VIDEO/ Studenti shqiptar në Cambridge përballet me ish-ministrin e Jashtëm serb, i numëron krimet serbe në Kosovë

5 Mars 2024, 18:14Rajoni TEMA
VIDEO/ Studenti shqiptar në Cambridge përballet me ish-ministrin e

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç është përballur me nje situatë aspak të këndshmë gjatë një takimi me situdentë të Cambridge. Jeremiç ishte i ftuar të flasë në Dhomën e Debatit të Cambridge Union dhe u përball me disa fakte të cilat asnjë serb ndër vite nuk i ka pranuar dhe bëhet fjalë për masakrat e kryera në Kosovë. Studenti shqiptar nga Kosova, Leart Ajvazaj mori fjalën për ti drejtuar ish-ministrit një pyetje, por e cila më pas u shndërrua në një fjalim ku u përshkruan shkurtimisht tmerret që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës para 25 vitesh.

Ajvazaj i vuri në dukje Jeremiçit se Serbia e sotme nuk dallon nga Serbia e Millosheviçit dhe se të njëjtën narrativë e vazhdon edhe ish-ministri i Propagandës, presidenti i sotëm Vuçiç.
Studenti shqiptar gjatë fjalës së tij përmendi viktimat e vrara në Kosovë të cilët u varrosën në një varr masiv në Batajnicë ndërsa pyeti Jeremiçin se si i përgjigjet këtyre fakteve. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se ndër të prekurit nga masakrat dhe dëbimet ishte edhe familja e tij ndërsa toni i tij sa vinte e rritej duke “kërkuar llogari” në një farë mënyre ndaj Jeremiçit.

“Në këtë muaj shënohet 25 vjetori që kur 45 shqiptarë janë marrë nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe janë vrarë nga trupat serbe. Në Serbi kjo sot konsiderohet teori konspirative dhe ky është qëndrimi i  shtetit serb i njëjti shtet në të cilin keni shërbyer. I njëjti shtet që ka vrarë 13 mijë civilë në vitet 98/99, përdhunoi mijëra gra dhe me forcë zhvendosi një milion shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë edhe familjen time.

Unë s’kam dëgjuar asnjë falje nga shteti serb, ju s’e keni përmendur këtë gjatë kohës sa keni shërbyer si ministër i jashtëm dhe ju flisni për Millosheviçin, si një përvijues i madh, oh ai ishte diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë. Tani nuk kemi diçka të tillë. Epo, kjo qartësisht s’është e vërtetë. Nëse shikoni Serbinë më parë Millosheviçit për aq sa Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia, këto plane të shfarosjes së shqiptarëve kanë ekzistuar.

Lexo Çubriloviq, lexo Andriçin dhe nëse e shikon Serbinë që nga Millosheviçi, që kur ai vrau veten e tij… ju keni pasur lloj-lloj nacionalistësh në modë që thonë se ‘ne nuk e duam Millosheviçin’, por nxjerrin budallallëqe për Kosovën dhe më pas keni njerëz si ai që ka drejtuar qeverinë në 10 vitet e fundit, i cili fjalë për fjalë është dishepull i Millosheviqit, ai që ka qenë ministër i propagandës  në qeverinë e Millosheviqit. Më falni, por kjo është thjesht qesharake”, tha Ajvazaj ndërsa pyeti Jeremiçin se si përballet me këto fakte.

Jeremiç iu shmang pyetjes duke tentuar që të shprehë pikëpamjen e tij për paqen dhe të vërtetën. Ai përmendi edhe “shitjen e organeve” si e “vërteta tjetër”, por edhe këtu i ndërhyri Ajvazaj, duke i kujtuar se nuk ka prova për këtë.

“Unë personalisht mendoj që krimet e kryera në Ballkan në të 90-at janë të tmerrshme dhe s’duhen të mbrohen në asnjë mënyrë. Por, ato nuk janë kryer ekskluzivisht nga njëra palë dhe e vërteta është shumë ndryshe kur shikohet konteksti i dikujt që ka pasë familjen të rrëmbyer, të vrarë, të dërguar në varrin masiv në Batajnicë ose familja e dikujt e cila është rrëmbyer dhe më pas i janë nxjerrë organet dhe janë shitur në tregun e zi e që ka ndodhur te një numër…”.

“Më fal, s’ka prova…është bërë një raport që ka çuar në një gjykatë speciale dhe kjo gjykatë nuk ka prova që ka ndodhur diçka e tillë, prandaj kjo është vetëm propagandë”, tha Ajvazaj.

“Më lejoni që të mos pajtohem me ty sepse mënyra se si e kuptoj të vërtetën nuk është ky rasti. Na duhet ta kuptojmë versionin e të vërtetës së njerëzve të tjerë nëse ne duam vërtet paqe”.

Jeremiç vazhdoi duke thënë se Kosova për serbët është vendlindje e serbëve.

“Shumë prej nesh në Serbi, përfshirë edhe veten, e konsiderojmë Kosovën vendin më të shenjtë të eksiztencës serbe, vendlindja e shtetit serb, vendlindja e kishës serbe, vendlindja e gjithçkaje që ne ndiejmë për veten tonë si një identitet etnik”, tha Jeremiç.

Momenti i pyetjes së studentit shqiptar minuta e 56:37.



14 Komente

  1. A
    ALB Patriot

    BRAVO!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kelmendi

      Urime per kurajon. Gjithsesi eshte nje rast i mire per te mesuar se si te perplasemi me realitetin. Pasioni dhe kurajoja nuk mjaftojne. Sigurisht ky djalosh fiton perkrahjen e bashkatdhetareve por duhet qetesi dhe pjekuri per t’u perballur me kundershtare dhe politikane te zhdervjellet, edhe kur ata nuk kane te drejte. Perdorimi i fjaleve banale ne skena debati setioz thjeshte dobesojne argumentet e fuqishme ndaj krimeve qe jane kryer ne Kosove.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjosa

      Një BRAVO të MADHE more Djalë per kurajon ndaj ketyre krimineleve serbe që edhe në shekulllin 21 shohin Enderra , si të paret e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lis

        Keta vertet e konsiderojne Kosoven (Dardanine tone) vendin me te shenjte te ekzistences se shtetit te tyre, por "harrojne" nje "detaj" te parendesishem sipas tyre: kete shtet e ndertojne duke u bazauar mbi genocididin ndaj shqiptareve, autoktone ne ato troje qe kur ky njerezim eshte shfaqur mbi dhe.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po

          Respekte !

          Përgjigjjuni
          1. b
            bimi

            Te lumte o djale... vecse te shtoje se Kosova asnjehere nuke ka qene Serbi.... Kosoven ja dhane serbise fuqite e medha per 100 vjet e kolonizoj ate, ndersa po fuqite e medha ja hoqen si koloni... e nuk ka lidhje fare me historine fallco te folklorit serb... nje popull barbar qe pushtoj trojet ilire.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              BRAVO MORE DJAE. E SHIKON SA TE REZIKSHEM DHE TE OA FYTYRE JANE E UREJNE OERENDIMIN DHE PRAP JU LEPINE BYTHEN DHE DUAN TE BEHEN SIKUR JANE VIKTIMA

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lasgushi

                Leart Ajvazaj meriton dhe është përfaqësues i rinisë dhe popullit të Kosovës dhe jo groteskët,Albin me Vojsën etj që janë në krye,që po e turpërojnë e dëmtojnë atë.Vetëm kategoria e Leartit,që në Kosovë janë shumica mundet ,të përballojë e.mposhtë sërbët,si ndodhi në këtë takim,siç ka nërë Adem Jashari dhe UÇK,fhe jo lepujt e tjerë.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha

                  E bëri Kosovën si qendra e krishterimit. Një paralelizëm i çmendur me izraelin. Duket qartë një ai nuk ishte përgatitur për një pyetje të tillë. Dështim.i vërtetë në përgjigje

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shmili i Dardanisë së POSHTME.

                    Po të doni të mësoni e të kuptoni përmbajtjen parodike se Dardania na qenka zemra e plancit të Serbisë, krahasime llapa- bapa, le të lexojë monografinë e Multiflorit për Jerusalemin. Lehje shkiesh, në mungesë provash. Dardania më parë do ishte osmane sesa e shkinisë dhe gjithmonë dardane - shqiptare, ashtu sic jugu i Suedisë, pas shekuj e shekuj administrimi danez, me kishën e tyre mbi 1100 vjecare në Lund dhe Finlanda mbeti Finlandë mbas 700 vjet sundim suedez, rreth dy shekuj nën Rusinë, sic Dardania nën pushtimin e sllavëve të jugut. Dardania mbetet Dardani ILIRE - SHQIPTARE.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Detari

                    I plasi trapi serbit se nje mahmut sunit mori mikrofonin se kush i pjerdh...shikoni vendin tuaj o studenta mahmuta se po ju kin turku gjithecka.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sokrati

                      Një student atdhetar, i guximshëm, njohës në detaje i historisë së Kombit, ka vizion të qartë drejtësie dhe bashkëpunimi me fqinjin verior. Pa njohur krimet çnjerëzore serbe ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, këto marrëdhënie do të jenë vetëm të tensionuara jo për fajin e Kosovës, por për qëndrimin kriminal të Serbisë. Të shfarosësh kolektivisht njerëzit e një kombi, të mos kërkosh minimalisht falje dhe të mbrosh vrastarët, është një logjikë e papranueshme. Suksese, i nderuari Leart Ajvazaj! Në këtë takim historik je zëri i një kombi të tërë. Jo vetëm shqiptarët, por cilodo në botë, që është NJERI, është me ty.

                      Përgjigjjuni
                      1. y
                        yyy sikter

                        Ajvazaj-shqiptar!!!,raca perverse,qe la fe dhe atdhe dhe tani eshte hedhur ne krahet e diktatoreve islamiste turko- arab.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Albini

                          O detar ,kujdes dallget se do mbytesh! Dhe ti yyy sister, kujdes yp xhixhi! Cfare tha te pavertete ky djali dhe atdhetari I kosoves martire qe me te vertete meriton respektin e te gjitheve. Mos e gjykoni tjetrin nga emri por nga veprimet , mencuria dhe atdhedashuria, te cilat ju nuk I njihni dhe Jeni ju turkofaggjereJo djali trim i kosoves. Respekte ,qeveritari I ardhshem I kosoves e me gjere.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje