Raporti i ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes: KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

25 Maj 2024, 20:44Rajoni TEMA
Raporti i ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes: KFOR-i negocioi largimin e

Tetë muaj pas ngjarjes së rëndë të Banjskës në veri të Kosovës, aty ku u vra polici Afrim Bunjaku, si dhe 3 terroristë serbë, në raportin e ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes, Lord Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor, e që është diskutuar në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e NATO-s, e ku e citon Grupin Ndërkombëtar të Krizave, për herë të parë thuhet se zyrtarët e KFOR-it kanë negociuar largimin e terroristeve serbë.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një sasi të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raport.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    U tremben nga Albini, hahahaaa

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Ditet e para pas agresionit ne Banjske ju thate se po behen hetime dhe ne perfundim fajtoret do te ndeshkohen. Deri tani asnje levizje nga ana juaj, kriminelet levizin lirshem ne Serbi dhe po trajtohen si heroj atje, ndersa ju vazhdoni te sanksiononi Kosoven dhe perkrahni Serbine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje