Presioni ndaj Serbisë nuk ka qenë kurrë më i madh. Kështu pretendon ministri i Financave në serbi, Sinisha Mali, i cili konfirmoi se presidenti Aleksandër Vuçiç u ka dërguar letra liderëve europianë, këtë mëngjes, për çështjen e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës.
Siç pretendon, Vuçiç u ka shkruar kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit francez, Emanuel Macron, dhe liderëve të tjerë.
“Nuk e kam parë presidentin më të shqetësuar se këto ditë. Presionet dhe problemet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, deklaroi ministri i Financave që përmendi si sfida, Kosovën, sanksionet ruse dhe rezolutën për Srebrenicën.
“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës të mos ndodhë. Ai theksoi se kushdo që e njeh Vuçiçin, e di se dorëzimi për të nuk është një opsion dhe se ai gjithmonë fiton.
Serbia po luan rolin e viktimes, dhe kete shans po ja jep Albin Kurti me zvarritjet qe po ben, po i jep shkas te sulmojne Kosoven. Serbine nuk e sulmon askush, por Serbia nuk do te leshoje territoret e Kosoves dhe Bosnjes, ndaj gjen drjtues te pa formuar si puna e Albin Kurtit, qe i jep aresye te filloje luften. Amerika eshte lodhur me Albinin, do e leshoje, nuk ka zgjidhje. Sa shpejt harroi populli Kosoves luften, dhe i shkon pas nje te marri, qe po filloi perseri lufta, do ja mbathi ne Suedi tek gruaja dhe vajza. Nuk mund te mbash nje njeri te drejtoj shtetin, te vendosi fatet e popullit, kur ai nuk mban as familjen ne Kosove. Kosova sot duhet te ishte ne OKB, NATo, po te ishte nje drejtues tjeter ne Kosove
Serbia shkaterroi Shqiperine ne te gjitha drejtimet ne kohen Sali nongrates. Tani po ben me sukses te njejten gje me Kosoven e Kurtit. Nderkohe qe Shqiperia po perparon fuqishem ne te gjitha drejtimet, Kosova, qe po shihet perdite e me shume si anti-perendimore, po perparon vetem ne nje drejtim, kuptohet drejt c'berjes se pavarsise dhe ri-integrimit ne Serbi. Sa dhimbje per te gjithe ne qe e duam Kosoven njesoj si Shqiperine. Kurti e ka cu ne buze te gremines Kosoven tone te dashur.