“Serbia do luftë në Kosovë”/ Reagimi i SHBA: Janë gati 4 mijë trupa të NATO-s

5 Mars 2024, 10:04Rajoni TEMA
“Serbia do luftë në Kosovë”/ Reagimi i SHBA:

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Jeff Hovenier dhe Donika Gërvalla janë përplasur për një kërcënim të mundshëm nga Serbia drejt Kosovës.

Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë duke e menduar në radhë të parë Serbinë.

“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim”, ka thënë diplomatja kosovare.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i diplomatit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalim nga ndonjë sulm.

Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë duke i thënë Gërvallës “e di që s’deshe ta lësh anash këtë”.


“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë, por dua që kjo të kuptohet mirë, pra  përfshirë qindra  amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.

Hovenier reagoi menjëherë duke thënë se Kosova do të trajtohet më ndryshe nga aleatët nëse do t’i përmbushte detyrimet.

“Partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar detyrimet  nga marrëveshje Kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuarper MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional.

Do të kisha mirëpritur një mundësi qe te diskutohet  rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë”, tha Hovenier.

7 Komente

  1. T
    Të gjith derrat islamo-komunista një turi kanë

    Të gjith klyshët islamo-komunista, dhe ata anti-perdimorë, ku do në trojet Shqiptare flasin për herë komplet gjërat që nukë kanë asnjë bazë reale. Dhe gjëratë që janë komplet në krahun e kundret, që islamo-komunistat thonë në puplikê, kjo deklaratë e z Gervalla, tregonë osë aftësinë komplet midjokër osë djallzinë që islamo-komunistat propagandonë në puplikë.

    Përgjigjjuni
    1. j
      janulles me rrocke bythes

      ik o pederast greko orthodhoks gamisou

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjenerali

      Nese NATO ka 4000 trupa te gatshem per lufte me Serbine, Kosova sa ka ??? Kurti duhet te kete jo me pak se 400,000 te gatshem per lufte. Dhe shqiptaret e Kosoves ti lene llafet e pazarit dhe te pergatiten per lufte. Ndersa Rama ndofta me shume se 500,000 te gatshem per lufte ne te dy krahet veri dhe jug. Nuk lufton asnje shtet per NE shqiptaret, prandaj mos prisni te luftoje NATO per NE.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Ne Shqiperi kane mbetur vetem 2 milion banore nga te cilet pjesa e afte per lufte eshte ne proporcion te zhdrejte me numrin e popullsise sepse ka me teper pleq, nderkohe personat aktive kane emigruar masivisht. Tani nga keto 2 milion po te heqesh pleqte qe jane me shume sec duhet, femijet dhe grate, mbasin a nuk mbesin 500 mije burra te afte per lufte. Dhe ti po thua qe keta te jene te gjithe rezerviste? Por po te kishim nja 20 mije ushtare aktive dhe nja 50 mije rezerviste kush eshte si ne. Mundesisht te armatosur per lufte dhe jo me lopata sic eshte katandisur ushtria jone. Sot ne kemi 0 pjese artilerie sepse i quajtem te vjetra, kemi 0 tanke sepse ishin te vjeter 0 avione per nje njejten arsye e keshtu me rradhe. Lufta ne Ukraine tregoi qe kur nuk ke pulen do hash sorren. Pra ajo artileria e vjeter po ben pune atje dhe jo artileria moderne qe eshte me pakice. Kryeministrat here antishqiptare dhe here mendjengushte qe na kane drejtuar e shpartalluan ushtrine me te njejtin zell qe shpartalluan industrine ne vitet ‘90.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Elis

        Ankesat e gervalles qesharake. Ja tha ai burri, kemi 4000 trupa ne kosove. Prej 25 vjet harxhojne leke per sigurine e vendit qe e cliruan nga Serbia. Ca do me teper kjo?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shmil Gostivari

          ARBNORË ! ATDHEU, Shqipëri e shqiptarisë, pret zemrën, krahun, trurin dhe besën. Ja ku na ke, oj Shkini ! Nisu !

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Mbare populli shqiptar,eshte mirenjohes i SHBA,NATO,ANGLI,GJERMANI ,shume figurave ne europen e korruptuar,qe e thone te verteten,qe jane gjyqtar objektiv..Republika e Kosoves,dhe populli martir i shume vuajtur,e llogarit SHBA!NATO si themelues dhe ruajtes te egzistimit te RK.Puna te cilen e ka bere derui tani europa,nuk ka dhen ndonje rezultat te kenaqur,kjo eshte sepse ,shume shtete europjane perfshire edhe brukselin,e ledhatojne e marrin me te mire si nje femi te prapet,per ta pervetesuar me ndonje dhurate ,e cila eshte asociacioni..kjo eshte papjekuri,kjo eshte neglizhence e qellimshme.Sot Republika e Kosoves,ka kuadro te edukuar qe e kuptojne ploitiken dredhine dhe masat te cilat duhet te mirren kunder agresorit rusoserb.Te gjithe anetaret e kesaj Qeverie,jane njerez te vetedidhem te pregatitur me te gjitha faktet ,veprimet armiqesore,pengesat e ndryshme per ne forume te ndryshme ne europe e me gjere,per pengesa te njohjeve te reja,provokime nga me te rendat...fatkeqesisht per rastin e fundit as nje "rreze dielli nuk eshte per ndricimin e se vertetes" perse kjo neglizhence ,perse ky anashkalim,ku pas te gjithe kesaje,armiku trimerohet,armiku leshon flete arrreste per policet sypatrembur te RK,me cfare te drejte behet kjo?Duke filluar nga Presidentja,Kryeministri,edhe tani tek Donika Gervalla,ne biseda me ambasadore ,perdoret gjuha e te vertetes e cila eshte shume bindese dhe koke forte.Te diskutojsh te bejsh planifikime verifikime rreth dituates qe ndodhet Republika e kosoves,eshte detyre,obligim eshte nje tentative per te ardhur deri tek e verteta ,e cila eshte FORCA ,eshte Trysnia ndaj armikut shekullor rusoserb,i cili nuk ndalohet ,nuk i nderprer planet djallezore.Kryeterroristi,ka perkrahjen e plote te putinit vucicit,ai deklarohet haptas: ne te ardhmen do te behemi ADEM JASHARE,.Kete e kuptojne ambasadoret ,eshte nje betim i armiqeve se ata ,hartojne plane gjenocidi ,dhkaterrimi.Ketyre fakteve,i trembet Donika,prandaj edhe kerkon konsultim objektiv bindes per rresikun real i cili egziston ne cdo moment.Nderkombetare ,llogariteni shqetesimin e Donika si nje shqetesim real i bazuar ne fakte koke forta,kesaj i thone trimeri mencuri kur i beson nje miku nje aleati sic eshte SHBA,NATO ANGLI,GJERMANI..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje