“Nëse janë rehat, përfundoj mandatin”, Albin Kurti flet për zgjedhje dhe sfidon opozitën

15 Maj 2024, 21:30Rajoni TEMA
“Nëse janë rehat, përfundoj mandatin”, Albin Kurti

Shumë i buzëqeshur dhe aspak i brengosur u shfaq teksa u pyet për fundin e mandatit të tij. Kryeministri Albin Kurti shprehu gatishmërinë e tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Por sfidoi opozitën duke kërkuar që të tregojnë qëndrime të qarta lidhur me këtë temë.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund. Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara.”

Disa ditë më parë, kryeministri Kurti ftoi në një takim të gjithë liderët e partive opozitare në vend, siç u tha, për të diskutuar lidhur me agjendën e Kuvendit dhe aktualitetin. I vetmi që iu përgjigj pozitivisht ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pas bisedës, foli për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme vetëm nëse shpërndarja e parlamentit bëhet gjatë muajit maj.

I gatshëm që ta bëjë këtë u shpreh vetë Kurti, por theksoi se dëshiron që të arrijë një pajtim me të gjitha partitë opozitare dhe jo vetëm një apo dy forca politike. Për mundësinë e organizimit të votimit në qershor apo korrik, kreu i Vetëvendosjes takoi Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallen nga iniciativa Guxo.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë qëndrimin e saj përmes një komunikate për shtyp duke prezantuar këtë formulë: fillimisht dorëheqja e kryeministrit Kurti, më pas shpërndarja e parlamentit dhe në fund caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me Ramush Haradinaj që akuzoi shefin e qeverisë se po tenton që të përdorë opozitën për të shpëtuar veten nga dështimet si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Por Vetëvendosje ka hedhur poshtë mundësinë e shkarkimit apo të dorëheqjes së qeverisë.

Për të miratuar mocionin e shpërndarjes së parlamentit nevojiten votat e 80 deputetëve, të cilat mund të bëhen me ligjvënësit e koalicionit në pushtet, PDK-së dhe minoriteteve.

2 Komente

  1. T
    Tallavaja

    Mbaroje mandatin, eshte me e drejte. te behen bilancet cfare mrekullirash ke bere nga ato qe ke premtuar, dhe pastaj te behen zgjedhjet. Populli te gjykoje ke bere hajgare apo ke bere mrekullira. Delirant dhe i papergjegjshem.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Taktika e djallezuar e Albin Kurtit per te terhequr Opoziten ne zgjedhje te parakohshme, eshte djallezia e rradhes e Albinit. Opozita nuk duhet te bjeri ne kurth, le te behen zgjedhjet rregullisht ne fillim te vitit tjeter, kur eshte data e rregullt. Opozita dhe Vjosa Osmani jane gati te marrin qeverine mbas zgjedhjeve, me ndihmen Amerikane, qofte edhe me manipulime, situata e qeverisjes Albin Kurtit eshte shume e rrezikshme per rajonin, Amerika nuk do e toleroj me. Vjosa Osmani eshte ne dakortesi me Amerikanet te dali kunder Albinit ne zgjedhje, te formohet nje qeveri e gjere, Albini do kaloje ne procese gjyqesore per akte korruptive, keshtu do zhduket nga arena politike Albini pergjithmone. Brenda muajit Shtator do dalin disa akuza te pergatitura, dhe Albini nuk do e kete te lehte dimrin qe vjen, e gjithe diplomacia Amerikane dhe Europiane do jene te hapur kunder Albinit, jo vetem me llafe, por edhe me vepra.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje