“Tradhtar që ka lënë pa bukë ushtrinë”, ministri Maqedonci i përgjigjet opozitës: As e kam ndërmend të dorëhiqem

16 Tetor 2024, 15:14Rajoni TEMA
“Tradhtar që ka lënë pa bukë ushtrinë”,

Opozita ka ngritur akuza të drejtpërdrejta në adresë të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, duke kërkuar dorëheqjen e tij pas asaj që e quan “skandal” të trajtimit ushqimor të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Madje, ai është quajtur nga opozita si tradhtar që ka lënë pa bukë ushtrinë.

I ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, Ejup Maqedonci i dha përgjigje opozitës në Kosovë.

“E gjitha është edhe pjesë e fushatës, pasi për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje të rregullta dhe opozitës i është lënë hapësirë për të filluar para kohe fushatën. Këto janë çështje që nuk do të duhej të ngriheshin në këtë nivel.

Të gjitha përpjekjet që janë bërë nga unë dhe Komandanti i FSK-së kanë qenë në drejtim të pengimit të mundësive për t’u keqpërdorur apo për t’u korruptuar ndonjë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes, pikërisht në çështjen e ushqimit.

Ne do të shmangim të gjithë tenderët për ushqim, duke u realizuar nga vetë stafi civil i rekrutuar. Me këtë shmangim mundësinë e keqpërdorimeve.

Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur edhe probleme ligjore. Ndërprerja e kësaj kontrate na ka mundësuar që të zhvillojmë konceptin e ri,” tha ministri Maqedonci në A2 CNN.

I pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen gjatë këtyre ditëve, ai u shpreh: “Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen.

Çdo veprim që ndërmarr është i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem.

Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës”, tha ministri Maqedonci.

 

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Shume e turpshme dhe fyese kur lexoj njeriun qe sot do te duhej te ishte krenaria e kombit por kur lexoj se ky me shum e don fotelen-pushtetin sesa shtetin sinqerisht ndihem veq i turperuar edhe i friksuar, i turperuar sepse ky qe eshte i detyruar te respekton kushtetuten dhe gjakun e deshmoreve ky fmijaq ka zgjedhur ta mbroje tradhetine e mimoza kusarit kuptohet me urdher te kurrcit e ska dyshim se edhe me bekimin e mender presednike osmankes te bajne pismarreveshje me listen serbe pikrisht kunder uçk-s pjese e seciles po besoj se ka qene edhe ky makedonci, personalisht me vjen turp se ne çfar dite kemi ardhur, prandaj une jam i sigurt se si mender presednike osmanka si kurrci e tash po del edhe ky makedonci jan ne sherbim te serbise dhe duan sikur ne heshtje ta qojne deri ne fund qellimin e serbise.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbër

      Po mirë more - ti ke emrin Fatos, por sigurisht nuk je fatos i vogël aq sa të mos dish fare si shkruhet shqipja. Dreqi ta hajë; që nga fillimi i komentit e deri në fund nuk ke vënë asnjë pikë! Pa pushim fare.. Kaq me ngut ishe? A keni shkolla në Kosovë; a e mësoni gjuhën shqipe? Apo prapë do të justifikoheni "spum le shkavi!"

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje