Përplasi me motor një 27-vjeçar dhe e la të plagosur në rrugë, arrestohet shqiptari në Greqi

20 Tetor 2024, 16:09Rajoni TEMA
Përplasi me motor një 27-vjeçar dhe e la të plagosur

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka përplasur me motor një 27-vjeçar dhe e ka lënë të plagosur në mes të rrugës.

Sipas mediave greke, i riu thuhet se nuk kishte patentë dhe leje drejtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 pak ditë më parë në Selanik.


Siç tha babai i 27-vjeçarit për protothema.gr, djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë. Sipas babait të viktimës, 27-vjeçari jeton në Holandë dhe ka ardhur në Greqi ditë më parë.

Pasditen e së enjtes, ai doli për tu takuar me miqtë e tij dhe vetëm kur shkoi për të marrë ushqim ndodhi aksidenti tronditës.

I riu ka tentuar të kalojë rrugën, por motori i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur rreth dhjetë metra larg.

“Fëmija im u zgjua në spital, nuk e dinte se çfarë ndodhi dhe çfarë e goditi. Siç thonë disa dëshmitarë, në motor kanë qenë dy persona, ndërsa pak metra më poshtë duket se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë, por ata janë zhdukur”, tha ai.

 

2 Komente

  1. A
    Aron

    Ore budallenj, aksidente ndodhin, por te largohesh e mos te japesh ndihme eshte krim. Kjo ia shton me teper denimin po te kishte ndaluar e te ndihmonte.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Vrasesi eshte korrak turkoshqipfoles,kshq "normal"qe ai te,exafanisej duke e braktisur viktimen....duke vertetuar magjiken se: "sunitet/shiitet nuk behen njerez lloji i kafshes...."

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje