Ministri Hasani takohet me Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë dhe me besim të palëkundur

17 Prill 2024, 11:47Rajoni TEMA
Ministri Hasani takohet me Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Hasani bëri me dije se Thaçi ishte në gjendje të mirë dhe me besim të palëkundur që drejtësia të triumfojë.

“Sot në Hagë, u takova me Presidentin Hashim Thaçi. E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, oprimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë.

Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”, tha Hasani.

Ai shtoi se i përcolli Thaçit se mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë në asnjë rast, teksa e informoi ish-presidentin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“I përcolla zotit Thaçi urimet më të mira të drejtuesve më të lartë të qeverisë dhe të shtetit, të Kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve  të tjerë, si dhe sigurinë që, ashtu si më parë, mbështetja jonë nuk do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë.

Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij, ashtu si dje në luftë edhe sot në paqe.

E informova presidentin për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, por edhe ato në rajon, si dhe përpjekjet e pa kursyera nga ana jonë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.

Diplomacia shqiptare, ashtu si dhe më parë, do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent, në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare.

Një mbresë e  pashlyeshme për mua si ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, por edhe por edhe si qytetar dhe admirues i përpjekjes së Haxhim Thaçit dhe të gjithë atyre burrave, që janë brenda në këtë gjykatë për lirinë e Kosovës”, bëri me dije Hasani. 

3 Komente

  1. A
    Ajet Delaj New York

    Nuk arrij te kuptoj statusin e vizites se ministrit te jashtem te Shqiperise ne burgun e Kosoves ne Hage. Natyrisht nje shok mund te vizitohet ne burg pamvarsisht se per cfare akuzohet por si minister i jashtem per nje te akuzuar e arrestuar per krime ky esht budallek e karshillek qe i behet drejtesise. Se pari eshte gjykate e Kosoves ne Hage e per me teper e krijuar nga vete ata qe jane brenda sot. Vetem nje pyetje do doja te beja cdo shqiptari : Perse Gjykata Speciale e Kosoves u krijua ne Parlamentin e Kosoves dhe u vendos ne hage , Kaq

    Përgjigjjuni
    1. C
      Clirimtaret e Kosoves i kina vllazen ne ne Shqiper

      Ajet, cdo shqiptar per ime qe ka mundesi duhet te shkoje ne Hage. Kosova e beri gabimin qe ngriti kete lloj gjykate speciale, ne vend qe te organizonte nje referendum per bashkim me Shqiperine. Trumpi do ta miratonte, dhe tani do ishim ne tjeter situate. Ne Kosove po shtohet fryma antiperendimore, dhe kjo i sherben Rusise dhe Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ajet Lulja tralala

        O Ajet qe e mban vehten per amerikan. Valle aty ne Amerike je fajtor kur nuk ka vendim gjyqi? Nga ana tjeter or "amerikan" edhe sikur Thaci te denohet se ka "pushkatuar" shqiptare qe bashkepunonin me serbin, po te kesh pak gjak shqiptari do e justifikosh se ne lufte nuk funksionon ligji i zakonshem por ai i luftes. Valle aty ne Amerike gjykohen ushtaret amerikane per luften ne Vjetnam?! Ma merr mendja se ushtaret nderohen dhe respektohen, pavaresisht nga koha dhe vendi....Me siguri ti as e ke pare Ameriken dhe as Amerika te ka pare ty....

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje