Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor 2025, 17:06Rajoni TEMA
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Në korrik të këtij viti, Lulzim Halili u arrestua nga Serbia nën dyshimet për krime lufte dhe nën pretendimet se kishte qenë pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. Atëbotë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, tha se emri i tij nuk figuronte në listën e veteranëve e as në atë të pjesëmarrësve në këtë betejë.

Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.

Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave.

(REL)

9 Komente

  1. K
    Klodi

    Ja dorezoj vetvendosja qe te fitoj vota? Shumica e koqevareve e urrejne UCK-ne. Asnjehere s i perdorin ne stadiumet e tyre simbolet e saj. Ndersa ne ndeshjet tona vijne enkas per ti prishur.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Robt ku ti kesh. Thuaj Ramazonit te na sjelle Aleksandrin ne Durres se e ka te vetin.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhaja

        Aleksandri maksimumi ne krahinen e vete ne Kosove shkon

        Përgjigjjuni
    2. E
      Emigrant

      Me vjen keq per ushtaret e uck qe kalojn nga serbia Ajo dihet qe koqevaret ne shumic jane spiunat te serbis Keshtu kan spiunuar dhe kete trim

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Më se e vërtet!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          o Emigrant me gjithe Klodin ju shkerdhefshim robt ne shqiptaret e shqiperise bashke me ata te kosoves. Bythqir lulishtesh

          Përgjigjjuni
        2. C
          Cen Durimmodhi

          Me vjen keq per ata trima qe dhane jeten per liri, por duhet pare realiteti ne sy. Kosovaret pothuajse mbi 90% jane njerez te papambetur ne kulm. Analfabete, xheloze, dashakeqas, thashethemexhinj dhe intrigante. Plus islamike radikale te qelbur,

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pikerisht

            E verteta e hidhur

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tosi

            Kosovarët nuk e metitojnë lirin.Ata madhërojnë ibrahim ruovën,albin kurthin…dhe urrejnë Çlirimtarët,Naton…Të gjithë ata zyrtarë të ShBA dhe Natos që mbrojtën Thaqin,i shajnë.Amerika dhe Europa e kanë kuptuar se janë injoratta islamik dhe dalëngadal do ti kthejnë në odën e vucicit.Atje edhe e kanë vendin.Më shumë e duan serbin se Shqipërin.Kosova ka vetë 20% shqiptarë të vëtetë,tjerët janë llumi i shkinis.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje