
Azdren Shala, historian
Nderimi që bën trupat e FSK-së, para pllakës që përkujton ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, në mesin e të cilëve ishin edhe ushtarë serbë, ishte një gabim i rëndë të cilin institucionet e Kosovës nuk duhet ta përsërisin asnjëherë.
Këtu dalin tri probleme, njëri lidhet me pasaktësinë e simbolikës që barët ajo pllakë. E dyta, në tërë atë ceremoni përkujtimore ka një kontradiktë. Dhe e treta, në tërësinë e vet kjo ngjarje shpërfaqë një tendencë për instrumentalizim të historisë.
Fillimisht, duhet të ceket që, mbishkrimi ku thuhet “përkujtohen ushtarë të rënë gjatë Luftë së Parë Botërore 1912-1918”, ka një pasaktësi meqë LPB ka filluar në vitin 1914, ndërsa krimet më të mëdha ushtria serbe ndaj civilëve shqiptarë i ka kryer gjatë luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, si pushtues të Kosovës.
Këtu vërehet qartë qëllimi që krimi i kryer ndaj popullsisë shqiptare të amnistohet, duke i paraqitur si vrasje që janë kryer në kuadrin e një lufte globale, rrjedhimisht edhe veprimet janë më të justifikuara.
Një problematikë tjetër që lidhet me rastin në fjalë është ceremonia e përbashkët përkujtimore për ushtarët gjermanë, francezë dhe serbë, kur dihet se Gjermania dhe Franca kanë qenë kundërshtar në atë luftë të madhe.
Pra nderohen njëjtë edhe nxitësi i luftës dhe rezistuesi, edhe vrasësi edhe viktima. Kjo mbase me standarde evropiane ka një kuptim, meqë gjermanët dhe francezët kanë arritur të reflektojnë dhe të pranojnë fajet nga e kaluara si dhe në vrasje të ndërsjella janë afërsisht të barabartë, por ky standard nuk mund të aplikohet në Ballkan.
Aq më pak mes shqiptarëve dhe serbëve, ku njëra palë vazhdimisht ka qenë viktima (shqiptarët) dhe tjera agresori (serbët). Për më tepër kur popujt e Ballkanit nuk janë as afër interpretimit real të historisë, e aq më pak të pranojnë dhe të reflektojnë mbi krimet e kryera nga e kaluara, në rastin konkret Serbia.
Si pasojë e kësaj nuk mund të nderohen edhe ata ushtarë serbë që para se të binin në fushat e betejës së LPB, paraprakisht kishin kryer krime ndaj shqiptarëve.
Ky gabim që është bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke dërguar ushtarët të FSK-së në nderim të vrasëseve të shqiptarëve, është ofendim për të gjithë qytetarët e këtij vendi, e në veçanti për ato familje që i kanë të ruajtura në kujtesën e vet kolektive krimet që janë kryer ndaj paraardhësve të tyre. Kërkimfalja është më e pakta që mund të bëjë shteti i Kosovës.
shume e drejte, po keshtu eshte kur ne politike zgjidhen injorantet
Kur Presidente e Kosoves eshte nje idiote keshtu do ndodhe..
Si perhere e me shpesh vertetohet se ata qe drejtojne Kosove e Shqiperi jane vegla te beogradit dhe athines.Perdite e me shume populli shqiptar ndihet i tradhtuar dhe i lene ne balte nga PUSHT-tetaret qe ka zgjedhur (per nje thes miell),sepse jane frikacake dhe antikombetare.Ata zbatojne pike per pike detyrat e gjenocidisteve ndershekullore te shqiptareve vetem e vetem qe te rrine ne pushtet dhe te shijojne benifitet e tij pavaresisht kostove per popullin.Asnje TV apo gazete nuk po merret me kerkimet e jashteligjshme qe GERQIA "fqinje" po kryen ne Jon afer Sarandes per gaz,pavaresisht se eshte ne ujra shqiptare.Kjo tregon se edhe media eshte ne sherbim te poltikes antikombetare.FUCK THE TRADERS .
Në gjeografi je njësh! Kur Kristofor Kolombi në vitin 1492 kaloi Atlantikun drejt Perëndimit dhe arriti në brigjet e kontinentit amerikan, mendonte se kishte shkuar në Lindje në Indi. Kështu dhe puna jote. Në brigjet veri-perëndimore të Korfuzit ndodhet Pulia, gadishull i Italisë, dhe jo Saranda, kështu që vendi që mund të "shqetësohet" është Italia dhe jo Shqipëria! Mos vallë edhe qeveria italiane është antikombëtare?!!!!!
Po ti Klimax u ofendove se zotnia duke ngaterruar rrugen po u hyn ne pjese grekeve? Boll or koqe se me kete gjuhe ti vetem sa shton urrejtjen qe ne thelb nuk eshte e mire si per ne ashtu dhe per ju greket qe nuk keni gjak greku.