Miratohet pas disa orësh përleshje, marrëveshja për urën e re mbi lumin Bunë

7 Mars 2024, 18:21Rajoni TEMA
Miratohet pas disa orësh përleshje, marrëveshja për

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes depueteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë. Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje.

Projekti ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.

Protestat brenda dhe jashtë parlamentit ne qytetin e Cetinjes që i paraprinë miratimit të kësaj marrëveshjeje kishin të bënin me kërkesën e opozitës dhe mbështetësve të saj për largimin nga detyra të kryeparlamentarit pro rus Mandic.

Opozitarët e kanë akuzuar kryeparlamentarin Andrija Mandiç se nuk ka treguar respekt ndaj tyre pasi ka përçuar mesazhe që nxisin përçarjen ndëretnike. Deputetët e partisë ‘Për të ardhmen e Malit të Zi’  bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar në këtë mënyrë edhe vijimin e seancës.

Edhe jashtë sallës së parlamentit protestues të shumtë kërkonin dorëheqjen e kryeparlamentarit pro rus Andija Mandic. Qytetarët thërrisnin: “Mandiq fashist” ndërkohë që hodhën vezë në drejtim të automjeteve të ministrave.

16 Komente

  1. M
    Me vonesë

    Urë që duhej të ndërtohej para 50 vjetësh.

    Përgjigjjuni
    1. m
      me i miri prej krejtve

      Epo nuk mund te behej kryeminister Rama para 50 vjetesh

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti me shqipetaret

        Duhet te jesh shume i ri / e re...para 50-vitesh kishim tanket dhe avjonet gati per lufte me Jugosllavine......lexo dhe meso....... Te shohim si do te shkojne punet per ndertimin e ures.....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Triumfi

          Me mire vone se kurre....

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Lajm i mire.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prec Ulaj

            Nje tjeter mrekulli e Turizmit ne Veri. Velipoja dhe Shengjini do jene dy drejtime te reja turistike per Malin e Zi, Serbine.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rui

              Marreveshjen me shtetin shqiptar thuhet, qr. se nuk e ka qeveria rama uren.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                Dajat e Zen Brrishes. Prandaj deputetet malok te foltores tone bejne keshtu.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pilo Lala

                  Pak nga pak, hyrjet per Shqiperi po lehtesohen. Kjo ure do shtoj vizitoret qe vijne nga Mali i Zi. Nderkohe Aeroporti Vlores do hapi nje porte tjeter ne Jug. Rruga e Peshkopise ka bere qe Maqedonia te vije per 1.5 ore ne Durres. Rruga e re Elbasan Ura e Bushtrices, Oher-Maqedoni do e shkurtoj edhe me shume rrugen, eliminon Qafe Thanen. Tyneli llogarase, Skerfices te cojne drejt detit Sarandes dhe Himares shume shpejt.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokoli

                    Demokracia dhe linja pro evropjane fituan edhe kete here ne Malin e ZI. Rrofshin shqiptaret, e ardhmja eshte me shqiptaret.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkodrani 1

                      Ma mire vone se hiq

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mesuesi

                        Më mirë vonë se kurrë!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Përmendorja

                          Ura do të jetë përmendore e Dritanit. E lidhi Ulqinin e vet me Shqipërinë :)

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Portokall

                            Ca lesh permendorwje...keni bere ndonjehere rrugen e Murriqanit nga ana e Malit te zi? Tmerr.....as ne Afganistan nuk ka ashtu rrugesh...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asnjëansi

                              Shumë mirë përmendorja , Dritani i Malit te Zi e lidhi Ulqinin me Shqiperinë , po ai perfaqësuesi i Shqipërisë ( Rama) , nuk paska asnjë meritë ?

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Përmendorja e Dritanit

                                Supozohet se çdo shqiptar do ta dëshironte këtë urë që lidh Ulqinin me Shqipërinë. Supozohet se mungesë vullneti kishte vetëm pala tjetër. Prandaj, merita nga "pala pa vullnet" i takon shqiptarit ulqinak, Dritan.

                                Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje