“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës”. Kështu është shprehur nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen pas një takimi të zhvilluar të dielën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju.
Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thesoi ajo.
Bërja e hapave drejt Asociacionit ka qenë kusht për Kosovën edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.
Asosacioni u fut si kusht shtese per pranimin e Kosoves ne KIE. Tani pas deklarimit te Vucic se nuk eshte Kosova ajo qe do te hartoje asosacionin, por Serbia , ndersa Parlamenti kosovar duhet ta miratoje ( ? )po thoni se nuk jeni dakort as me paraqitjen e draftit te asosacionit ne Gjykaten Kushtetuese . Nderkohe Serbia nuk ben asnje perparim drejt njohjes se Kosoves dhe ju nuk po ushtroni asnje presion ne drejtim te saj. Kush eshte strategjia juaj per Kosoven ne rast se miratohet asosacioni, apo keni ndermend ta beni Kosoven si Bosnja, ne mos me keq. Kosoves I beni vetem presione per leshime ndersa Serbia punon vazhdimisht per destabilizimin e Kosoves. Premtuat hetim dhe ndeshkim per agresionin serb ne Banjske, por kriminelet vazhdojne te jene te lire ne Serbi. Sa here qe qeveria Kurti ndermerr ndonje hap drejte per kontrollin e territorit kosovar si targat, ose se fundmi " ceshtja dinari " ju vazhdoni te ndeshkoni Kosoven, kur duket sheshit se eshte Serbia ajo qe nderhyn ne punet e shtetit kosovar dhe shkakton trazira.