09:01Rajoni TEMA
‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Menduh Thaçi foli për zgjedhjet në Shkup dhe sfidat e shqiptarëve atje. 

Ai gjithashtu foli edhe për rolin e Shqipërisë si edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se sipas tij kryeministri Rama ka përparësi, për faktin se mund të komunikosh deh gjithashtu të shprehësh dhe të kesh të drejtën për të folur për qëndrimet kundër. 

Menduh Thaçi: Qoftë edhe pakicën shumë të vogël me një dy përqind tre përqind maqedonasit të njëjtën e bëjnë dhe normalisht na rrezikojnë shumë duke na përdor herë pas here shembullin e Kosovës. Kur thash nuk është vetëm e z.Ahmeti më lejoni të shkoj edhe një hap më tutje. Ne gjatë historisë, është vërtetuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, jemi shumë solidarë në variante të lehta dhe sipërfaqësore, kur vjen esenca jemi pak solidarë. Kësaj situate të shqiptarëve të Maqedonisë i kanë kontribuar edhe zyrtarë qeveritarë edhe kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës, jo me qëllim të keq. 

Sokol Balla: Fusni këtu edhe kryeministrin Rama? 

Sokol Balla: Sepse kam përshtypjen që ai në pamje të parë, se këto pas perdeve i dini ju më mirë, në pikëpamje të parë u mundua të arrinte atë që ju po thoni që mungon unifikimin e faktorit shqiptar 

Menduh Thaçi: Rama është krejtësisht ndryshe. Do flas edhe për Ramën, nuk iki. Në aplaudim, një ufori tupana dhe defa, dajre se kemi çliruar, dhe pastaj këto çështje po na kthehen në .. që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë po pajtohemi të gjithë, dhe z. Ahmeti që ka qenë në pushtet, është e keqe. Z.Rama në dallim nga drejtuesit e tjerë, sipas meje ka dy përparësi. Me z.Rama mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe të kesh të drejtën t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë. 

Sokol Balla: Pra, pranon atë që thoni ju. Pranon argumentin kundër 

Menduh Thaçi: Por mos u hidhëro kur ai t’i thotë të njëjtat. ‘Ndërhyrja’, dëshira për kontribut, e z.Rama, si e interpretoj unë, nuk është se unë kam muhabet me z.Rama, është më e afërt me z.Ahmeti, dua vetëm të flas realitetin. Një, dëshira e tij kontributi i tij në kohë, që nga viti 2015 ka qenë, që ne shqiptarët bashkërisht të arrijmë një shumicë parlamentare, me të moderuarit maqedonas dhe të kemi sukses. Ndodhi kjo? Unë s’e besoja. Unë kam patur shumë konflikte me z.Rama për këtë. Se unë jam parti qendër e djathtë, po ndodhi dhe kjo duhet të pranohet. 

Sokol Balla: Aleanca me Zaevin 

Menduh Thaçi: Padiskutim dhe një ndryshim kapital për të mirën e shqiptarëve, sigurisht edhe të maqedonas. Gjithmonë insistimi i atij, i z.Rama ka qenë vetëm në këtë drejtim, t’iu them të drejtën jo se dua të sillem si injorant apo si nënçmues se është mungesë e etikës politike kur je nënçmues ndaj partnerit politik apo kundërshtarit. Politikën e z.Kurti unë nuk e kuptoj, asesi nuk e kuptoj. Aleanca e tij dhe mbështetja e tij që i jep qeverisjes së tanishme të Maqedonisë është e pakuptueshme për mua nga aspekti ideologjik. 

Sokol Balla: Po sepse kemi një të majtë që mbështet një të djathtë 

Menduh Thaçi: Z.Kurti një e majtë pak më shumë se e majtë, ndërsa z. Mickoski një e djathtë pak më shume se e djathtë. Dikush do thotë është inati me dikend por nuk është politike, politika  e inatit nuk është politikë. Në anën tjetër mendoj se dëshira e tij, që Maqedoninë, apo skenën politike të shqiptarëve është ta bëjë arenë të përplasjes me z.Rama është e kotë. Përplasja e vërtetë demokratike, ndodhi në Shqipëri. Unë besoj se partia e z.Kurti kandidoi dhe kaloi ashtu siç kaloi. 

Sokol Balla: E kaluam të gjithë me një buzëqeshje 

Menduh Thaçi:  Padiskutim, padiskutim. Dhe përfundimisht sado që unë jam me prejardhje kosovare, unë jam shqiptar i Maqedonisë, Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë. Në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha drejtimet. Dhe po e mbyll këtu se kur flas kështu po dua të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë, kjo pritet prej meje. Por dua të them, gabim i madh është dhe do të jetë nëse Shqipëria dhe Kosova ndaj shqiptarëve të tjerë bëjnë gabime të ‘paternalizmit’ për një arsye shumë të thjeshtë sic unë i kuptoj një politikan 35 vjet me përvojë. Bashkëkohanikët e mi të politikës, gjysma nuk jetojnë, gjysma tjetër janë në përgjegjësi në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, ky proces është i drejtuar dhe komanduar prej perëndimit, ndac po them NATO-s, apo dëshira e neve shqiptarëve që të quhemi komandanti i komandantit, mund të na rrezikojë të gjithëve. Ne kemi bërë një kompromis historik. Po flas për shqiptarët që kemi jetuar në ish Jugosllavi, e kemi dashur shtetin etnik shqiptar, kanë kaluar shumë vuajtje e shumë vite, por na u tha në vitin 1990 se kjo nuk do ndodhë, harrojeni, kurrë! Dhe ne vijuam me ankesat tona, dhe atyre ankesave aleatët perëndimorë iu përgjigjën me një proces alternativ përafërisht të njëjtë. Madje madje, sipas meje që kam guximin ta them, shumë më të mirë. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, flamuri, Shqiptaria kurrëfarë vlere nuk do të kishin pa rirenditjen, rivendosjen tonë te civilizimi perëndimor. Asnjë farë kuptimi. Dhe kështu mendoj ta mbyll këtë temë që kjo ndërhyrje jep pasoja jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por jep pasoja qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën. 

13 Komente

  1. S
    Shkurt Shqip

    Ju pshursha Rami jevgun. Po të mos ishte Gjermania me e prish Ballkanin e Hapur dhe ate me presion direkt dhe të pa shembullt ,shqiptaret e zi ,të Shqipërisë dhe Maqedonisë u futën nën ombrellën serbe se edhe ashtu ,mileti në Shqipëri mezi po pret.Swrbia do u sjell miell të bardh,raki kumbulla dhe do marri vajzat shqiptare për serbët e moshuar që kanë mbet pa martuar në zonat e thella dhe do shtohet rraca serbe.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cimi Velania

      Zdravo hajn kopili injorantit e percaresit me te madh te kombit shqiptar komunistit Albin Kurtovic

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Shkurt shqip na thuaj posh zotin te verteten a je shesheli vet apo ndonje nga ata 700 udbashet e qeverise kurrci apo ndonje nga ata te ZNAM ne maqedoni, ndryshe shqiptar sado i poshter qofte sdo kishte shprehur kete urrejtje per kombin e vet, a se harrova mos je valle minak basha? Nese po ateher bravo te qoft se kshtu ja kryen detyrat vuqiqit dhe ja ban qefin, pa ja marre ne goje he rrace e ndyre.

        Përgjigjjuni
      2. n
        nacionalisti

        Thjesht per kujtese (shkruar para 5 vitesh) 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... si rezultat I ketij koalicioni ne marreveshjen qe u be me Zaev perpara krijimit te qeverise ishte parashikuar qe 3 muajt e fundit qeverine do e drejtoje nje shqiptar, sic edhe tani ky eshte nje realitet, kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni ku iu kerkua qe te futeshin ne zgjedhje si kolacion shqiptar I gjithi faktori politik shqiptar ne Maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare, me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Bravo Albin, je agjenti me I mire

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cimi

          Sa shume ke shkruajtur o vella hahahahaha. Dihet ajo vetem shtresat e paintegruara dhe jo inteligjente votojne kurtin ne kosove. S kishe nevoje te shkruaje hartim

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardanet e meritojne Kurtin qe po i con drejt Serb

            Tamam, trullanet bij biologjike serbesh te LVV jane me shumice mes kombit kosovar.

            Përgjigjjuni
        2. b
          bravo thaci

          shume i sakte thaci, albin crnagori ka inat pse nuk i rri per shtat kostumi i liderit te shqiptarise edhe nxjerr vrer ngado qe shkon. eshte qartesisht e dukshme dhe shqiptaret e maqedonise ja kane vene ne dukje kete gje.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hakiu

            Nacionalist,vetum nacionaliste nuk je,je injorant deri ne perbuzje.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haki Kosovariu

              Te dogji ty koqo metohie?

              Përgjigjjuni
            2. C
              Celia

              Ky është më mavri,se politikanët mizerabël,në Shqipëri e Kosovë.Pika tv sjwiptare që i japin vënd këti mashtruesi të dyshimtë.Ai me anë të këtyre intervistave do të marë 5 6 vota më shumë nga SHULET.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eri

                Po ku ka krahasim Albini me Ramen, as tek bibilushi nuk i arrin per stature politikani i pari te dytit. I pari delirant, inatçor, percares, mendjembyllur, tjetri 180 grade e kunderta. Ka 5 vjet ne qeveri gdhiu ngrysu Serbia Serbia e asgje per qytetaret.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Ik o Mendu se je ngulur ne politike e nuk shkulesh. 36 vite Tito ne politike 36 vite edhe Mendu budallai. E shkaterruat faktorin shqiptar ne Maqedoni. Nuk paskan shqiptaret atje dy tre te rinj po ngelen keta injorantet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K O R C A

                    Nuk di , sepse nuk me pelqen kjo menyre te foluri gjysmake , jo e cilter , jo e paster , duket sikur nis te flase dicka dhe e le ne mes pa nxjerre idene e plote , duket se mban brenda shume rezerva , i pelqen vetja me shume nga sa eshte , por duket shume konfuz , nuk eshte as nje e dhjeta e Arber Xhaferit . Prandaj edhe e kane te veshtire ta gjejne gjuhen e perbashket shqiptaret e Maqedonise .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje