Kryetari i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, Nemanja Sharoviç, ka thënë sot se presidenti i Serbisë është pajtuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Politikani Sharoviç tha për agjencinë Beta se Vuçiç është pajtuar për pranimin e Kosovës në KiE me kusht që të formohet Asociacioni.
“Duke pranuar planin franko-gjerman dhe udhërrëfyesin e Ohrit, Vuçiç u pajtua për hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është pasojë logjike e politikës së Vuçiçit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ajo që po bën Vuçiç sot është vetëm kontroll i dëmit mediatik, sepse për shkak të marrëveshjes së Serbisë, pranimi i Kosovës në KiE u përkrah edhe nga vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës”, ka vlerësuar Sharoviç.
Ai ka thënë se në Këshillin e Evropës Serbia “ka rënë” në katër vota (dy nga Serbia dhe nga një nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi) dhe se nuk mund të pengohet pranimi i Kosovës në atë organizatë.
“Vuçiç ka përgjegjësinë më të madhe për pranimin e Kosovës në KiE, sepse ua ka premtuar shefave të tij nga Perëndimi. Që nga viti 2012, ai në vazhdimësi ka zbatuar politikën e tradhtisë së interesave kombëtare serbe dhe heqjes dorë nga autoriteti shtetëror në Kosovë e Metohi.
Vuçiqit i intereson vetëm se si ta ruajë pushtetin e tij, ndërkohë që serbët në Kosovë janë krejtësisht të harruar për të”, ka thënë Sharoviç.
Po te lexosh lajmet nga Serbia, shikon qe politikanet serbe jane ne gare me njeri tjetrin per tu treguar ne sy te popullit serbe mbrojtes te idese se Kosova eshte pjese e Sebise. Eshte pikerisht kjo dukuri qe ka infektuar edhe Kurtin ne anen tjeter te frontit. Edhe Kurti ben te njejten loje ne anen e kundert te litarit duke e lene Evropen dhe Ameriken "duar bosh". A eshte kjo nje loje e dirigjuar nga i njejti burim ne Moske per ta mbajtur situaten "flakadan", apo eshte mikrobi ballkanik qe politikanet e ndertojne karjieren e tyre nepermjet demagogjise dhe llafefeve populiste dhe jo llogjikes dhe bashkepunimit, sidomos me perendimin, eshte nje diciture qe edhe ne popullin e zakonshem na ndan ne "patriot" apo "bukeshkeles" sipas preferencave politike. Kurti dhe Vuciqi e kane bere mut mendjen njerezore ne Ballkan! Cfare shkolle kane bere keta demagoge?!
Jo “pesimist”, nuk ke kuptuar gje. Po te shikosh partit e shkijeve, secila bene gara se kush ti beje zi e me zi Kosoves. Pariti opozitare akuzojne pushtetin se po toleroni Kosoven, se po te ishim ne pushtet ne do ta kthenim Kosoven. Kurse te partit shqiptare funksionon mbrapaht. Parit opozitare akuzojne pushtetin se po na cone ne luft. Partit opozitare u thojne nderkombetarve se po te vinim je ne pushtet ju degjojme cfardo qe te na thoni e se pushteti nuk po ju degjon. Kjo shellje e partive opozitare ne Kosove dobeson poziten negociuese te cfardo pushteti, pa marr parasysh kish eshte ne pushtet pozita apo opozita.