Rusia njeh kufirin e Kosovës? Zëdhënësja e Lavrov: Perëndimi përcaktoi me forcë kufijtë e Serbisë

25 Nëntor 2025, 13:35Rajoni TEMA
Rusia njeh kufirin e Kosovës? Zëdhënësja e Lavrov:

Rusia edhe njëherë luan kartën e Kosovës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, kritikon kundërplanin e Bashkimit Europian për paqen në Ukrainë, duke lidhur paralele absurde të luftës së paprovokuar që nisi Moska zyrtare, me ndalimin e spastrimit etnik që po bënte Serbia ndaj popullatës shqiptare.

Zyrtarja i drejton kritika presidentes së Komisionit Europian që kanë të bëjnë kryesisht me ndalimin e përcaktimit të kufijve me luftë.

“Ursula nuk mund të mos dëgjonte për Kosovën. Ishte Perëndimi ai që shpalli dhe, me forcë, zbatoi një ripërcaktim të njëanshëm të kufijve të Serbisë, në kundërshtim me vullnetin e popullit serb”, tha ajo.

Zëdhënësja e Sergej Lavrovit, vazhdon me kritikat ndaj BE-së, duke pretenduar se me deklaratën kundër kufizimit të fuqisë ushtarake të Ukrainës po i mohon një shteti sovran të drejtën për të vendosur vetë për forcat e armatosura.

Zakarova bëri sërish një paralele absurde duke përmendur faktin se Gjermania pas luftës së dytë botërore kishte pranuar kufizime të ngjashme. “Von der Leyen, si gjermane, duhet ta dijë këtë”, theksoi zëdhënësja ruse.

Zakharova vazhdoi sulmet më tej, ndërsa e quajti deklaratën e presidentes Von der Leyen se Ukraina kishte zgjedhur një fat europian si “më absurden”.

Nuk është hera e parë që Rusia përdor rastin e Kosovës për të arsyetuar luftën që nisi kundër Ukrainës dhe aneksimet territoriale që ka bërë.

Madje vetë presidenti Vladimir Putin njohu kohë më parë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, duke pohuar se në kartën e OKB-së është përcaktuar qartë e drejta e popujve për vetëvendosje. (A2 Televizion)

8 Komente

  1. 4
    44

    Njihni Kosovën! Njohim Donbasin. Njihni Çamërinë dhe Shqipërinë Etnike deri në Egje! Putin i zoti, por do të vdesë dhe do mbyteni me pështymën tuaj, ashtu siç i dhuruat në tavolinë Perëndimit që nuk shtiu një pushkë, gjithë Perandorinë tuaj në Europën lindore që e kishit larë me dhjetra miliona dëshmorëve tuaj. Bota është dinamike dhe në lëvizje për të gjithë. Ju jeni armiq tanët, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë armiq të Rusisë. Ne do të zgjedhim veten dhe aleatët që na forcojnë dhe forcojmë.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjynah

      Pi ilacet ne kohe vella se dimri eshte i veshtire per semundjet mendore

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        44 : Po te jap nje liste me shtete, te lutem me gjeje “miqte “ ne shekuj. Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Greqia, Mali Zi, Maqedonia, Serbia, Turqia, dhe Rusia Cariste. Tani kush nga keto shtete kane qene dhe jane “mike te Shqiperise”

        Përgjigjjuni
      2. A
        Amber

        Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        Përgjigjjuni
        1. A

          1. J
            Ja si po vjen puna, padashje thote Kurti me vedi

            Tani qe LVV synon ribashkimin me Serbine, nuk ka vlere qe edhe Rusia mund te njohe kufijte e Kosoves. Nese Rusia e njeh Koxoven, ajo duhet te kerkoje anullimin e rezolutes 1244. Dhe, meqe LVV synon bashkimin me Sernine, nje shtet i ri federativ mund te krijohet mes Serbise e Kosoves. Pse jo, dy popull dikur armiqe por qe sot flasin nje gjuhe, ate serbe! Keshtu kjo federate eshte gati edhe ti bashkohet BE ose Federates Ruse, si te deshiroje populli i saj sllavo-shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kremviqe dhe salqiqe

              Dy jane mundesite per Koqoven. Ose bashkimi me Serbine, ose shpallja e Shtetit Islamik me Sheriatin.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tfgs

                po sikur ti fusim kremviqen pidhit te motres tende a mund ta marim si mundesine e trete ?

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje