Parlamenti Evropian presion Serbisë: Vendosë sanksione Rusisë nëse dëshiron anëtarësim në BE

18 Janar 2023, 12:31Rajoni TEMA

Parlamenti Evropian presion Serbisë: Vendosë sanksione Rusisë

Parlamenti Evropian, të mërkurën pritet ta miratojë Raportim për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të paraqitur nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Siç pritej, në këtë dokument përmendet fakti se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë është një ndër kushtet themelore për përparim drejtë Bashkimit Evropian.

Eurodeputetët sipas gazetës serbe, Nova.rs, do të votojnë për raportin e David McAllister, në të cilin ai shpreh keqardhjen për mos-koordinimin e Serbisë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta”.

Ashtu si dokumentet e mëparshme të miratuara nga Parlamenti Evropian, edhe në këtë dokument thuhet qartazi se nëse Serbia dëshiron të hapë kapituj të rinj të negociatave me BE-në, përveç vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, duhet të bëjë reforma në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“PE përsërit qëndrimin e tij se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj për reformat në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë; rikujton se Serbia, si vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave dhe të drejtave të përbashkëta të BE-së”, thuhet në raport.

4 Komente

  1. T
    Tyta

    Po mos i jepni me leke moterqirit se ja mbushet bythen me leke tani bei sikur ju vjen keq. Kurva evrope

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      E trembët me këtë medemek kërcënimin , se, nëse nuk bën atë e këtë atëherë Vuçiçi rrezikon anëtarësimin në BE. E bukura është se BE-ja beson vërtet që Vuçiçi e adhuron atë bashkim. Loja e tij fare e hapur kundër BE-së dhe pro Rusisë vetëm nga Be-ja nuk shihet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besi shoku ilirit

        Duket si shaka, po ligji per politikat e jashtme perbashketa te BE do ja fusi Vucicit. Do pranoje ose do dali nga traseja evropiane.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Micotaqis

          Po mirë, por Edi i gjatë pse e mbështet Vučić - in?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje