Kryeministri Albin Kurti kërkoi që Kosova të trajtohet njësoj sikurse vendet e tjera evropiane që u kërcënuan pas agresionit rus në Ukrainë, pasi sipas tij, Serbia kërcënon vazhdimisht Kosovën. Duke përmendur shembujt e Suedisë dhe Finlandës që u anëtarësuan në NATO dhe atë të Ukrainës, Gjoergjisë e Moldavisë që morën statusin e vendit kandidat, Kurti mendon se e njëjta linjë duhet të ndiqet edhe për Kosovën.
Kryeministri kosovar u shpreh se vetëm në dy vitet e para të qeverisjes së tij, Serbia solli katërfishin e ushtrisë në kufi, sponsorizoi terrorizmin dhe vazhdimisht përhap gënjeshtra dhe narrativa të rreme për të justifikuar aktet e tyre agresive ndaj Kosovës.
“Bashkimi Evropian dhe NATO i janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë dhe kërcënimeve të sigurisë ndaj Evropës, jo duke e qetësuar Putinin, por duke sjellë Finlandën dhe Suedinë në NATO dhe duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Kërcënimi i sigurisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohet duke përdorur të njëjtën qasje, duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Kurti.
Ai akuzoi Serbinë se po mban peng integrimin e të gjithë rajonit me politikat e saj destabilizuese.
“Arsyet e mungesës së progresit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës nuk qëndrojnë në demokracinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, por në sjelljen e një regjimi autoritar. Për shkak se Serbia nuk është e interesuar për anëtarësimin në NATO dhe as në BE, ajo kërkon të bllokojë përparimin e të gjithë rajonit, duke penguar të gjithë rajonin”.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” që u mbajt në Prishtinë.
Po largojeni nga drejtimi i Kosoves kete grindavec dhe delirant,nuk integrohet Kosova ne Europe per sa kohe eshte Kurti ne krye te puneve.
Albini do iki pa tjeter ne fund te ketij viti, eshte percaresi i Shqiptareve ne Maqedoni, Presheve, Tuz... Europa e ka izoluar, nuk e do ne tavoline.
Kosova do shkoje ne BE si pjese e Shqiperise (pa Kurtin), ose e Serbise nese ne krye do kete kete kric Malinj. Zbojeni Kurtin nga Kosova.
O Kurti dhe ti Osmakë dhe VV – analfabet funksional nuk e keni njohur kurrë shtetin e Kosovës përveç kolltukun për pushtet. Keni merita për këto 26 vite që keni arrit të fyeni, shani e anashkaloni UÇK-n, SHBA-n, BE-n, Shqipërinë, NATO-n etj. dhe të gjithë personalitet rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare që na kanë ndihmuar e po na ndihmojnë që të mos zhbëhet PAVARËSIA. Me ketë mentalitet politik e veprim kundër demokratik nuk ka status në asnjë institucion ndërkombëtar. Qe 3 vite s’kemi asnjë njohje por kemi 16 të ngrira që rrezikojnë ç ‘njohje. Kemi vetëm izolim dhe sanksione, varfëri, nepotizëm, sulmoni pa ndal institucionet e pavarura të shtetit dhe s’ke mbajtur asnjë premtim, prandaj po na ikin qindra mija të rijnë, Oficerëve të FSK, Policisë, Mjekët dhe gjitha strukturave të rëndësishme. Ju me këta analfabet funksional nuk po përfillni Kushtetutën e vendit.
O Al -Bin Serbi ty po te shtojne saksionet ,sot thua na jepni statusin ,per sa kohe te jesh ti bashke me Osmanin ne qeveri mutin e njeri tjetrit do hani . jepni dorheqje te shpetoje populli idiot i Kosoves qe ju mbeshtet juve anti Amerikan e anti Shqiptar .
...... ky ose eshte LOQE ose ben si LOQE.
Albini do statusin e kandidatit dhe te beje punen e Vuciqit dhe Putinit ne gjirin e NATO-s. Domethene nuk kerkon shume por vetem nje lufte te trete boterore sepse mendon se eshte me i mencur se k..rri im!