Përgjimet Kusari Lila-Radoiçiç, Haradinaj: Ka me dhjetëra të tjera edhe më të rënda

18 Tetor 2024, 12:00Rajoni TEMA
Përgjimet Kusari Lila-Radoiçiç, Haradinaj: Ka me

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, teksa ka komentuar bisedën e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Milan Radojiçiç, ka thënë se “ka biseda edhe më të rënda”.

“Informatat që i posedojmë ka edhe me dhjetëra përgjime, sms dhe komunikime deri në fyerje të UÇK-së. Ka përgjime tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve.

Po flas prej shefit të Qeverisë e teposhtë kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirekt nëpërmjet sekserëve”, tha Haradinaj në emisionin “Presing” në T7.

Nderkaq shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila e ka cilësuar si “jo-autentike” audio-incizimin e fundit që është publikuar nga mediumi “Paparaci” ku ajo dëgjohet duke biseduar me kryeterroristin, Milan Radojiçiç, komunikimi i cili ishte realizuar gjatë vitit 2022 me ndërmjetësimin e zyrtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiç.

“Nuk ka pasur një komunikim të tillë, përveç me Slavko Simiç-in, po me të kam komunikuar në telefon, nuk kam komunikuar me Radojiçiç-in përmes telefonit të tij”, ka thënë ajo në një intervistë për KTV.

Ajo ka deklaruar se ka filluar një procedurë përmes Prokurorisë së Shtetit dhe se ka bërë vlerësimet e para përmes programeve “open-source” për të zbuluar “origjinalitetin” e bisedës në telefon me Radojiçiç-in edhe me fakte.

Kusari-Lila, ka thënë se biseda me Radojiçiç-in u bë pasi kryeteorristi në mënyrë të njëanshme ofroi gatishmëri për të garantuar siguri për zyrtarët e KOSTT-it të cilët do të zhvillonin takim me homologët e “Elektroseverit” në trafo-stacionin në Vallaq.

3 Komente

  1. P
    Peja

    Kshu është kur kosovaret kanë qejf ende hamshorët serb.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stani i VV ket bulmet ka, tradhtine

      Bravo Kusari, sepse do ta degjeneron krejt VV deri ne shkrirje!

      Përgjigjjuni
      1. V
        VINI GISHTIN KOKES

        Keto lloj "origjinalitetesh" , ne ketej nga Tirana , i kemi pare shpesh ,si psh : Ekspertiza e bere ne SHBA per Kosta Trebicken , ekspertiza e bere me ne SHBA per fshirjen e videove (fimimeve nga kamerat vezhguese) ne k/ministri nga S.Barisha , vrasja e kater demostruesve ne Tirane ne vitin 2008 nga Saliu (gjasme ishin vrare nga afer , me arme qe nuk dispononte garda , nga plumba rikoshet . . .) , ekspertiza qe iu be video skandalit per Ilir Meten , vrasja pas shpine e kater demokrateve shkodrane ne 1991 , e sa e sa te tjera . Mimoza Kusari eshte nje femer e ndyre e kompromentuar rende nga UDB-ja , si shume e shume te tjere te VV-es , apo ministrja Gerdalla !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje