Vuçiç: SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin në rajon

15 Maj 2024, 16:46Rajoni TEMA
Vuçiç: SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj për

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për diplomacinë për çështjet publike të SHBA, Elizabeth Allen.

Në këtë takim Vuçiç thotë se folën për presionet që sipas tij po përballet Serbia.

Ai ka theksuar se SHBA është shumë e rëndësishme dhe se duhet të rrisë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Kam vënë në dukje presionet me të cilat ballafaqohet Serbia dhe serbët.

Kërkova nga SHBA që të forcojnë angazhimin e tyre dhe të përdorin ndikimin e tyre për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”, ka thënë Vuçiç.

 

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Ky eshte i bindur qe po ti japi ndonje arke fisheke ukrahinasve, do ja shperblejne me ndonje cope Kosove. Shpresoj qe Amerikanet ta ken kuptuar tashme qe ministri i propagandes Millosheviçjane,eshte fiks ai qe ndez zjarre. Dorzo Rajdoçiçin te perballet me akuzat ne Kosove,pastaj hidhu tek presioni!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku

      Sot shkoi te Shtëpia Ruse, ku kishte edhe gjeneralë rusë dhe foli për mikun e madh të tij dhe të Serbisë, kryeministrin sllovak, Fico. Së bashku me Orban-in do ta vizitojnë në spital.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamleti dhe bota e errët qenies së përbindëshve s

        Farë piskamash. Të operuar nga vetitë njerëzore. Vetëm dinë të ulurojnë dhe, kur kanë interes, si asnjë popull tjetër, lëpihen e dridhe si qeni i uritur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje