Ambasadori amerikan: Serbia duhet t’i paraqesë më mirë aspiratat dhe synimet e saj drejt BE-së

4 Mars 2024, 15:33Rajoni TEMA
Ambasadori amerikan: Serbia duhet t’i paraqesë më mirë

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Serbia duhet t’u shpjegojë më mirë partnerëve të saj se çfarë po përpiqet të bëjë dhe të jetë e qartë në vendosmërinë e saj në rrugën evropiane.

“Ka njerëz që besojnë se Serbia nuk do të vazhdojë rrugën evropiane, të tjerë dëgjojnë se BE-ja nuk do ta integrojë Serbinë, ka shumë mosbesim.

Dhe kur është kështu, njerëzit nuk duan të marrin masa që nuk janë të lehta, masa që janë të vështira, sidomos kur nuk e di se çfarë po merr. Po ju jeni duke marrë diçka, por çfarë është ajo,” tha Hill.

“Serbia duhet të paraqesë më mirë rastin e saj, cilat janë aspiratat e saj dhe çfarë synon të bëjë, duhet të jetë një situatë e qartë”, shtoi Hill, i cili e krahasoi procesin e anëtarësimit me nivelet në lojëra, me vlerësimin se në nivelin e ri, ai mund të hasë në vështirësi që nuk janë në nivelin dhe raundin e mëparshëm të anëtarësimit.

1 Komente

  1. S
    Shmili i Dardanisë së Poshtme.

    OR zoti HILL ! Sa vjet që ke kaluar në Iliri. E pabesueshme. Nuk paske mësuar gjë. ASPIRATA e vetme perëndimore e mbi 80 % të shkive është EURO - ja dhe USD - dollari. Në këtë pikë të cilësimit të shkive të Biligradit partneriteti i sinqertë i ynë ndaj jush, keqkuptohet. Për pak kohë do dalë tymi i iluzionit tuaj naiv. Pac shëndet e napaci në krah kudo që ju duhemi.

    Lini një Përgjigje