Mbytet anija me emigrantë në Greqi, katër të vdekur, mes tyre dy foshnje

16 Tetor 2024, 09:30Rajoni TEMA
Mbytet anija me emigrantë në Greqi, katër të vdekur, mes

Dy fëmijë të porsalindur dhe dy gra kanë humbur jetën teksa një varkë me emigrantë u mbyt në ishullin grek të Kos në detin Egje.

Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare greke, e cila arriti të shpëtonte 27 emigrantë të tjerë, mes të cilëve edhe një person i dyshuar si drejtuesi i varkës, i cili u arrestua.

Aksidentet me varkat e emigrantëve janë të zakonshme në ujërat greke, një nga rrugët që ata largohen nga Afrika ose Lindja e Mesme për të arritur në Evropë.

Lini një Përgjigje