Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën Serbe. Bisedat në WhatsApp dëshmojnë “kapitullimin” e LVV-së para Listës Serbe për kalimin e ligjeve në kuvend dhe për çështjen e energjisë elektrike në veri. Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin. Të dy merren vesh për caktimin e një takimi të Simiqit me kryeministrin Kurti. Kusari-Lila pranon ftesë për vizitë te Radoiçiqi në Kopaonik.
Mimoza Kusari-Lila po përpiqej të krijonte aleancë me Listën Serbe për çështje të agjendës legjislative të mazhorancës.
Për këtë qëllim, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kishte krijuar raporte miqësore me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin komunikonte përmes platformës WhatsApp. Ajo, përpiqej t’i bashkërendonte veprimet me Listën Serbe për miratimin e ligjeve të rëndësishme në kuvend.
Në katër biseda të realizuara përmes WhatsApp-it, të cilat i ka siguruar Paparaci, Kusari-Lila dhe Simiq bisedonin edhe për vizitat e deputetëve të Listës Serbe te Millan Radoiçiqi në Kopaonik.
Këto biseda dhe të tjera janë në duart e Policisë së Kosovës.
Në bisedën e parë Kusari-Lila – Simiq, të realizuar më 29 janar të vitit 2022, Kusari-Lila pranon një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi për vizitë në resortin turistik ku qëndronte ai, përtej kufirit me Kosovën.
“Ja një përshëndetje nga Kopaoniku [qesh]”, i shkruan Simiq, Kusari-Lilës duke i propozuar asaj që shkonte për vizitë në Kopaonik, ku Radoiçiq zotëron një hotel në të cilin qëndronte asokohe. “Pra, të jemi shëndosh dhe ti vjen këtu në mal”.
Kusari-Lila, e cila kishte krijuar raporte gati miqësore me Simiqin, aty për aty nuk e refuzon ftesën.
“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në Kopaonik [qesh]”, i përgjigjet ajo ftesës së Simiqit, tregon biseda e parë mes tyre.
“E pse jo?”, ia kthen Simiqi.
Nga ftesa për vizitën në Kopaonik, ata kalojnë direkt në temë. Bisedojnë për çështjen e energjisë elektrike në veri. Kusari-Lila e pyet ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për kohën se “kur do të gjejmë zgjidhje për rrymën në veri”.
Të dy bien në ujdi që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
“Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në veri [qesh]”, i shkruan Kusari-Lila, Simiqit.
Simiq, ia kthen pozitivisht.
“Bën”, i përgjigjet Simiqi. “Mbaje në mend çfarë ke thënë”.
“Çfarë kam thënë?!”, pyet me habi Kusari-Lila.
“Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë”, përgjigjet sërish Simiq.
“Po natyrisht”, pohon ajo.
“U morëm vesh”, e mbyll bisedën Simiq.
Në një bisedë tjetër, Kusari-Lila dhe Simiq flasin për shqyrtimet e disa ligjeve në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.
Biseda, e zhvilluar më 8 shkurt të vitit 2022, dëshmon urgjencën e Kusari-Lilës për koordinim me Listën Serbe.
Shefja e deputetëve të LVV-së interesohet nëse deputetët e Listës Serbe do të shkonin në seancën që do të mbahej të nesërmen.
Simiq ia konfirmon vendimin e partisë për të mos marrë pjesë në seancë. I arsyetohet me shpjegimin se 12 deputetët e Listës Serbe ishin infektuar me koronavirus gjatë një vizite te Radoiçiqi në Kopaonik.
“Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?”, interesohet Kusari-Lila për vendimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe. “Vazhdimi është nesër në orën 11:00”.
“Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetëve”, ia kthen Simiqi, Kusari-Lilës.
Kusari-Lila e kupton se Radoiçiq, kryetari faktik i Listës Serbe, nuk po i lejonte deputetët të merrnin pjesë në seancë. Por, ajo insiston të informohet nëse dy deputetët e komuniteteve të tjera, Adem Hodza e Fadil Gashi, do të shkonin në seancë.
“Si bre 12 deputetë përsëri me koronë”, përgjigjet me habi ajo. “A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti? Më fal, Fadilin dhe Bajramin?”.
Simiq ia kthen: “Të gjithë për Zotin [qesh]”.
Në bisedën e tretë mes tyre, të dy merren vesh që të caktojnë një takim për Simiqin me kryeministrin Albin Kurti.
Simiq, i cili planifikonte të shkonte në takim në katër sy me Kurtin, e njoftonte Kusari-Lilën përmes mesazheve në WhatsApp se “kishte marrë dritën e gjelbër” për takim me kryeministrin.
Kusari-Lila ia konfirmonte se do të angazhohej që takimi të ndodhte. Më vonë, e njoftonte Simiqin për orën e takimit.
“Kolege, kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK”, e informon Simiqi, Kusari-Lilën.
“Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë”, i përgjigjet Kusari-Lila.
Pak kohë më vonë, gjatë asaj bisede, Kusari-Lila ia konfirmon Simiqit terminin e takimit me kryeministrin.
“Në orën 11:00 nesër te Kryeministri”, pohon ajo.
Në bisedën e katërt dhe të fundit mes tyre, dëshmohet se sa të afërta dhe miqësore ishte komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit.
Kusari-Lila, e quan “vëlla” Simiqin, në një bisedë në maj të vitit 2022, në të cilin të dy diskutojnë për Projektligjin për Pagën Minimale.
Në këtë bisedë, të zhvilluar në maj të vitit 2022, rreth një muaj para se Projektligji i cili do t’i përjashtonte veteranët nga paga minimale do të votohej në lexim të parë Ligji për Pagën Minimale, Kusari-Lila dhe Simiq negocionin për seancën kur do të hidhej në shqyrtim ky projektligj.
“A do të jeni nesër në seancë? Duhet të bisedojmë. E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022 dhe projekt-propozimin për pagën minimale”, i kallëzonte Kusari-Lila, Simiqit për punimet e kuvendit.
“Kur?”, e pyeste Simiqi.
“Po nesër vëlla”, i përgjigjej ajo, ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe i lutej atij ta informonte paraprakisht.
“Rreth orës 10:00 Vazhdimi i seancës. Të lutem bisedo dhe më lajmëro”, i shkruante Kusari-Lila, Simiqi.
Biseda e parë
Sllavko Simiq: Ja një përshëndetje nga Kopaoniku (qesh)
Sllavko Simiq: Pra, të jemi shëndosh, dhe ti të vjen këtu në mal
Mimoza Kusari-Lila: Shefja e grupit parlamentar të VV-së në Kopaonik (qesh)
Sllavko Simiq: E pse jo
Mimoza Kusari-Lila: Më herët kam shkuar në Mavrovë
(E pse jo)
Mimoza Kusari-Lila: Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në Veri (qesh)
Sllavko Simiq: Bën, Mbaj mend çfarë ke thënë
Mimoza Kusari-Lila: Çfarë kam thënë?!
Mimoza Kusari-Lila: Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë
Mimi: Po natyrisht
Sllavko Simiq: Po
Sllavko Simiq: U morëm vesh
Biseda e dytë
Mimoza Kusari-Lila: Hajde jam në zyre
(8. shkurt 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?
Mimoza Kusari-Lila: Vazhdimi është nesër në orën 11:00
Sllavko Simiq: Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetë
Mimoza Kusari-Lila: (habitet) Si bre 12 deputetë përsëri me koronë
Mimoza Kusari-Lila: A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti ?
Mimoza Kusari-Lila: Më fal, Fadilin dhe Bajramin?
Sllavko Simiq: Të gjithë për Zotin (qesh)
Mimoza Kusari-Lila: Atëherë, shpresoj që do ta kaloni lehtë këtë virus
(nuk u realizua thirrja në orën 12:47)
Biseda e tretë
(18 prill 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre
Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij
Sllavko Simiq: A bën?
Mimoza Kusari-Lila: Bën
(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)
Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.
Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.
Sllavko Simiq: Në rregull
Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri
Sllavko Simiq: Në rregull
Biseda e katërt
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,
Sllavko Simiq; Përshëndetje
Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot
Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?
Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë
Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022
Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale
Sllavko Simiq: Kur
Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet
(Sllavko Simiq: Kur)
Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla
Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00
Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës
Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro
Sllavko Simiq: OK të lajmëroj
Ja pasqyra se kush asht LVV, kjo Levizje qe udhehiqet nga vllaznit e motrat e serbeve, nje tufe te pafytyresh qe punojne perdite per bashkim paqesor te Kosoves nen Serbi. Po duket se LVV e ka krijuar dhe inkurajuar Serbia, e cila me zgjuarsi arriti te bende shumicen e dardaneve se e ardhmja e tyre asht nen Serbi. Haram qumshti i nanes Albin Kurti. Tash po duket krejt e qarte se Rramush Haradinaj ka plotesisht te drejte kur e therret Kurtin spiun. A doni ma shume fakte, nuk ju mjaftojne keto bisedat e Kusarit.......? Te tjera biseda vllazerore te Kusarit do zbardhen ne ditet ne vijim!
Epo të ?ij një serb kosovaren, kjo nuk durohet.....
Bashkpunim i ngushte me Armikun Shekullore, me cdo Cmim, vetem me qendru ne Pushtet ! Epabeshushme .TRADHETI E pist e Qeverris Kurti ndaj Kosoves . Po mbas ktyre Fakteve dhe Skandalin me Ushqimin Ushtrise , si do reagojn Patriotet /Veteranet e Luftes ,Familjet e Deshmoreve qe dhane bijt e tyre per kte Kosove ? Kurr do c'rrenjoset kjo Fare Tradhetari nga jete e Trojet Shqiptare , dhe toleruar Kultivimi i Tradhetareve te Historis Kombetare si Esat Pah Putani , shtrir per Toke nga Heroi Kombit AVNI RUSTEMI - ish DEPUTETI I KOSOVES HEROIKE ? C'far i lejojm vetes SOT do ta vuajn femijet shqiptare Mot
Qeveria Kurthi, Skandale dhe Tradheti !
Kjo kudra e ka cef at senin, duket prej turini
Duhet ta ketë qirë Kusarin
Artan, takimet ne Hotele bahen vetem me ba seks . Nji Politikane nuk len Takime Hoteleve me nji Armik te popullit te vet.
Kosova nuk behet kurre. Do behet vetem atehere kir nuk ka kurrfare rendesie me. Serbia ka ne Kosove spiune dhe sherbyes te saj pa fund. Se nuk kane as patriotizem as karakter ata do mbeten keshtu si jane tani; per gjynah!!
krimet / masakrat c'njerezore, perdhunimet traumat qe i shkaktun Kriminelet e Terroristit Miloqevic,ne popullsine e pambrojtun shqiptare Kosove , i vuajn ala sot populli ,oj kusare kuracit serb,qi lejo me ta shti ne both, e flliq Kosoven oj rrospi ,cka po ban !
Kosovaret jane folklorik,i kuptojn gjerat me shume vonese,shkurt,i genjeni kollaj.Serbi i njeh me mire se ne ketej Drinit. Albini eshte njeri i keq,por kosovaret duan shume kohe per ta kuptuar.
Kurvat e Albin Kurvit vazhdojne te pershurrin mbi gjakun e viktimave te gjenocidit serb ne Kosove.
Keta jane ata qe shajne Edin dhe i thone se u ka shitur veriun dhe bashkepunon me Vucicin, kur jane keta vete te Albin Kurvit qe flene me ta naten e bejne sikur shahen diten.
nuk ka lan karuc kurvica shqipnis Min.Majlinda Bregi, pa thy,qe nga Pleqt Fraceze e turli seerb-kroat slloven.Me kallxu nji Slloven,se o cudit me Kurvicen Bregu ,nuk len Hotel pa u pallu . Shiqoni bre tuajat qe shtisin ballkanit vetem me u qi me sllavt miqt e rames
ik mer bythqim!
Fjale te pergjitheshme per kurven Bregu nuk kane lidhje me aferen midis Radojciqit dhe Kusarit. Kurveria eshte nje fenomen i petrgjithshem ne tere boten, por kurveria per politike eshte nje element i vecante qe shfrytezon Serbia per te rroberuar Kosoven, njelloj si ne kohen e Jugosllavise qe i komandonte shqiptaret me dhenduret e vet. Pra i komandonte me kurvat serbe dhe po te njejten politike ben edhe sot qe me aferen e agjentes Kusari me padrinon Radojciq sipas skenarit Vucic-Kurti per te shkerdhyer Kosoven. Prandaj ti "shiqoni bre" duhet te kuptosh se ketu nuk behet fjale per kurveri te zakonshme por per kurveri me detyre....
Mjerisht po deshmohet ajo qe kam thane para 4 vitesh se koalicija kurrci osmanka do ta rikthejne serbine si dikur, deshmi e ksaj ishte futja e ish udbasheve ne qeveri e présidence, dhe siq e thot sot edhe zedhensi i AAK-s kjo klike ish ushtaret uçk-s i quajne kriminel kurse radojqiqit e vulin magjupit brate, e kjo eshte VV qe per mua eshte qenefi i te gjithe udbasheve ne kosove.