
Nga Jetlir Buja
Qëndrimi i profesorit amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, Edward P. Joseph, ishte aq i drejtpërdrejtë e i fortë sa provokoi një bujë të madhe në opinionin publik në Kosovë.
Joseph shprehej ashiqare - për vendimin e Qeverisë Kurti II për të bllokuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë - se “ishin çuar përpara interesat e Serbisë” dhe ishin “dëmtuar interesat e Kosovës”.
Ta mendosh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si një “dëmtues të interesave të Kosovës” është e zorshme, veçanërisht nëse marrim parasysh karakterin dominues nacionalist të protestave të tij tash e pesëmbëdhjetë vjet.
Por, Joseph është shumë këmbëngulës në qëndrimet e tij edhe në këtë intervistë dhe ofron argumentet e tij pse “ishin çuar përpara interesat e Serbisë” nga vendimi i Qeverisë Kurti për çështjen në fjalë.
Ai nuk ngurron të ofrojë përgjigje të drejtpërdrejta edhe në pyetje tjera që janë shtruar në debatin tonë të brendshëm publik.
Zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk po lejohen që të mbahen në Kosovë. Kjo po shihet gjerësisht si një fitore e madhe për agjendën nacionaliste të kryeminsitrit Albin Kurti. E megjithatë, ju keni pretenduar që Kurti i ka dëmtuar interesat e Kosovës dhe “i ka çuar përpara ato të Serbisë”. A mund t’i shpjegoni lexuesve tanë arsyen prapa këtij qëndrimi?
Po, mund të përgjigjem në mënyrë shumë koncize. Ju thoni që vendimi për votimin në zgjedhjet serbe është “parë gjerësisht si një fitore e madhe për agjendën nacionaliste të Kurtit”. Kjo ngrit një pyetje të madhe për lexuesit tuaj: “a doni të çoni përpara një agjendë nacionaliste apo doni të futeni në NATO?”
Realiteti – nuk ka rëndësi se kush s’dëshiron ta pranojë – është që Kosova nuk mund t’i zgjedhë të dyja. Për shkak të bllokadës me njohjen nga Serbia – të mbështetur nga katër vende anëtare të NATO-s: Greqia; Rumania; Sllovenia; dhe Spanja – Kosova nuk e ka luksin që të ç'orientohet në objektivat e saj strategjike. Prioriteti urgjent i Kosovës është dalja nga kjo bllokadë mbytëse, e cila avancohet nga Serbia dhe Rusia.
Fatkeqësisht, vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar zgjedhjet serbe vetëm sa e çoi përpara “agjendën nacionaliste” të Serbisë, jo të Kosovës. Më lejoni ta shpjegoj këtë gjë në dy pjesë: dhuratat për Vuçiqin; dhe mbrojtja ekzistuese e sovranitetit të Kosovës nën sistemin e votimit që ka ekzistuar tash e dhjetë vjet.
E para, si dikush që vazhdimisht ka alarmuar për rreziqet e përkëdheljes së “regjimit” pro-rus dhe anti-demokratik të Vuçiqit, është shumë zhgënjyese të shoh presidentin serb duke i marrë gjithë këto dhurata nga Prishtina.
Dhurata e Parë: Pranimin zyrtar që Serbia është bërë bashkëpunuese – dhe Kosova jobashkëpunuese – nga pesë shtete lidere të NATO-s (dhe BE-së), të udhëhequr nga miku më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara. Kësaj vetëm sa i bëri jehonë kryeministri i një vendi tjetër anëtar të NATO-s, ai i Norvegjisë. Menjëherë pas takimit me kryeministrin Kurti, kryeministri Store qartë shprehu “zhgënjimin” që Kosova nuk po lejonte mbajtjen e zgjedhjeve serbe si më herët.
Dhurata e Dytë: Mundësi më të mëdha për Vuçiqin që të konsolidojë serbët e Kosovës në strukturat politike dhe administrative që minojnë sovranitetin, autoritetit dhe në të ardhmen edhe funksionalitetin e Kosovës. Kjo e çon përpara vizionin e Vuçiqit që “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe” të jetë nën autoritetin e Beogradit, e jo të Prishtinës.
Dhurata e Tretë: Krijimi i përshtypjes, që vetëm sa u përforcua edhe më shumë pas protestave publike në Kosovë, që qeveria e Kosovës nuk zbaton përgjegjësitë e saj për qytetarët e saj serbë. Edhe kundërshtarët e Vuçiqit dhe edhe Lista Srpska e tij tash po bëjnë me gisht kah Kosova. Marko Jakshiq, një bashkëpunëtor i politikanit të vrarë Oliver Ivanoviq, kritikoi Kurtin (në Danas) për “veprimet e tij kundër bashkekzistencës dhe multietnicitetit.” Jakshiq hapur akuzoi Vuçiqin dhe Listën Srpska për “vjedhje në zgjedhje” njëkohësisht duke thënë që ata “të paktën nuk jua kishin mohuar të drejtën e votës.”
Shpresoj që këto tri dhurata ta bëjnë të qartë arsyen pse vendimi për votimin në zgjedhjet serbe ishte një auto-gol.
Me vendimin e saj, Qeveria e Kosovës e ka hequr të drejtën që e gëzonte komuniteti i serbëve në Kosovë. Kjo është ndryshe prej “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” që nuk ekziston dhe që duhet diskutuar në dialog, si pjesë e marrëveshjes finale. Votimi në zgjedhjet serbe nuk mund të krahasohet me tarifat doganore (Taksa 100%) që Kosova mund t’i bëjë, si çdo shtet tjetër, kur sheh se interesat e saj po rrezikohen nga një fqinj armiqësor. Tarifat prekin të gjithë qytetarët e Kosovës, jo veç komunitetin e serbëve në Kosovë.
E dyta, modeli ekzistues i OSBE-së për votimin e Serbëve në Kosovë e mbron sovranitetin e Kosovës.
Përkundër formës se si është shtruar pyetja, Serbia nuk organizon zgjedhje në Kosovë, dhe nuk e ka bërë tash e dhjetë vjet. OSBE-ja ka organizuar votimin, pa ndonjë ankesë serioze deri më tash. Ky model mbron sovranitetin e Kosovës, derisa respekton të drejtat e komunitetit serb të Kosovës.
E di këtë gjë sepse e kam negociuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 si zëvendës-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. E kam shkruar opinionin për Balkan Insight sepse e di nga dora e parë se si ky model është dizajnuar – me idenë e qartë dhe pa kuptim të dyfishtë se me këtë punë merret OSBE-ja dhe jo Serbia.
Natyrisht, çdo model mund të përmirësohet. Pres të dëgjoj nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës se çfarë përmirësimesh konkrete kanë kërkuar nga ShBA-ja dhe partnerët evropianë. Deklarata nga ‘Quint’-i nënkupton që Serbia ishte e hapur për modifikime. A ishte Kosova?
Shtetet e Quint-it po ashtu kanë shprehur “zhgënjimin e madh” për vendimin e Qeverisë tonë dhe e kanë akuzuar Kosovën “që ka dështuar të mbrojë... të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”. A është kjo akuzë e dëmshme për imazhin e Kosovës jashtë vendit?
Natyrisht që është e dëmshme – jo vetëm për imazhin e Kosovës, por edhe për interesat e saj thelbësore. Kosova përballet me një problem strategjik që është njohja nga vetëm gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, dhe ka mbetur jashtë në një numër të madh organizatash ndërkombëtare, mbi të gjitha, nga NATO që tash ka rëndësi të menjëhershme për Kosovën madje edhe se pranimi në OKB.
Me invazionin rus në Ukrainë, Serbia tashmë është nën mbikëqyrjen më intenzive ndonjëherë për marrëdhëniet e saj me Putinin – dhe për sistemin e saj autokratik dhe politikat e destabilizimit të fqinjëve. Invazioni rus e ka unifikuar NATO-n - duke ju dhënë më shumë arsye aleatëve të NATO-s që të mirëpresin një shtet shumë pro-NATO si Kosova, fillimisht përmes ‘Partneritetit për Paqë’, e më pas edhe duke ofruar “Planin e Veprimit të Anëtarësisë”, e në fund edhe anëtarësimin në Aleancë.
Menjëherë pas invazionit rus, presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Nato, siç e kanë bërë edhe të tjerë në Kosovë. Kjo është konsistente me raportin tonë të fundit në Qendrën SAIS-Wilson. Por, marrëdhënia e Kosovës me NATO-n mund të çohet përpara nëse katër shtetet që nuk e njohin Kosovës – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – e ndryshojnë këtë pozicion.
Në vend se ta shfrytëzojnë këtë mundësi kritike, Prishtina ka bërë autogol duke e bllokuar një metodë përsosmërisht të drejtë për serbët e Kosovës që të votonin. Askush nuk e kupton tash këtë gjë më mirë se Albin Kurti, pas takimit të tij më 29 mars me kryeministrin norvegjez.
Nëse Norvegjia, dhe pesë shtetet anëtare të NATO-s përfshirë Shtetet e Bashkuara, publikisht e bënë të qartë “zhgënjimin” me Kosovën për zgjedhjet serbe, cilat janë gjasat që Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania të ndryshojnë pozicion?
Secili që dëshiron ta pranojë realitetin e di përgjigjen, dhe ajo nuk është e mirë për Kosovën.
Së fundi, z. Haki Abazi – kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme – ka pretenduar që opinioni juaj është i pabazë dhe ka implikuar që ju nuk po njihni vendimet e një qeverie të zgjedhur me votë të lirë demokratike. Cila është përgjigjja juaj?
Opinioni im i fundit ashiqare ka ndjellë zemërim në Kosovë. Ka pasur aq shumë reagime, edhe mbështetëse por edhe kundërshtuese ndaj perspektivës time, sa që nuk mund t’i përgjigjem secilës.
Është e habitshme se si zyrtarët e Kosovës fokusohen më shumë në fjalën time – një qytetar i thjeshtë amerikan me eksperiencë të gjatë në Ballkan – se sa në fjalët e zyrtarëve të qeverisë Amerikane dhe qeverive tjera të mëdha evropiane. Këta të fundit janë shumë të qartë në qëndrimet e tyre: vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin në zgjedhjet serbe, me modelin ekzistues të OSBE-së, është gabim. Mund ta shpjegoj fare thjeshtë pse-në. Kam bazë solide për qëndrimet e mia meqë e njoh nga dora e parë se si modeli i OSBE-së ishte dizajnuar, dhe se si e mbron sovranitetin e Kosovës.
Askush nuk po vë në pyetje të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur kushtet se si qytetarët e saj me nënshtetësi të dyfishtë do të votojnë (në zgjedhjet që s’janë të Kosovës) në territorin e Kosovës. Ambasadori i ShBA-ve në OSBE, Michael Carpenter, e bëri të qartë këtë gjë në muajin janar sa i përket referendumit serb mbi amandamentet kushtetuese në reformën e gjyqësorit.
Në të njëjtën kohë, askush nuk mund të vë në pikëpyetje të drejtën e zyrtarëve të huaj apo akademikëve që të kritikojnë vendimet e Qeverisë. Ky lloj i reagimit ndaj kritikës është i çuditshëm, e madje edhe pak absurd. A nuk duhet të sfidojmë ‘sovranitetin’ e Serbisë për të mos i vënë sanksione Rusisë? Çka sa i përket vendimit ‘sovran’ të Gjermanisë për të qenë partnere me Rusinë në tubacionin e gazit Nord Stream 2? Apo, mos duhet që veç Kosovën ta ruajmë nga kritikat?
Sa i përket mandatit të votuesve kosovarë, sa më kujtohet ishte Albin Kurti me partnerët e tij të koalicionit që garuan me platformën “punë dhe drejtësi”. Dhe, më kujtohet që ai kishte thënë se do të kishte marrëdhënie të mira me serbët e Kosovës sepse “ata s’i kishin bërë asgjë atij, e ai s’ju kishte bërë asgjë atyre.” Për fat të keq, nuk është më e qartë nëse ai mund ta bëjë një deklaratë të tillë.
Invazioni rus në Ukrainë ka ringjallur kujtesën tonë për luftën që ndodhi para 23 vitesh në Kosovë. Po ashtu, shumë politikanë – përfshirë kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani – kanë pretenduar që ka mundësi që Rusia të kërkojë shpërndarjen e konfliktit në rajonin tonë. Cili është komenti juaj?
Me një lidership kaq mizor, kaq të krisur e kaq të korruptuar sa qeveria e Rusisë nën Vladimir Putinin, askush nuk mund ta përjashtojë ndonjë përpjekje të tyre për destabilizimin e Ballkanit.
Prioriteti strategjik i Kosovës është siguria. Siç e kemi parë me Ukrainën, nuk ka zëvendësim për sigurimin e një vendi kundër një fqinji më të madh e armiqësor. Kosova përballet me armiqësi të rëndë politike nga Serbia. Pavarësisht pranisë së KFOR-it, ka potencial për konfrontim ushtarak, veçanërisht nëse marrim parasysh grumbullimin intenziv të ushtrisë së Serbisë kohët e fundit.
Ajo që shoh nga Moska në këtë moment është ankthi se çka mund të ndodh në Ballkan që i dëmton interesat e Rusisë. Këtë javë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, dha një intervistë për Tanjugun ku paralajmëroi që Kosvoa “dëshiron të marrë avantazhe të mëdha për situatën për të fituar njohje të “kuazi-pavarësisë” së saj”. Pse do të lodhej Lavrovi që të jepte një intervistë të tillë për një medium serb gjatë një krize tmerruese, duke përfshirë lojtarë të mëdhenj globalë si ShBA-ja, BE-ja dhe Kina? Kjo nënkupton që Lavrovi është i brendosur edhe për trysninë me të cilën mund të përballet Serbia për sanksionet – dhe, po ashtu, për mundësitë e hapura për Kosovën në këtë situatë të re.
Ky është momenti kur liderët e Kosovës duhet të kenë vizion. Në vend se të ndjekin “agjenda nacionaliste” të vogla (siç i quani ju), Prishtina duhet të lëviz në drejtim krejtësisht të kundërt: të tregojë bashkëpunimin e saj strategjik me aleatët e NATO-s si ShBA-ja – që është konsistente me dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Në vend se të bllokojë serbët së votuari, tash ishte koha të bëheshin do ndryshime dhe të lejohej modeli bazik i OSBE-së të vazhdonte. Tash do të ishte koha që të zbatohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Fatkeqësisht, disa njerëz kanë ngelur në botën siç ajo ka ekzistuar para 24 shkurtit kur Rusia u fut në Ukrainë. Në vend se t’ju dalin kundër miqve të vërtetë të Kosovës – që e duan të mirën e këtij shteti dhe nuk kanë frikë ta thonë kur ajo dështon – zyrtarët kosovarë duhet të kapin mundësitë e hapura strategjike para tyre.
Kurtit i henkshit ate qe ben cdo mendjes....GFYS
N'amerikë ka me miliona profesor dhe kështu nuk është e vështirë të gjindet njëri që përshëndet politikat fashiste të serbisë dhe dënon ato të mbrojtjes të kosovës. Sikur ky gazetari nga kazani politik të mos ishte i ndikuar nga politika e PAN'it, nuk do bënte mundin të kërkonte një "profesor amerikan" që e qorton politikën e kurtit karshi çetnikëve serb. Edhe jetlir buja i thotë vetes gazetar edhe pse në fakt gomar është.
Eh mo.Pandi. Të fala Florianes. Edhe ti si ajo. Ke bythen atje ku duhet të jetë truri.
E more vesh nga era ti. E po ke shqisa qeni o "fraeri i florianës".
Cfare eshte me e veshtire te gjenden, profesore me emer, personalitete qe vendosin reputacionin e tyre kur flasin ne publik, apo injorante si puna jote, njerez pa personalitet, pa shtylle kurrizore qe shkruajne si anonim ne faqe online?! Ke ti aq tru te gjykosh ket profesorin amerikan qe eshte nje nga personalitet e gjeopolitikes dhe situates ne ballkan?!
Mund të ndodhë edhe ti t'ishe "profesor me emër", por prap ngelesh gomar, sepse je viç i gomareshës.
Ahh, dyshoj se zgjedhja qe beri Albin Kurti ishte thjesht nje «kaprico» feminore. Kam frike se eshte me i thelle problemi. Albini nuk me duket aq naiv sa e tregon me kete rastin e zgjedhjeve, si dhe me provikimin e serveve me targat. Me vjen mire qe z. Joseph i tha gjerat kaq qarte e shkoqur sa nuk le vend per interpretime. Te falemnderit Profesor i nderuar. Keni respektin e te gjithe patrioteve te vertete shqiptare!
Hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distane, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin Grande Albin. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.
Te qifsha Gruan Romantike qe ke o KosoKar Romantik
Cfare flet o palo profesor. Si do te sillej Amerika sikur Meksika te organizonte zgjedhjet në Teksas? Nuk besoj se do ti lejonte. Deri në 2020 serbet votonin në Kosove.Perse Greqia dhe shtetet e tjera nuk e njohen Kosoven? Albin Kurti ka vepruar drejt. Zgjedhjet në Kosove I organizon vetem qeveria e Kosoves dhe jo ajo e Serbise.
Kosova me keta politikane,mbeti duke ngelur ne klase.Pa VIZA,pa antaresim ne OKB,pa antaresim ne NATO,pa antaresim ne evrope,pa standart ekonomik,pa strategji energjetike.....te na rroje Kurti!!
Ky far profesori amerikan paska marrë një tufë dollarësh nga Edi Rama bashkëpunëtori më i ngusht i Vuçiç dhe antikosovari më i madh i të gjitha kohërave duke ia kaluar edhe Esat Pashë Toptanit.Po a e din o.njeri i mirë se Amerikës dhe Evropës iu interesojnë me shum fesatin si thot populli dhe nuk i intereson kush humb e kush fiton.Po Franca e ndau Kosovën para 23 vitësh.Në momentin që e pranon një zgjidhje të dëmshme nga "miqtë"të tho vet e ke pranuar.Në Kosovë i kemi shijuar shumë lloje qorbash por jo edhe at qorbën e Edi Ramës për të cilën do mbetet tradhtar në histori për gjithmonë e jet.
Disa here kam theksuar qe Kurti kercen me Vuciqin "tangon e vdekjes". Ata te dy kombinojne bukur kembet ne funksion te politikes serbe. Kurti hiqet si patriot, por nen keto parrulla fallco ndihmon strategjine e Serbise per te mos zgjidhur problemet, derisa kohet te ndryshojne ne favor te Serbise. Historia eshte shume e gjate se si Vuciqi ka fituar nga keto "pordhe" te Albinit, duke na nxjerre ne zbuluar si "planeprishesit" e Evropes dhe te Amerikes. Te vetmit qe perfitojne nga keto jane serbet dhe mendjeshkurterit e Albinit qe gufosen nga fjalet me "te qifsha nenen or serb"! Ata harrojne se eshte koha e bashkepunimit me Ameriken dhe Evropen. Mjerimi yne eshte niveli i ulet e mbeshtetesve te Albinit, sic jane edhe keta komentues me siper qe paraqesin kete profesor si mbeshtetes te cetnikeve. Keta derdimene nuk kane haberin qe 5 shtetet e Kuintes e kritikuan vendimin e qeverise se Kosoves.Keta derimene nuk pyesin jo vetem per Evropen por as per Ameriken, qe nje here e rrezoi Kurtin nga pushteti. Cfare duhet te beje Amerika per tju bindur ju injoranteve te Kosoves qe Albin Kurti punon per Vuciqin? Nejse...fola shume….puna eshte njelloj si me mbeshtetesit e Saliut qe nuk pjerdhin per Ameriken. E keqja jone eshte se jemi mbushur me spiune dhe injorante qe mbeshtesin spiunet! Njerez qe nuk shikojne veprat e Kurtit por fjalet e tij bombastike qe tingellojne si "pordhe" ne mes te dasmes…..
Derrat,derrat,ata shikoni,i nomeroni,i ushqeni e lerini profesoret e politiken se u demton shendetin.
Bravo Mjero Baze. Rama me politikë dhe ti përmes gazetës "Tema" po bëni argatin e përkryer të Vuçiçit e Putinit kundër shqiptarëve. Paçi faqen e zezë e iu dënoftë historia.
Raif Merjja nje here ne goje Edi Rames ti dhe gjithe bashibozuket e Albin Kurtit
Nese Kosova do paqe, kater komunat serbe ne veri te saj duhet te kalojne nen administrimin e shtetit serb...
nese shkija do paqe athere duhet ti dorzoj kosoves luginen, pazarin e ri dhe Arbanasin ne Nish
Eshte vendosur “ profesori American “ ne krye te artikullit dhe, cdo gje eshte sic thote ai. Qe ne titull shihet tendenca e tru shoerlarjes Mjaf manipuluat kete popull o gazetar-uc
Ne dipllomaci duhen ditur shume gjuhe te huaja. Kurti ka metodat e tij patriotike-impulsivo-fshatareske, dhe kjo do ta ngadalesoje levizjen perpara te vendit. Kosova duhet te kete fanar vetem SHBAte. Nese kundershtohen SHBAte, perfundimi mund te jete i padeshiruari.
Jep jep e mos merr kurgja…..na myten rrenat e frances e te europes. Veq Amerika se sa per pordhet e europes edhe 1miljon vjet nen sllavizem serb e ruse.
Nuk ka me dhurate te cmuar per Serbine se sa Kryeministri i Shqiperise aty poshte tavolines se Open Ballkan (aka New Yugoslavia)
Fillova ta lexoi fillimin e intervistes, dhe, e nderpreva. Pergjegjie retorike. Ky njeri harroi qe para nji muaji kjo Serbi dul kunder tere prendimit per sa I taken vendosjes te sanksioneve Rusis. Dhe cka ndodhi? Asgja. Serbia po pergdhelet. Ju lutem kuptoni qe nuk eshte mire gjithnji me ba “Lepe pekej” sikur thon ne Gjakove, sepse te marrin ere pas qafe.
Vendim me i drejte i Kurtit deri tash .Serbia done te mbaj zgjedhje me flete votimi dhe dokumenta zgjedhoz ku Kosova nuk permendet aspak.Ne keta fletvotime shkruan serbisht:Republika Serbia,Opstina (Komuna)Decani,Mitrovica…..Kete askush ne bote ,me mend ne koke ,nuk do e lejonte.