U kap me armë e tritol në mes të Athinës, lihet në burg Armiol Rrasa! Çfarë tha në gjykatë

16 Tetor 2024, 15:50Rajoni TEMA
U kap me armë e tritol në mes të Athinës, lihet në burg

Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjeçarin nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjeçaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Armiol Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv.

Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.

 

 

2 Komente

  1. l
    lani...

    ARAB moterqi

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      e mor Iani, ai eshte arab tamam si ai qe te qi motern ty, pasi ta ka care sumen ty.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje