Më 26 tetor Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedh Qeverinë e re të Kosovës. Mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën, propozoi kabinetin qeveritar, i cili mori vetëm 56 vota për.
Megjithatë, partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë sugjeruan se nuk do të tentojnë ta bëjnë shumicën qeverisëse. Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënvizuan pas seancës se zgjidhja optimale në situatën akutale janë zgjedhjet e reja parlamentare.
Një gjë e tillë u përsërit edhe pas takimit të liderëve të partive politike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Për njohësit e çështjeve politike në vend ish-partitë opozitare aktualisht kanë frikë ta marrin drejtimin e vendit, andaj edhe nuk po insistojnë në formimin e institucioneve të reja, por po e shohin si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme.
Analisti politik, Afrim Kasolli, vlerëson se në mesin e tyre duket se po dominon një frikë dhe ankth mbi atë se çfarë do e pret vendin në muajt e ardhshme.
Për njohësit e çështjeve politike në vend ish-partitë opozitare aktualisht kanë frikë ta marrin drejtimin e vendit, andaj edhe nuk po insistojnë në formimin e institucioneve të reja, por po e shohin si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme.
Analisti politik, Afrim Kasolli, vlerëson se në mesin e tyre duket se po dominon një frikë dhe ankth mbi atë se çfarë do e pret vendin në muajt e ardhshme.
"Sa i përket dimensionit ndërkombëtar lidhur me dialogun me Serbinë dhe qasjes që mund të ketë administrata Trump, por pa përjashtuar edhe zhvillimet sa i përket zgjedhjeve lokale kur dihej qartë se në katër komunat veriore do të rikthehej Lista Serbe në pushtet. Prandaj, të njëjtat kanë kalkuluar që kjo patate e nxehtë ti mbetet në dorë Albin Kurtit”, thotë ai për Albanian Post.
Sidoqoftë, pavarësisht motiveve që e kanë kushtëzuar këtë sjellje të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, Kasolli vlerëson se të njëjtat në fund kanë dëshmuar politikisht se janë në gjendje ta bllokojnë Albin Kurtin, por kanë dështuar ta ndërtojnë një alterantivë qeverisëse ndaj tij duke e lënë jashtë pushtetit përfundimisht.
Në të njëjtën linjë të mendimit është edhe profesori universitar, Dritëro Arifi. Sipas tij Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë guxim e vizion për të drejtuar vendin.
“Ata s’kanë guxim e as vizion, s’e kanë të qartë se cilat politika duhet të kenë prioritet që Kosova të ecë përpara”, thotë ai për AP.
Partitë politike në fjalë, po të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe me një guxim dhe vizion të kristaltë për shumë pak kohë, beson Arifi, mund të bënin disa ndryshime substanciale në pushtet.
“Ata me shpejtësi mund t’i largonin masat ndëshkuese të BE-së edhe mund ta fillonin komunikimin strategjik me SHBA-të edhe do t’i ratifikonin të gjitha marrëveshjet që kanë mbetur peng në lidhje me BE-në edhe do të votohej buxheti, pra për 3 ose 4 muaj mund të bënin gjëra shumë të mëdha që qeveria e kaluar nuk i ka bërë për 4 vjet”.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po insiston që të caktohet një mandatar i dytë për formimin e Qeverisë, ndërsa ish-opozita ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kosova është zhytur në krizë që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat u zhvilluan para pothuajse dhjetë muajsh, derisa vendi mund të përfundojë në një cikël të ri zgjedhor në dhjetor, në përpjekje për t’iu kthyer normalitetit institucional./AlbanianPost
Paaftesia e klases politike Kosovare per te zgjidhur ngerçin politik eshte deshperuese. Tregues e nje qyteterimi problematik. Lufta eshte lufte e politika eshte politike! Dikush duhet ti detyroje te arsyetojne!
Pra Shqiptar,duhet ta dini,besoj edhe e dini,vete Shqipetaret nen shtetrrethim kane deklaru-votu ne kuvend(Prizeren) per bashkimin me serbin, prap ne vitin 1989,vet Shqipetarët,nen shtetrrethim, kane deklaru-votu ne kuvend(Prishtine) per heqjen e autonomis se vitit 1974, ne favor te serbis.Pra te tille jemi te mirat vete i japim sikurse sot opozita ne Kosove,po ben te pa munderen ta rrezoj Albin Kurtin,per ta fut serbin hisedare dhe brenda Kosoves,permes decentralizimit,zajednices dhe shkembimit te teritoreve.