Rusia lëshoi urdhërarrest për zyrtarë të Policisë së Kosovës, reagon ministri Sveçla

4 Mars 2024, 13:30Rajoni TEMA
Rusia lëshoi urdhërarrest për zyrtarë të Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me raportimet se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla deklaroi për mediat vendase se janë informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.

Ai tha se nga Rusia nuk pritet asgjë e mirë, por shtoi se kjo nuk është brengë e tij e as Ahmetit.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.


Fletarrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arresteve ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin serb të veriut, Milan Radojçiç dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.

Po ashtu, sipas burimeve nga mediat e Kosovës, bëhet me dije se pretekst për këto flerëarreste është bërë pjesëmarrja e tyre në vitet e fundit në aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, përfshirë arrestimin e një shtetasi rus më 2019, për barrikadat në Veri.

Rusia ka kërkuar përmes këtyre fletëarresteve që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Lini një Përgjigje