
Analisti Ben Andoni tha se Serbia mund të bëjë prap sulme në Kosovë. Ai tha se ndërkohë që Rusia kërkon destabilizimin e rajonit tonë, problemi më i madh për Kosovën është se edhe pa e krijuar asosacionin po përballen me shqetësime reale.
Sipas Andonit, shumë personazhe janë infiltruar në strukturat e brendshme në pritje të urdhrave nga Beogradi, ata sipas analistit mund të bëjnë sulme të ngjashme si ai i Banjskës, por jo në të njëjtin vend.
“Rusia do të zhvendosë vëmendjen nga hapësira e saj, por ndërkohë do të hapë disa fronte në të njëjtën kohë. E para është pjesëmarrja në Interpol. unë besoj se edhe ajo nga ana e saj do të bëjë lëshime, sepse Interpoli ka një listë të tërë dhe nuk i kushton asgjë që edhe ata të japin njerëz të cilët mund të fshihen në Rusi.
Ndërkohë do të fashisë shumë atë që të gjithë po presin në Bosnjë Hercegovinë e mbi të gjitha ngjarjet në Kosovë. Duket hapur se të paktën jo thjeshtë njerëz profesionist, por individë të ndryshme shikojnë problematikë dhe po mendojnë masa reale se si të përballin aksionin tjetër që do të bëjnë serbët.
Unë shpresoj që të mbetet në tentativë por nuk e besoj. Kur them aksion tjetër, mendoj se do jetë i ngjashëm me Banjskën. Diçka hibride, jo prapë në të njëjtin vend”,-tha Andoni i ftuar në Euronews Albania.
LOJE E DYFISHTE ALBINDENOVIC _VUCIQ PER TE BERE BASHKIMIN E KOSOVES ME SERBINE.............KETU JANE EDHE GLAHUKU ,OSMANIVICI E GERDALLA DHEMB VAMPIRJA
po mos të ndiqja mediat e Shkinisë, do të thoja se ti je vetëm injorant, tashti të them se je armik i shqiptarëve e i shqiptarisë Ua hëngsh akulloren e ngrohtë titullarëve të përbaltur
rasti i banjskes Ben ka pasur nje rendesi te jashtazakonshme .jo per arsyen se u perball me shpejtesi .rendesia e tij qe se u vertetua per opinionin evropian se pikerisht pas kesaj qendron beogradi .dhe pas kesaj besoj ,se nuk mundet me serbia te beje nje tentative tjeter fundi i se ciles dihet dhe te demaskohet thellesisht ne perpjekjen e saj per destabilizimin e veriut .une besoj se askush nuk do e fale me serbine ne perseritjen e nje perpjekje te ngjashme .dhe duke qene se serbet jane te zgjuar dhe kane kuptuar se shkelin vijen e kuqe ne kufijte e kosoves ,do lehin po sdo kafshojne .prandaj ben rri i qete ,fli i qete se te tjere rine pa gjume per ty .duam sduam ne tani per tani jemi me te paprekshmit ne ballkan ,ne dhe kosova si pjese te pandara te njera tjetres