Plani rus për luftë në Ballkan, kreu i NATO-s nis sot turin ballkanik

20 Nëntor 2023, 11:45Rajoni TEMA

Plani rus për luftë në Ballkan, kreu i NATO-s nis sot turin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nis sot një tur në Ballkanin Perëndimor, pas alarmit ukrainas për një plan rus për luftë në rajonin tonë.

Fillimisht do të ndalet në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa pasdite do të vizitojë Prishtinën ku ka planifikuar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjithashtu do të ketë një ndalesë në bazën e KFOR-it.

Më 21 nëntor do të zhvendoset për në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç.

Po në të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku parashikon takime me liderët e këtij vendi.

Në përmbyllje të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me liderët e vendeve aleate nga rajoni, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Lini një Përgjigje