Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër planit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku ndodhet ndërtesa ikonike e Shtabit të Përgjithshëm, ish-selia e ushtrisë jugosllave.
Protestat u zhvilluan menjëherë pasi parlamenti serb miratoi një ligj që heq mbrojtjen ligjore të ndërtesës, e cila deri tani konsiderohej një monument kulturor dhe historik i mbrojtur nga shteti.
Vendimi ka shkaktuar zemërim të gjerë në opinionin publik, pasi ndërtesa e shkatërruar pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, shihet si simbol i historisë moderne të Serbisë.
Sipas raportimeve, projekti i ri përfshin ndërtimin e një hoteli luksoz në bashkëpunim me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Kritikët thonë se shembja e godinës për t’i hapur rrugë një projekti komercial është “fshirje e kujtesës historike” dhe një “fyerje për viktimat e luftës”.
Autoritetet serbe, megjithatë, e justifikojnë vendimin si pjesë të zhvillimit urban dhe ekonomik të kryeqytetit, duke premtuar se një pjesë e strukturës origjinale do të ruhet në kujtim të historisë së saj.
Le ti kemi inate serbet sa te duam por jane popull qe reagojne, jo si ne qe fleme gjume dhe durojme te njejtat plehra per 35 vjet!
Ne nuk kemi nevoje t’u urrejme ju serbet o dobra picka. Ju trima qe e krruajtet me Naton, tani do ja merni ne goje Trampit dhe jo vetem qe do u bej mu… ne mes te Beogradit, por do t’i thoni faleminderit per investimin. Do therrisni pak nga dhimbja si fillim..
Serbia luan, do fitoje kohe per te mos lejuar ne fund ndertimin e dhendrit....