Orban dënon sulmin në Veri, bën thirrje për hetim të “paanshëm” dhe të “gjithanshëm”

30 Nëntor 2024, 21:40Rajoni TEMA
Orban dënon sulmin në Veri, bën thirrje për hetim të

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka dënuar sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, derisa ka bërë thirrje për hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm.

Këto komente, Orban i ka bërë përmes një postimi në platformën X, të shtunën.

“Ne dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm”, shkroi Orban.

Sipas kryeministrit hungarez, në këtë situatë, “vetëpërmbajtja është thelbësore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në rajon”.

Lini një Përgjigje