Albin Kurti refuzon koordinimin, pastaj pajtohet me nënshtrimin

17 Tetor 2024, 19:58Rajoni TEMA
Albin Kurti refuzon koordinimin, pastaj pajtohet me nënshtrimin

Nga Dreni Himbeqa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti ta bind popullin se qeveria që ai e drejton nuk e di se çfarë është presioni ndërkombëtar, ndërkohë që gjithmonë mori vendime me peshë të madhe për vendin nën presion, të vonuara dhe pa asnjë shpërblim në fund.

Ekzekutivi kosovar zbatoi vendimin për Manastirin e Deçanit, e ofroi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, u tërhoq nga hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve, e i hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë.

Logjika politike e Kurtit, beson komentatorit politik, Afrim Kasolli, funksionin asisoj që acaron raportet me ndërkombëtarët, në publik shfaqet se nuk do të tërhiqet dhe se do të qëndrojë deri në fund edhe me çmimin e izolimit, duke shtuar frikën mbi pasojat e këtyre skenarëve dhe papritmas zmbrapset me synim që të mirëkuptohet nga shoqëria se e ka bërë një veprim të duhur.

“Kjo logjikë e ka veçuar tensionin me Gjermaninë dhe kërcënimin e kësaj të fundit se Kosova do të përjashtohet si nga CEFTA ashtu edhe Procesi i Berlinit, nëse Qeveria nuk e suspendon vendimin për lejimin e mallrave me origjinë nga Serbia në tregun e Kosovës. Dhe kur Kurti e plotësoi këtë kusht të gjithë u ndjen të lehtësuar se pse u shmang me e keqja”, thotë ai në një përgjigje për Albanian Post.

Por, pse e bënë këtë Kurti?

Sipas Kasollit kjo qasje e tij është “një lojë taktike” për përfitime afatshkurta, por që ju mungojnë rezultatet afatgjata strategjike, apo të cilat nuk kanë efekte pozitive shtetërore.

“Kjo ka të bëjë fillimisht me motivin e Albin Kurtin për ta ekspozuar vetën si një lider i cili dallon nga drejtuesit paraprak shtetërorë dhe politikë, që sipas tij, pranonin çdo gjë nga ndërkombëtarët”, potencon ai për AP.

Me këtë strategji, Kurti, në vlerësimin e Kasollit, po dëshiron të krijojë përshtypjen në opinionin publik se nuk bën kompromise, ose edhe nëse e bënë, atëherë është tërhequr, sepse ia ka vlejtur “barra qiranë”.

“Dhe në këtë mënyrë ta sigurojë dhembshurinë e publikut pasi ai u mundua, por në fund nuk kishte alternativë tjetër. Pra që si një i kalorës i vetmuar lufton deri në fund në mbrojte të interesave shtetërore, për dallim nga pararendësit që dorëzoheshin me të parën”, argumenton më tej ai.

Një taktikë të tillë, sipas ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti e ka deshifruar vetë me rastin e arsyetimit të vendimit për dhënien e 25 hektarëve për Manastirin e Deçanit.

“Pas këtij vendimi ai ishte arsyetuar se si i tillë ky vendim ‘ishte i vështirë, po i paevitueshëm’. Pra në dallim nga ish-liderët politikë që bënin kompromise nga vullneti, ky nga mungesa e opsioneve tjera”.

Për Kasollin në këtë mënyrë Kosova, falë kalkulimeve politike të Kurtit, ka filluar të shihet si një vend që e kupton vetëm gjuhën e kërcënimit, shantazhit dhe presionit.

“E jo si një vend që deri më tani së bashku me shtetet partnere i ka avancuar interesat e saj shtetërore dhe diplomatike”.

Në anën tjetër, për ish-diplomatin kosovar, Avni Arifi, një taktizim i tillë dëshmon se strategjia e vetme e Qeverisë aktuale e Kosovës është popullizimi dhe një fushatë kauzi patriotike.

Ky barrikadim i Kosovës kundrejt kërkesave ndërkombëtare – të cilat në fund po pranohen, sipas Arifit nuk po shkakton asgjë tjetër, përveç vonesave me dëme e dënim.

“Edhe pse në fund Kosova po pajtohet me kërkesat, dëmi po mbetet. Në të gjitha temat që kjo Qeveri ka kundërshtuar në fund ajo ka lëshuar pe dhe ka implementuar kërkesat ndërkombëtare. Sa më shumë që ka kundërshtuar, kërkesat veç janë rritur”, ka thënë ai për AP.

Se në çfarë situate gjendet Kosova në raport me komunitetin ndërkombëtar e ka përshkruar më së miri i deleguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha se vendimi për Manastirin e Deçanit është marrë shumë dhe se sipas tij nëse do të bëhej një gjysmë viti më herët Kosova do të ishte anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Çështja e Manastirit erdhi vonë. Unë jam mjaft i sigurt. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse e kishit bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit në Këshillin e Evropës. Është bërë vonë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që të ju njihen, përndryshe gjendja ndryshon”, tha diplomati gjerman.

5 Komente

  1. p
    prec ulaj

    Kosova per momentin i ka te mbyllura te gjitha dyert e Amerikes dhe Europes. Nuk i beson me Amerika Albin Kurtit. Nqse Albin Kurti do zgjidhet perseri te qeverise, Amerika do e abandonoje Kosoven, do ngelet ne meshiren e Serbise, do jete Palestine e Europes..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Albin Kurvi eshte palaco dhe kurva e Serbise. Kete ka bere qe ne fillim. Ben si kurve e ndershme me rezistence, pastaj hap bythen per te kaluar cdo gje dhe me keq ne dem te Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Harojeni Kurtin, iku vakti tij....

        A ja vle mo bre me digju budallakite e Kurtit te dal boje tash? Jo! Votonjemasivisht kunder tij mot, dhe shpallni te VV organizate nongrat per Kosoven.

        Përgjigjjuni
        1. 7
          707

          Kurtoviçi i është nenshtruar shtetit gjenocidal e kriminal qe nga koha kur Serbia e fali nga burgu per tu bërë argat i devotshem i Serbisë Per sqarim. Te gjithë te burgosurit tjerë Serbia i ka liruar e Kurtoviçin e ka falë dhe Kurtoviçi per këte falje po ja bënë argatin Serbisë

          Përgjigjjuni
          1. 7
            707

            Kurtoviçi i është nenshtruar shtetit gjenocidal e kriminal qe nga koha kur Serbia e fali nga burgu per tu bërë argat i devotshem i Serbisë Per sqarim. Te gjithë te burgosurit tjerë Serbia i ka liruar e Kurtoviçin e ka falë dhe Kurtoviçi per këte falje po ja bënë argatin Serbisë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje