Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, të hënën në Sarajevë, ka thënë se bashkësia e organizuar ndërkombëtare është shumë e shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot diskutuam situatën e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më gjerë në rajon. Aleatët mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne jemi të shqetësuar për retorikën secesioniste dhe ndërhyrjen malinje të Rusisë. Kjo kërcënon të cenojë stabilitetin”, ka thënë Stoltenberg.
Stoltenberg ka deklaruar vazhdimisht se Bosnje dhe Hercegovina, së bashku me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, përket në mesin e vendeve që meritojnë vëmendje të veçantë nga NATO, veçanërisht pas kërcënimeve secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili ka mbështetjen e heshtur të Serbisë dhe Rusisë.
Shefi i NATO-s do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ndërsa do të vizitojë edhe selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, në dritën e kërcënimeve secesioniste dhe minimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit (1995).
Në të njëjtën ditë (20 nëntor), ai do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të takohet me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës – Vjosa Osmani-Sadriu dhe Albin Kurti – ndërsa do të vizitojë edhe kampin e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’u adresohet për një fjalim rasti paqeruajtësve.
Kur do "E zgjidhni" problemin e Qiotos nga nje shtet terrorist si Turqia. Leri hipokrizite dhe mashtrimet. Per Ukrahinen dhe Israelin beni Namin! Nuk kini turp qe perdorni Termin "Demokraci"? E kini futur ne Nato nje Shtet kriminel qe ka te pushtuar Qendren me te Famshme te nje Perandorie Kostantinopolis! Te poshter. Jini edhe "Te krishtere"! Cdo Njeri me pak tru ne koke e kupton qe Perralla me "Zotin tuaj te Krishterimit" qe u ngjall vazhdon akoma te ndikoje ne mendjet e Psiho-Patheve (Demtim shpirterore greq). Lufta dhe krimet kunder popullit Palestineze ka nisur qe ne 1948.