“Na kanë zgërlaq në tortura”, Ahmeti: Maqedonia, laborator për “anti-shqiptarizëm”

28 Janar 2024, 20:20Rajoni TEMA

“Na kanë zgërlaq në tortura”, Ahmeti: Maqedonia,

Maqedonia ka qenë laborator për të instaluar anti-shqiptarizëm, konstaton në Klan Macedonia, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai kujton vuajtjet dhe përpjekjet e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi për të mësuar në gjuhën amtare.

“Në 81-shin na kanë marrë e na kanë ‘zgërlaq’ në tortura pse kemi kërkuar shkollim në gjuhën amtare shqipe në Shkup. Pasuan veprime tjera. Maqedonia ka qenë laborator për të instaluar anti-shqiptarizmin. Të gjitha elaboratet duke filluar nga Çubriloviqi, Jashanini, elaboratet këtu janë aplikuar në praktikë. Këtu i nxorrën nxënësit prej shkollave, i bënë ato shkollat e përziera që më vonë filluan edhe në Kosovë e më tej u bë ndarja në Kosovë, u bë edhe ndarja këtu”, sqaroi mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

1 Komente

  1. A
    Albanac

    Si është sot? Talati 12 vite Kryetar Kuvendi nuk e hapi çështjen e zyrtarizimin të gjuhës shqipe, e tani për 3 muaj presim çudira Shoqëria shqiptare në RM është shoqëri hoxhallarësh e haxhinjsh Atje lart e kemi Ali Babën dhe 40 shokët e tij

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje