Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.
Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.
Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit.
Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.
Koci kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”.
“Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shkroi ai.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast.
Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani.
Por, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.
Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./REL
Çfarë Karin kërkoi ky veterani injorant ne serbi duke e ditur si jane punët idiot i lindur , ndoshta e ka tradhtuar GPS
Nuk e ka dite se eshte ushtar i UÇK-se.
Ndoshta e ka siguruar kurrci e osmanka o haki djali, turpi ska brina asht kshtu si ti e ai qe me vetedije paska shkuar si cjapi te kasapu, po ska gajle se tash aktivizohet kumarica kusari e maxhupi dimal basha, jau ka hatrin serbia bile nese peci speci ja qon serbise librezen e vetvendosjes jo qe do lirohet fakiri por ndoshta edhe minister do ta ban kurrci, turp per çdo shqiptar qe sot kalon neper serbi, veqmas per ata qe kan çene ushtar te uçk-s, e sa di une ushtari i vertete skalon kurre nepee.serbi.
Ti jene kaq te trashe kto kosovaret....nuk bo vaki....cmenduri...
Nuk e kuptoj, perse Kosovaret vazhdojne shkojne kalojne neper Serbi, apo edhe ne kufirin e tyre, aq me teper kur kane qene ne UCK. Nuk e kane pare cfare ka ndodhur me arrestime te meparshme?
Nuk po kuptojnë njerëzit se policia serbe secilin shqiptar që e ka kap, e kanë detyruar të tregojë, kush ka qenë në uçk, kush ka pushkë, kush ka gradë ushtarake, kush ka dhënë pare, kush… Ende policia e bën këtë punë. Po serbet që jetojnë tani në Serbi dhe ata në Kosovë e kanë për detyrë të ndjekin çdo shqiptar. Prandaj, mos kaloni andej