Eksperti: Ja pse Rusia lëshoi urdhër-arrest për drejtuesin e Policisë Speciale të Kosovës

4 Mars 2024, 16:26Rajoni TEMA
Eksperti: Ja pse Rusia lëshoi urdhër-arrest për drejtuesin e

Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia. Sipas konfirmimit nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, bëhet fjalë për një urdhër arrest që i është dërguar Interpolit.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se qeveria e Kosovës duhet të dërgojë raportet përkatëse në Interpol në mënyrë që urdhërat e lëshuar nga Moska të mos zbatohen.

“Kosova duhet të bëjë veprime konkrete duke sqaruar me dokumente zyrtare dhe raporte të mirëfillta se cilat kanë qenë veprimet zyrtare konform detyrave kundrejt rasteve që kanë qenë për të cënuar integritetin territorial të Kosovës, në mënyrë që Interpol të mos vendos në listën e kërkimit efektivët e policisë së Kosovës.

Unë besoj se Interpol do të marrë parasysh se këto janë veprime të Rusisë të pabazuara në çështje proceduriale, megjithatë dhe ne duhet të bëjmë veprime për të bindur interpolin mby qëllimet e Rusisë”, tha ai.

Duke u ndalur tek arsyeja pse kërkohet arrestimi i Ahmetit nga Rusia, Elezi tha se lidhet me aftësisitë e tij personale dhe njohjet me organizatat lokale dhe ndërkombëtare.


Eksperti tha se shefi i Policisë Speciale të Kosovës përbën një rrezik për të gjithë ata që tentojnë të cënojnë integritetin territorial të Kosovës.

“Besart Ahmeti ka udhëhequr për një kohë të gjatë Policinë Speciale të Kosovës dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë ata rusë apo serbë që tentojnë të cënojnë integritetin territorial të Kosovës. Kjo për shkak se ka një përgatitje të lartë profesionale, por ka dhe mbështetjen e të gjitha strukturave të tjera qofshin lokale apo ndërkombëtare”, tha ai.

Lini një Përgjigje