VIDEO/ Rama në konferencën për Ukrainën: Motra ime e dashur Giorgia Meloni…Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

10 Korrik 2025, 16:30Bota TEMA
VIDEO/ Rama në konferencën për Ukrainën: Motra ime e dashur

Në fjalimin e tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte premtuar të fliste “në mënyrë të pazakontë shkurt”, ndërsa falënderoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni për organizimin, duke e quajtur atë “motrën e tij të dashur”.

“Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. I dashur Antonio, ka qenë një përvojë e shkëlqyer, një udhëkryq gëzimplotë, kaotik dhe i paqtë që keni organizuar këtu për t’i treguar të gjithëve se nuk ka një vend më të sigurt se Italia”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë të pakuptimta në një vend si Italia, duke iu referuar edhe pranisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Jam i sigurt që edhe Volodymiri e ka shijuar morinë e humanizmit këtu, ku të gjithë truprojat e tij për herë të parë që prej luftës janë ndjerë të padobishëm.”

6 Komente

  1. S
    Schopenhauer

    Jo të padobishëm, por më qartë përkthimi duhet të jetë; të panevojshëm.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      Bravo , gjiganti ynë , që ulesh i barabartë midis të barabartëve me fuqitë e mëdha të kontinentit .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Pse, o zot, na ke dënuar duke na vënë mbi krye një njeri kaq të pavërtetë për gjithçka thotë, i cili me ato që dërdëllit mahnit vetëm veten dhe askënd tjetër me mënd në kokë, dhe po ashtu kërkon të gjykohet për ato që thotë dhe jo për ato që bënë. Si është e mundur të mos kuptojë ky njeri, se fakti që ulet në një tavolinë me t'a nuk e bënë të barabartë me ta?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nora

          O Loni ai qe nuk kupton je ti. Pse ka bere perendia kaq shume trapa qe japin mend kur d'kane as vete...

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Mend shet ai që ska. Ai që ka i mban për vete.

            Përgjigjjuni
        2. g
          ganiu

          Bravo Tellall, këtë radhë Rama jo vetëm ishte i barabartë midis të barabartëve, por ju kurseu atyre dhe fjalimin e gjatë, alla Erdogan, Gedaf, thjeshtë, alla diktator. Foli shkurt, dhe bëri më pak gafa.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje