FNA kërkon largimin e Artan Grubit nga Universiteti i Tetovës! "Non Grata" Argita Berisha vazhdon të ligjërojë në Tiranë

16 Dhjetor 2024, 09:51Rajoni TEMA
FNA kërkon largimin e Artan Grubit nga Universiteti i Tetovës!

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon largimin nga auditorët e Universitetit të Tetovës të ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Kërkesa e forumit vjen pas përfshirjes së Grubit në listën "Non Grata" të SHBA-së.

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u detyrua të tërhiqej nga çdo funksion shtetëror dhe politik. Tani i kërkohet të mos ligjërojë më në universitet. Sipas Forumit për Ndryshime në Arsim, Artan Grubi ka shkelur çdo parim të ndershmërisë dhe prezenca e tij në radhët e profesorëve komprometon vlerat themelore të integritetit akademik.

E njëjta kërkesë nuk erdhi kurrë nga forumet shqiptare apo institucionet që drejtojnë arsimin në Shqipëri. Argita Berisha vazhdon e pashqetësuar të ligjërojë në auditorët e Universitetit të Tiranës, edhe pse është shpallur "Non Grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa për Grubin

Forumi për Ndryshime në Arsim në Maqedoninë e Veriut vlerëson se me ligjërues si Artan Grubi, mesazhi që u dërgohet studentëve është se ata mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse shkelin mbi çdo vlerë.

“Arsyeja pse Artan Grubit nuk duhet t’i riaktivizohet pozita si profesor në drejtimin gazetari në UT është sepse vlerat e tij si profesor dhe integriteti i tij amerikan janë të komprometuar për vet faktin se gjendet në listën e zezë amerikane për korrupsion të theksuar dhe përzierje në gjyqësor. Ai nuk mund të jetë shembull për studentët dhe s’mund të ligjërojë përveçse përhapjes se si bëhet korrupsion në vend”, tha Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Nga Forumi për Ndryshime në Arsim thonë se Grubi është në proces të marrjes së titullit docent në fakultetin juridik, drejtimi gazetari. Ata kërkojnë që UT-ja t’ia refuzojë këtë kërkesë.

“Ka kërkuar, ka filluar procesin për avancim në thirrjen akademike docent, e njëjta nuk duhet t’i procesohet dhe t’i pranohet për faktin se do të vendoset një precedent shumë negativ në të ardhmen për institucionet arsimore pasi do t’u bëjmë me dije studentëve dhe të rinjve në vend që mundemi të kemi sukses në vend, vetëm nëse mund t’i korruptojmë gjykatësit e prokurorët dhe nëpërmjet ryshfetit mund t’i arrini të gjitha qëllimet që keni në jetë. Ri-inkuadrimi i tij në UT do t’i demotivojë studentët dhe do ta normalizojë sjelljen korruptive të një personi, konkretisht Artan Grubit, në shoqërinë tonë”, shtoi Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Të njëjtën kërkesë si të studentëve e kanë edhe partitë shqiptare në pushtet. Nga VLEN thonë se Universiteti i Tetovës, i ndërtuar me sakrificën e popullit shqiptar, duhet ta mbajë larg Artan Grubin, pasi ai ka keqpërdorur pozitën e tij nga shërbyes publik dhe është shndërruar në shërbyes të Sasho Mijallkovit.

“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, tani i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i përfshirë në korrupsion për ta shpëtuar Sasho Mijallkovin, nuk ka vend në mesin e studentëve. Studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Ata kanë të drejtë të edukohen dhe të formohen nga figura që janë shembuj të ndershmërisë, profesionalizmit dhe integritetit. Bedeli i Ali Ahmetit, Artan Grubi, nuk mund të jetë një udhërrëfyes për të rinjtë e këtij vendi”, thonë nga VLEN.  Në reagimin e tyre, partitë shqiptare në pushtet thonë se personazhi i fundit në listën e zezë, Artan Grubi, nuk mund të amnistohet me një status në Facebook ku thotë se tërhiqet nga jeta publike. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

12 Komente

  1. P
    Puta

    Kjo Serbemalazeze,akoma ha buken Shqiptare? Cfare mund te beje ne autoditoret e studenteve? Cfare jep?se si familja bastarde shkaterroj kombin? Apo krenare qe vjen me babe komunist,dhe zaptuan Tiranen....fuck....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ore shoku pse indinjohesh ?? Ketu te ne i denojne dhe i nxjerin prap , meren masa dhe anulloen , nuk kemi shtet te konsoliduar , me drejtesi te regullt te paanshme te drejte …nuk kemi pushtetare , nuk kemi politikane te paster por kemi klienteliste qe mbeshtesin njeritjetrin , nuk kemi edukate dhe nivele ne shkolla , nuk kemi rend , nuk kemi shendetesi …nuk kemi gje kur gjeje ….edhe po ti kemi i kemi sa per sy e faqe qe tu hedhim hi syve partnereve se ndoshta hedhin ndonje kocke edhe nga ne , dmth i kemi sa per sy e faqe ….dhe kur nuk kemi te gjitha keto nuk ke shtet ….jemi per te qare hallin ….une nuk harij te kuptoj se ckerkon kryeministri ne Bruksel ?? Ore corepekuq …nuk je gati , nuk mund tubthuash atyre jemi lartnere te barabarte …je per ibret te zotit … Europianet partneret tane edhe nese bejne ndonje levizje per te na renditur dhe ne ne organiken e tyre e bejne qe te mos shikojne diku ketu te ne ruse kineze dhe turq …i duan larg dyrve te tyre , kete te sqarojne politikanet tane dhe jo te na hedhin hi syve se gjasme nuk bejne dot pa ne …. Vime konkretisht , kush do ta denoje Argiten ?? Kush ?? Cila drejtesi ?? Drejtesia shqiptere ?? Mos mor burre , sben vaki nje ne nje milion …smeret vesh sa ceshtje korupsioni kane mbi kuriz kjo familje ….nuk di nga te fillosh e nga ta mbarosh ….akuzohen per korupsion gjigant ….per pervetesim te fondeve shteterore dhe ketu nuk u hyn gjembi …..dhe pergjigjia eshte shume e thjeshte …..koraku nuk ja nxjer kurre syt korakut ….jane te gjithe njesoj

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ishi

      Puta, putana ,koministet nuk zaptuan Tiranen.Tiranen dhe gjithe Shqiperin e zaptuan „dhimpkratet“me berishen ne krye.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani i Ri

        Në Shqipëri, politika, pushteti dhe shteti janë pushtuar nga shpellarët, sharlatanët, shqipfolësit antishqiptarë. Kështu që, në vendin tonë, Shteti i së Drejtës, është tipi më i keq në të gjithë Europën. Prandaj personat shqipfolës "NONGRATA", janë të paprekshëm. Edhe Argita e Berishajve, është e paprekshme. Madje edhe vetë Berisha. Prandaj kemi mbetur "delja e zezë" e Europës. Nëse në vendin tonë, Albanistan, shkrepë ndonjë rreze dielli, ajo, me siguri është euro-amerikane.

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Grubi nuk e ka ka pase babane KM dhe kryetar partije te ceceneve,kurse faqedjegura me intelekt nen mesatare ne saj te babi zenit ka ber ligjin dhe miliona e te gjithe i servilosen

          Përgjigjjuni
          1. N
            Non grata

            Po ne skemi shtet. Jane te gjithe ortake. Duhet te shpallen te gjithe politikanet " non grata". Nuk behet Shqiperia me keto figura te njejta 34 vite. Non gratat nuk duhet te punojne ne institucione publike. Hiqeni qafe pjellen e ishit qe e rropi kete vend. Si mundet tju shkojne akoma mbrapa ketyre plehrave? Jazek. Po te ishte shteti ne terezi ti kishte pare keto pune. Bravo Maqedonia e Verit. Ku e ku para nesh.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dauti

              Po ky shtet koti ka qene. Ven hajduten te mesojne studentet si kapet hajduti.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cubi

                Po normale kemi nevojë edhe për moralin e këtyre monstrave. Çfarë t'i bejsh ky është Albanistani. S'ka burg t'i marrë në patronazh këta qener.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Sepse kudo ka mbetur pak moralyx vetem ketu jo, kapardiset familja non berisha grata çdo dite në tv..!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Po Argita?

                    Po kjo nuk vlen dhe per Argiten e Saliut? Edhe ajo eshte shpallur non-grata. Si mund te jape mesim ne universitet nje person me kete status? Vetem ne Shqiperi ndodhin thagma te tilla.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Ketu ne Shqiperi tallin bythen.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mal Cori

                        Epo i thonë Maqedoni atje. Ka shtet. Jo si ktu. Jep mësim për zbatimin e ligjeve dhe luftën kundër korrupsionit një e shpallur non grata për korrupsion...... . Edi Rama e ka dhjerë me kohë..... . Le që s'ka faj..... . Po meret me Gjermaninë, me Anglinë, me Francën, Italinë, se nuk po ecin mirë. Ja sa të rregullojë ato dhe do ta shohin këta që shkelin ligjet në Shqipëri.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje