Isa Mustafa: Ndikimi i Radoiçiç në qeverinë e Albin Kurtit ka qenë i madh

19 Tetor 2024, 16:19Rajoni TEMA

Isa Mustafa: Ndikimi i Radoiçiç në qeverinë e Albin

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radoiçiç tregojnë për bashkëpunimin e qeverisë Kurti me Listën Serbe.

“Mirë që kanë dal këto në opinion sepse është krijuar një përshtypje në opinion se LVV-ja që është në pushtet nuk bashkëpunon me Listën Serbe. Tani del se jo vetëm që ka bashkëpunuar por ka qenë në një lloj koalicioni me Listën Serbe. T’i nuk mund të kërkosh nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe që ata të vijnë në Kuvend dhe të votojnë për një ligj apo për një gjykatës të Gjykatës Kushtetuese për çështje që janë me rëndësi për Kosovë dhe mos të kesh një marrëveshje me ata, pasi kjo s’ka ndodhur me parti të tjera që kanë qenë në opozitë. Çështje të tjera pastaj janë që kërkojnë edhe përgjegjësi morale, etike dhe përgjegjësi ligjore. Si mund të kërkosh prej një njeri që ka qenë i ndjekur ligjërisht që ai të kryejë punë ose të sjell vendime që i kërkon kuvendi apo qeveria nesër”, thotë ai.

Në një intervistë për KosovaPress Mustafa thotë se Radoiçiç ka pasur rol edhe në zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, duke u bazuar në deklaratën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ai ka biseduar me Radoiçiçin në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

“Ishte edhe një deklaratë e zotëri Pacollit se ata kanë biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë... S’kemi arsye të mos i besojmë njërit i cili del dhe thotë se unë kam fol me Radoiçiqin në prezencën e këtyre (Kryeministrit) edhe të presidentes”, shton Mustafa.

Mustafa, i cili në vitin 2014-2017 sa ka qenë kryeministër ka pasur koalicion me Listën Serbe, thotë se nuk është takuar asnjëherë me Radoiçiç dhe se ai s’ka pasur ndikimin në qeverinë e tij. (A2 Televizion)

14 Komente

  1. V
    VINI GISHTIN KOKES

    Demi u be dhe po vazhdon te behet per gjithe shqiptaret , ne vecanti per shqiptaret e Kosoves , me shtirjet krejt te pa natyreshme si nacionaliste "te thekur" te ketyre dy personaliteteve (k/minister A.Kurti he presidente znj.V.Osmani) ! Kosovaret , sic po duket sheshit dita - dites , me venien ne krye te tyre keto dy figora te dyshimta , i kane bere nje dem te madh shtetit te brishte qe ua fali Perendimi bashke me UCK - ne , duke i vene ne pozite mjaft te veshtire edhe vete arkitektet e krijuesit e shtetit te Kosoves dhe keta dy persona qe i gjeten te gatshem poltronet shteterore filluan abuzimin qysh pa u ulur ne to , me qellime te erreta e shume te dyshimta . Prova me e sakte dhe e pa kundershtueshme , nder shume te tjera , eshte percarja pa asnje sens e mbare kombit shqiptar ne Ballkan dhe vecanerisht me trungun meme , Shqiperine ! A i kini syte ne balle dhe mendjen ne koke se cfar po bejne Ruset , serbet , greket , bullgaret , bile edhe Maqedhonsit ne nje shtet te shkerrmoqur , kurse kosovaret bejne te kunderten e asaj qe u tregon historia !

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vinio

      Tani e zbulove brer Isë jugosllavi?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per hajer u kjofte o klysht e VV

        Per fat te keq dardanet i jane nisur me turr rruges per ne ferr.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fuad Cela Verzheshtes

        Spiuni me irrezikshem i Kodoves dhe i botes Shqiptare Isa Qeni ( Mustafa ) , pushtet kishte nen Jugosllavi antishqiptare hajdut Min. Financave i Qeverise Bukoshi morri i kuq Isa Kolera. O Shqiptate por zoti ju ka dhene sy me i pa njerxit per rreth ate me paraqitjen e tyre fasin kush jane. Kurani i madhnueshem e ka vecuar Isa Qenin ne dy ajete famelarta 1 - " Te gjithe te shurterit jane maskarej , ngaterrestare , te pa cipe....; perjashtu hazretit Ali qe ishte pejgamer " - 2 - Ajeti nr.qe i dedikohet Qenit Mustafa " - Te ruajte zoti nga burrri me ze GRUAJE

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per Fuat zombin

          Fuad, flitet per hjekjen e pavaresise se Kosoves, jo per Isen, mblidhne menjen se kur te bashkohi me Serbin, nuk do u kejon ajo te keni oxhak te shpia. Edhe pak e do e kqyrni gropen e mutit ku keni ra te tan ju zombit e VV.

          Përgjigjjuni
        2. 7
          707

          KURTOVIÇI ËSHTË MË SHKA SE RADOJÇIÇI

          Përgjigjjuni
          1. e
            ezee

            Dhe keta kosovaret ne opozite nuk kuptohen cfare thone dhe cfarw bejne.Tani eshte kupruar qe vetvendosja bashkpunon me serbet pse nuk mbildhen e gjithe opozita ti largojne ate spiun serb nga pushteti ne zfjedhjet qe afrojne

            Përgjigjjuni
            1. E
              E thjeshte pse...

              Sepse u ka pelqye ma mire jeta prara 1999 me vllaznit serb, ja perse.

              Përgjigjjuni
            2. a
              astrit

              Nuk i kuptoj keta Titiste te perkushtuar, dje ishin pro vllazerise me serbet nen Jugosllavine sot po luajne karten e nacionalistit!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur Struga

                Keshtu thone qeverit e moskes dhe beogradit: thefshit kokat tuaja,Por keto mercenare nuk jane te lindur dhe te rritur nga nenat shqiptare,keta i ka pjellur shkira e karpateve.Sot ,kudo dhe ngado jetojne shqiptaret mendojne se : Presidentja Vjosa Osmani ,Kryeministri Albin Kurti ,ate qe nuk e beren palacot per mbi se dy dekada,e mberrin e realizuan vetem bijat ,bijt me te mire te Qeverise te cilet i prijne keti shteti i dal nga nga flaket e luftes...Armiku rusoserb!kurr nuk e ka mbyllur thesin e vet,u ka dhen dhe u jep akoma paraziteve dollare sa te duan ata.Dhe keta qen "besnik " te armikut te popullot tone ne shekuj,u pelqejne te mirat materiale.Nazim bllaca,shenasi mehmeti nehxhet behxeti "lepuri" ishte dhe mbeti kelyshi i armiqeve tane.Keto te mjere qe derdellisin dyshoj se mbase jane edhe ne ndonje burg te serbise ose moskes dhe sigurisht deklaratat e ketilla ,armiqeve tane u konvenojne.Lihni o te mjere lihni se fundi u ardhi...

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pyetje

                  Flamur a je i semure psiqik apo spiun i serbit?

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatosi-kosove

                    Ksaj radhe edhe une "jam" dakort me fllamur struga se forcat ruso-serbe JO vetem mendojne keshtu por tashme edhe po veprojne, vetem se fllamuri nuk e ditkan se pjelle e serbosllavise jan pikrisht mender presednike osmanka, tata i seciles ishte milic i millosheviqit, vjehrri nenkryetar i SPS axha dhunues i vajzave te mitura ose pedofil, ministrat e kurrcit tbijt e udbasheve ashtu si edhe kshilltar siq ishte skellzen gasi, kurse nazim bllaca, shenasi mehmeti, mehmet lokaj e shum te tjer nga udbash ne patriot te qenefit VV-c dhe quditrisht edhe veteran te uçk-s pas vitit 2019, andaj i nderuar fllamur kthjellu se nuk eshte marre ta thuash te verteten por eshte poshtersi ti thuash udbasheve bija e tbijt ma te mire te qeverise, sepse te siguroi se as millosheviqi sikur te ishte ne vend te vuqiqit sdo ishte penduar kurre nga kjo klike qeverisese sepse jan nga me te deshmuarit e serbosllavise dhe brastfo jedinstfos.

                    Përgjigjjuni
                  2. e
                    emigranti

                    Fakti qe Mimoza Kusari ( Lila ) , po e kerkon me force nga prokuroria zbardhjen e pergjimeve , pasi thote se jane manipulime tregon se ka mundesi qe gjithe kjo te jete nje loje e stisur nga agjentura serbe per te rrezuar qeverine Kurti , pasi ka mundesi qe te kene rene ne ujdi me opoziten per zgjidhjen e problemeve dypaleshe ( bisedimeve ) ne favor te Serbise. Perndryshe nuk ka se si spjegohet gjithe ajo qyrravitje per mosperparimin e bisedimeve me Serbine, pa dhene vete ndonje alternative, duke ja ngarkuar fajin per ngecjen e bisedimeve Kurtit dhe jo Vucicit.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haxhiu

                      Emigrant i dashur keto pune jane me te komplikuara se sa mendja e nje emigannti. Agjentura perndryshe quhet “ intelligence”. Ne momentin qe ti mendon se gjithe kjo pune eshte pune e spiunazhit Serb, mendja duhet te te veje tek Albini dhe Vuciqi te cilet luajne te njejten loje qe eshte moszgjidhja e problemeve qe ne thelb eshte stategji Ruso-serbe dhe jo amerikano- perendimore.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje