NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

7 Nëntor 2025, 17:07Rajoni TEMA
NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin

New York Times 

Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz.

Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.

Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç njoftuan se do të përdorin një dispozitë të jashtëzakonshme të Kushtetutës për të paraqitur një ligj që do ta rifillonte projektin.

Kjo manovër ligjore solli kritika nga studentët, prokurorët, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe politikanët e opozitës. Ky është provokimi më i fundit pas më shumë se një viti protestash kundër korrupsionit ndaj qeverisë së Vuçiçit.

Teksa nisi debati për këtë dispozitë këtë javë, Komisioni Europian shprehu shqetësime të reja për rrëshqitjen e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Serbi, një vend që prej më shumë se një dekade përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian. 

Megjithatë, askush nuk kishte dyshime se ligji do të miratohej. Ai u propozua nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit dhe aleatët e saj, që kanë shumicën në Parlament, dhe zyrtarët thanë sot se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën.

Deputeti që paraqiti projekt-ligjin, Milenko Jovanov, tha në Parlament të martën se ajo do të “ringjallte ndërtesat e bombarduara që kanë mbetur bosh për vite të tëra, pa asnjë plan për përdorim.” 

Ai shtoi se projekti i hotelit mund të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e Trump, në një kohë kur Serbia po përpiqet të mbajë marrëdhënie si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin. Trump ka vendosur një tarifë prej 35 për qind mbi importet serbe, dhe sanksionet amerikane kanë dëmtuar një kompani ruse që është furnizuesi kryesor i naftës në Serbi, si dhe disa aleatë të Vuçiçit.

“Ne po hapim hapësira dhe po krijojmë mundësi që vendi të ecë përpara,” tha Jovanov. “Ky është qëllimi ynë kryesor dhe detyra jonë kryesore.” 

“Dhe nëse kjo çon në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën Trump, me Shtetet e Bashkuara, sinqerisht, unë do ta doja këtë,” shtoi ai.

Kritikët thanë se ligji do të shkatërrojë një ndërtesë që një deputete e opozitës, Marinika Tepiç, e quajti “një simbol të rezistencës, dhe një dëshmi se një komb i shkatërruar, dhe një shtet që ka rënë, mund të ringrihet.” 

“Sot ju doni ta ktheni atë simbol në një kompleks luksoz, vetëm për t’i bërë qejfin Donald Trump-it,” tha Tepiç gjatë debatit parlamentar. “Në të njëjtin vend ku dikur binin bomba, tani planifikoni të derdhni shampanjë.” 

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u përfundua në vitet 1960 dhe konsiderohet nga disa si një kryevepër e arkitekturës moderniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u shkatërrua rëndë nga sulmet ajrore të NATO-s në 1999, për të ndëshkuar agresionet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje. 

(Ish-kompleksi ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, Serbi, u shkatërrua nga sulmet ajrore të NATO-s në vitin 1999)

Trump për herë të parë hodhi idenë e ndërtimit të hotelit në vitin 2013. Në maj 2024, Serbia miratoi planet për ndërtimin e hotelit me 175 dhoma, hapësira tregtare dhe më shumë se 1,500 njësi banimi në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, nën një qira 99-vjeçare me një kompani të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Trump-it. Planet përfshinin gjithashtu një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s.

Pak pas rizgjedhjes së Trump-it, qeveria serbe shpalli se kompleksi nuk do të konsiderohej më si pasuri e mbrojtur kulturore. Megjithatë, prokuroria e krimit të organizuar këtë vit akuzoi drejtorin e institutit shtetëror të kulturës për falsifikim dokumentesh për të justifikuar heqjen e statusit të mbrojtur të kompleksit. Zyrtarë të tjerë të kulturës janë akuzuar më pas.

Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme.

Nuk ishte e qartë nëse ligji mund të shfuqizojë çështjet penale ndaj zyrtarëve. Në një deklaratë të martën, zyra e prokurorisë për krimin e organizuar tha se Vuçiç kishte “tentaruar të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar” duke kritikuar çështjet në një intervistë televizive. Por prokurorët shmangën të flisnin për rastin konkret.

Një zëdhënëse e Vuçiçit tha se zyra e presidentit nuk ishte e përfshirë në projekt dhe ia kaloi pyetjet ministrit të fuqishëm të financave, Sinisha Mali. Mali, i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleat i ngushtë i Trump-it dhe aktualisht i dërguar për misione të posaçme, nuk iu përgjigj kërkesave për koment.


Vuçiç dhe aleatët e tij kanë përdorur më parë të njëjtën dispozitë të jashtëzakonshme për të shtyrë përpara projekte të tjera, ndoshta përpara se gjykatat të mund të shqyrtonin apelimet për t’i ndaluar, tha Vladimir Obradoviç, profesor në Universitetin e Beogradit.

“Kjo është mënyra e tyre e funksionimit, të heqin kontrollin institucional dhe publik, të krijojnë hapësirë për korrupsion dhe ta mbulojnë me justifikimin e urgjencës dhe zhvillimit,” tha Obradoviç, një ish-politikan që ka kundërshtuar qeverinë e Vuçiçit. Ai është gjithashtu anëtar i një paneli të pavarur që po heton mangësitë e qeverisë që çuan në shembjen e një çatie të stacionit të trenit vitin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Këto vdekje ndezën protestat kundër Vuçiçit, përfshirë një grevë urie që filloi këtë javë para Parlamentit nga nëna e një prej viktimave. 

21 Komente

  1. D
    Debilat e Trampit

    Trampistat qe shpresonin se Tramp pidhi do rregullonte Ameriken. Korrupsion shkerdhate dhe na cane karin per nje laptop te cunit te Biden.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadriu

      Nuk flet Meroja per Sazanin, sherbetor i perjetshem i pushtetit.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lomi pri Baldushku

      Kom nigju qi Trampi osht nji antikomoist i prapë! Mirpo kom pa m'televizor se nero i soj si Enver Hoxha me grusht!!! çere t' thujsh për kët gjo!!! Hajt tyrqeta pri Lomit m'Baldushk.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hahahaha

        Kam qef te shoh cik Kosovarete qe shajne Shqiperine ca do bejne pas ca vitesh. Hyren prape ushtare Serbe ne Kosove dhe Albin Kurdistan kryetrimi urte e urte.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flakadani

          Ke me pa edhepse je miop se si. "gospodaret " serb do sillën në Shqipëri si zotëri,duke nëpërkëmbur pasurit kombëtare shqiptare,duke vendosur në pushtet njerëzit e tyre dhe duke ua shpërthyer gocat më të bukura.Kjo ka filluar që ca vite por miopët nuk e shohin.Do shkon duke u rritur se Ushtrinë e ekonomin e jeni shkatërruar me ndihmën e Serbisë e sugjerimin e Greqisë andaj do jeni galabakët e Ballkanit.Nëse u shpëton dikush do u shpëton Kosova siq u ka shpëtuar historikisht,me luftërat kundër turkut e serbit me mbrojtjen e Qeverisë së Ismail Qemalit.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hahahahaha

            Nuk quhet opinioni jot sepse Kosova ka tipare fshati jo shteti. Nuk merr vesh

            Përgjigjjuni
        2. P
          Patronazhisteve cekic ballit.

          Vucici e beri nga inati qe Rama i dha Sazanin Trampit. Pra e shikoni o shoke qe keto "dhurata" jane me se normale sipas Mero gelbazes.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klimax

            Edhe ju, për shëmbjen e një monumenti përkujtimor në Beograd bëni kaq zhurmë?!!!! Ja hidhni një sy këtej nga Shqipëria të shihni se ç'bëhet? Këtu një ishull të vetëm që kishim dhe ja dhuruam familjes Trump!!!! Pa folur më pas që ska ngelur vend islamik që nuk u është dhuruar territor në çdo qytet të republikës të ndërtojnë kulte islamike me minare pafund!!!!

            Përgjigjjuni
            1. :
              :)

              Mos ki merak per Shqiperine se Kosova jote do i rikthehet Serbise e tera :)

              Përgjigjjuni
              1. j
                jkl;

                Ja dhe nje serb qe shkruan ne portalet tona !

                Përgjigjjuni
            2. j
              jkl;

              Nuk eshte pare kurre ne historine e Amerikes nje president kaq grabiqar. Nuk i pals fare per vendin e tij , aq me pak per boten. Ne rradhe te pare eshte interesi i tij. Ai para se te zgjidhej krijoi kriptomonedhen e tij te cilen po e perdor si mjet pagese per favoret qe ju ben te tjereve . Cdo person apo shtet , para se ti kerkoje atij nje dicka , duhet te bleje, ne nje mase te caktuar , kriptomonedhat e tij. Rasti me flagrant ishte me Vjetnamin . Ja ngriti taksen e importit ne 50% . Vetem 1 jave me pas Vjetnami miratoi vendimin per dhenien e nje zone shume te shtrenjte per tu ndertuar nje komplex turistik dhe golfi , me nje vlere prej 1.5 miliard dolare, nga Familja e Trumpit. Dhe, sic pritej, vetem 10 dite me vone taksa per vjetnamin u ul ne 20%. Jemi ne perjudhen me te erret te mardhenieve nderkombetare . Jemi ne perjudhen e zaptimit dhe te kercenimit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Debilat e Trampit

                Nuk eshte grabitqar. Ky eshte korrupsion. Ky po perdor Ameriken te pasurohet vete po debilat e ketij, ky edhe tu qi grate rrezik do thone e ka fajin Biden os do pyesin gruan a te qiu fort?

                Përgjigjjuni
              2. E
                Edlira

                Hajde Sazani nje euro!!!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komento ne Kosovo

                  Kosova falas fare Vucicit :)

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Troç

                  Kopjoi Ramen.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kushneri nga Kushnini

                    Cfare ligji shpiku Rama qe i dha Sazanin po te njejtes kompani?Udheheqesit autoritare te Ballkanit (e dini ju per kende e kam fjalen) po shesin vendet e tyre per te zgjatur edhe ndonje vit sundimin e tyre.Por cdo gje ka fundin ,prandaj epokes tyre po i vjen fundi,me Trumpin apo pa te,sado qe per momentin duket se spo ndodhe asgje!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Detari

                      paskan dhe serbet km debil

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cepanisti i vjeter

                        Po per kete Vucic-in tone qe i fal ishullin familjes Trap, sikur tja kishte lene me tapi Aneta, a kemi ndonje artikull ju te Temes se semes?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shvejk

                          Jo ja ka dhene joteme

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Dielli parë

                          Nuk e merr jo as Sazanin e asnjë vend tjetër as Tramp e asnjë i huaj,mund të ua marrin mineralet,naftën,shkritorën,aeroportin siq edhe ua kanë marr e shqiptaret e gjor punojnë aty për një kore bukë,pa asnjë të drejt,pa sigurime pa mbrojtje në punë.Nuk nderton kush aty ku korrupsioni është në kulm,aty ku edhe këpucët nga këmba ti vjedhin,aty ku çdo kush të mashtron,të rren,të plaçkit,aty ku duan dembelë të pasurohen mbrenda natës pa punuar fare.Aty ku krimi i organizuar udhëheq Shtetin aty ku bandat kriminale vrasin çdo ditë njerzë si dikur në Sicili.Aty ku jetohet nga droga.Kjo është fatkeqësia jonë shqiptare që shërbimet e huaja e kanë sjell në atë gjendje sa të përpëlitet kombi shqiptar që syrgjynoset nëpër burgjet e Evropës,që sheshet e Evropës mbushën me kurva shqiptare.Do dëshiroja që kjo të mos ishte e vertet por ja që fatkeqësisht jemi në situat kur si komb po ç'bëhemi dhe Evropa por edhe bota po tallet me ne.Nuk e nxjerrin jo Shqipërinë në demokraci e as nga fukarallëku agjentet serb që qeverisin për 35 vite,hajdut,tradhtar e injorant,të majtë e të djatht.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E njëjta dorë në të dy vendet

                            Më shqetëson fakti se disa "investime" në Serbi dhe Shqipëri i bëjnë të njëjtit persona që mbajnë lidhje me Vučić-in dhe Edi Ramën. Thua të jetë rastësi? Pastaj edhe në Serbi edhe në Shqipëri, investime në prona ushtarake!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje