"Po na rrezikohet gjuha dhe identiteti", në shesh kundër planit francez

15 Korrik 2022, 09:01Rajoni TEMA

"Po na rrezikohet gjuha dhe identiteti", në shesh kundër

Protestuesit kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut kërcënojnë se nuk do e kontrollojnë zemërimin. Ata kanë premtuar se nuk do të jenë aspak tolerant, nëse Parlamenti do të votojë pro propozimit francez. Për protestuesit, zgjidhja e propozuar rrezikon humbjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, prandaj ata kanë kërcënuar se nuk do të ndalen.

“Propozimi do të kalojë, por ata jo. Popullit i është ndezur koka më. Nuk duron. Fatmirësisht këta bullgarët na bashkuan sepse ishim të përçarë. Sido që të jetë këta do të ikin prej këtu,” – u shpreh një qytetar.

“Të mos pranohet kjo marrëveshje e dëmshme për Maqedoninë. Ta kthejmë emrin tonë. Nuk do lejojmë ndryshimin e historisë sonë. Askush nuk mund ta dijë se si do veprojë populli që është këtu. Se a do mund ta kontrollojë nervozizmin,” – tha një qytetar tjetër.

Më herët, gjatë paradites, para Parlamentit ishin vendosur pankarta dhe portretet e heronjve maqedonas të rënë gjatë pushtimit bullgar.

“Është turp që në shekullin 21 të flasim për identitet dhe gjuhë. Populli do tregoje se si ndjehet,” – u shpreh një protestues.

Prej 10 ditësh Protestuesit kanë pushtuar sheshet dhe rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe refuzim të propozimit francez. Gjatë ditëve të protestës, nuk munguan edhe përleshjet fizike me policinë, ku mbi 50 të lënduar u shënuan mes forcave të rendit dhe 12 protestues u arrestuan.

4 Komente

  1. Çeprati

    Makroni I bën këto, kolonisti I shekullit të 21të. Ju qifsha Francën terroriste!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqipo

      Bullgaret dhe sllavomakedonasit Bullgaria ka plotesisht te drejte! Pjesa me e madhe e sllaveve te Makedonise se Veriut jane BULLGARE dhe asgje tjeter, ne origjine, ne gjuhe, ne tradite dhe histori. (Nje pjese e sllavomakedonasve jane shqiptaret orthodhokse te sllavizuar). Nje sllavomakedonas dhe nje bullgar flasin normalisht me njeri-tjetrin secili ne gjuhen e tij, pa patur nevoje per perkthyes. Jane njesoj si te flasin mes tyre shqiptaret me kosovaret apo si shqiptaret me shqiptaromakedonasit. Ceshtje dialektore, por e njejta gjuhe. Deshira qesharake e sllaveve te Makedonise qe te vetquhen "makedonas" duhet te perfundoje tashme dhe ata duhet te pranojne realitetin. Sllavet e Makedonise jane bullgare perendimore. Nga ana tjeter te gjithe bullgaret ne Ballkan jane popullsi ardhacake, te vendosur gjate dyndjeve bullgare ne shek VII-te e.s. Bullgaret jane nje popullsi mikse turko-sllave, e gatuar ne brigjet e lumit Vollga, aty ku u perzjene turqit e ardhur nga stepat lindore dhe sllavet e zbritur nga stepat veriore. Prej brigjeve te Vollges bullgaret u nisen dhe kaluan Karpatet e u vendosen ne Ballkan. Bullgaret dikur para 2 shekujsh, filluan te tjerrin nje teori se jane "thrakas" pasardhes te Thrakeve te lashte, por u terhoqen shpejt prej atyre idiotizmave dhe tashme jane te qarte ne vetvete se cfare jane (jane turko-sllave). Ndersa keta bullgaret perendimore (te Makedonise se Veriut dhe te Jugut) ende vazhdojne me teorite qesharake sa jane "makedonas". Keshtuqe presioni qe bullgaret ju bejne shuleve (sllaveve te Makedonise) eshte mese i drejte, qe ata te pranojne perfundimisht se jane bullgare, ashtu si bullgaret e tjere, flasin bullgarisht, thjesht dialektin e perendimit dhe ti lene karagjozlleqet me historine! Pasardhesit e vetem te makedonasve te lashte pellazge, jane shqiptaret e sotem!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Shenimet tuaja per prejardhjen e popullates ortodokse, qe sot popullojne trojet e Maqedonis Antike jane teper te sakta. Dikur, ne kohen e komunizmit, nje xhaxha i nenes time jetonte ne Jugosllavi dhe ishte perfaqesues i Ministrise se Tregetise se Republikes se Maqedonise ne Shqiperi. Ne njeren prej vizitave te tij ne shtepine tone, ai erdhi bashke me Atasheun Kulturor te ish Jugosllavise, nje nga keta bullgaro-maqedonasit e sotem. Ky miku filloi te na cante trapin per gjoja prejardhjen e tyre nga maqedonasit antike, por i ziu nuk e dinte se im ate, nje poliglit qe njihte disa gjuhe te huaja, ishte njohes i perkryer i gjuhes dhe historise bullgare. Per te respektuar traditat e shqiptareve, ku miku qe te shkel ne shtepi respektohet, ai u perpoq qe te ndryshonte bisede, por i ashtuquajturi "maqedonas", nuk degjonte nga ai krah. Me ne fund, im ate i thote se juve nuk keni asgje te perbashket me Maqedonasit antike dhe gjuha juaj eshte bullgarishte e kulluar. Per ta vertetuar kete, ai filloi ti tregonte variantet e gramatikes se gjuhes bullgare duke i krahasuar ato me ate qe flitet ne Maqedonine e Veriut. Cdo aspekt i krahasimit ishte teresisht i njejte. Mbas kesaj, ai filloi ti fliste per mitologjine bullgare dhe heronjte e saj, qe po keshtu jane edhe ato qe i kane te ashtuquajturit "maqedonet" e sotem. Miku mbeti pa fjale dhe e mbylli halene me ne fund. Konkluzioni, per aresye politike shpiken popuj dhe shtete dhe ne ne Ballkan i kemi keto shpikje te politikes, duke filluar nga Greqia e deri lart ne Serbi. Te tere kane pervetesuar pjese te historise dhe trojeve tona dhe perpiqen qe te fallsifikojne historine per te perligjur keto pervetesime.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Po cfar karin Gjuhe e Identiteti kan kto mer hahah

      Dihet Boterishte qe ky shtet Arificial i quajtur Maqedonia E Veriut ,s'ka ekzistuar asnjiher si Nation dhe Faktikishte eshte nji Perzjerje e disa Etnive e idtentiteve (Shqiptare - te cilet nqs do t'i llogarisnim edhe te "asimiluarit" qe per shka te Represionit te Atyre qe e krijuan kte Shtet Artificiale -te cilet jane shumica shqiptare si Musliman edhe Ortodox -qe sot deklarohen si Turceli apo Maqedons - perbejne realishte shumicen ne kte shtet , nderkohe qe pjesa tjeter ,eshte bullgare , gorane e nji pakic serbe ) - Pra per cfar Nationi e identiteti te Rrem derdellitet ktu ? - Nuk ka me Shtete Fallso ,te krijuara ne Ballkan nga Europa per ti pasur ne cdo kohe si Mekanizma Politike ,per ti perdorur sipas interesave te veta e oreksit te vete ne Ballkan ,per t'i mbajtur te percare Kombet ne Ballkan dhe gjithmone ne Konflikte ! - Kjo eshte e verteta . Maqedonia u krijuar pas Coptimit te Trojeve Shqiptare mbas renies se Perandorise Turke ,nga Fuqite e Medha .Te cilat nqs Shqiperise ja Coptuan me Force (per kte duhet ngritur Padi ne Hage sot ) nderkoh qe me Bullgarine ,per ate pjes qe kufizohej me Shqiperine ,qe sot eshte brenda Maqedonise ,ben Kompromis Fuqite e Medha duke i dhene nji pjes te Turqise ,me nji popullsi Turke si psh Kazan etj qytete ku jetojne mbi 3 -Miljon Turqe ,mbasi Turqia u mposhte . Pra perse duhet te vazhdohet ala nen kte Farse ,qe Europa ka ngjizur ne Ballkan ? Perse duhet te jetojne popujt e Natione te bera mish - mash nga Europianet ala ne Ballkan , ku shfrytezohen e perdoren nga Politika e BE-se per qellimet e tyre ,e mbajtur ne Konflikte e flake Ballkanin ? - Kujt i sherben Shteti Artificial i MV vec Konflikteve ? Ja si u perdor Farsa MV kunder Shtetit Shqiptare gjithe kto vjete ,per hapjen e bisedimeve me BE . Kjo eshte nji nga Faktet ,qe flasin qarte se perse ekziston ala nji Shtet Koti si MV-ja . Sepse keshtu i mban humorin ne forme BE-se

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje