Memli Krasniqi: Kosova ta rikthejë traditën e mirë të takimeve me Shqipërinë që e ndërpreu Kurti

17 Nëntor 2024, 15:53Rajoni TEMA
Memli Krasniqi: Kosova ta rikthejë traditën e mirë të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është hap i mirë për bashkëpunim rajonal mbledhja e përbashkët e së hënës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, por së pari sipas tij, kryeministri Albin Kurti fillimisht duhet ta rikthejë traditën e mirë të takimeve me Shqipërinë.

“Kosova duhet ta rikthejë traditën e mirë të takimeve me Shqipërinë, një praktikë e rëndësishme për unitetin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar, e cila është ndërprerë nën qeverinë aktuale të Albin Kurtit.

Këto takime mbeten jetike për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve tona kulturore, ekonomike dhe politike”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Sa i përket takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kreu i PDK-së ka shtuar se janë së paku dy çështje kyçe që duhet të trajtohen seriozisht, e të cilat nuk janë fare në agjendë.

“Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cënon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më.

Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ku shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë.

“Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë”.

Për deputetin e PDK-së, derisa këto çështje urgjente të adresohen siç duhet, pikat e tjera të agjendës rrezikojnë të mbeten nën hijen e pakënaqësive të pazgjidhura të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkëpunimi i vërtetë kërkon një qasje të ndershme dhe proaktive ndaj sfidave të tilla, duke siguruar që dinjiteti dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen dhe të mbrohen pa dallim. Përndryshe, mbledhje të përbashkëta për shou politik e pa përmbajtje nuk i duhen askujt”.

Herën e fundit, mbledhja mes të dy qeverive respektive ishte mbajtur më 16 shtator 2021, ku në Maqedoni të Veriut kryeministër ishte Zoran Zaevi, ndërsa në mbledhjen e së hënës ekzekutivi maqedonas ka përbërje tjetër, drejtohet nga Hristjan Mickoski.

Edhe në atë mbledhje ishin nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi dhe marrëveshje.

Kësaj mbledhje i ka paraprirë një vizitë e Kurtit në Maqedoni të Veriut, më 5 gusht, ku ishte takuar me kryeministrin Mickoksi, me të cilin kishte mbajtur edhe një konferencë për media.

Pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut është edhe koalicioni “VLEN”, i cili kishte pasur mbështetjen e Kurtit në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

3 Komente

  1. M
    Muajt e fundit te Kosoves se pavarur

    Memli, merre per krahu Rramushin, e per bythe Abdixhikun qe vegjeton dhe shkoni ne USA, takoni Biden dhe i kerkoni bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Nese Biden nuk u pret, takoni Trumpin dhe ai me siguri e do premtoje publikisht mbeshtetjen per kete bashkim.

    Përgjigjjuni
    1. t
      taku

      e nderpreu Rama o kengetar

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirditori

        Hamza dhe Abdixhiku (eksponent te aktualitetit dhe me eksperience) fitojne bindshem zgjedhjet e 2025 talebanet e Al-Rahman Antishqiptar Kurtit te gjene disa bunkiere ne Iran per tu zhvendosur dhe grupimi tyre me ta

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje