Nga sot Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët të kufirit

31 Korrik 2023, 09:08Rajoni TEMA

Nga sot Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e

Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët I kufirit.


Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski pritet të udhëtojnë drejt Qafë Thanës për të prezantuar nismën “one stop shop” mes dy vendeve respektive.

Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

 

1 Komente

  1. F
    Fjale me vend

    Kovaçevski e ka patur mbiemrin Kovaçi para 100 vitesh, me pas stergjyshi i shtoi prapashtesen evski , per t'u dukur si maqedonas.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje