SHBA i shpalli ‘non grata’ kryespiunin, reagon Vuçiç: Duhet hetim

12 Korrik 2023, 10:26Rajoni TEMA

SHBA i shpalli ‘non grata’ kryespiunin, reagon Vuçiç:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur “të padëshirueshëm”, kreun e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit dhe ish-ministrin Aleksandër Vulin.

Lideri serb bëri ironi në lidhje me këtë vendim të fundit të SHBA, por kërkoi një hetim të thellë në lidhje me arsyetimin e SHBA për të shpallur “non grata” Vulin.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim”, tha Vuçiç.

Një ditë më parë, Departamentin amerikan i Thesarit tha se Vulini është përfshirë në afera korruptive që kishin si synim të çonin përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Sipas Radios Europa e Lirë, Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse Vulini duhet të shkarkohet pas vendosjes së sanksioneve amerikane.

“Vulin, ndaj tij nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion, asgjë; ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.

6 Komente

  1. P
    Poseidon

    KRUJE SUMEN KRUAJE SE GATI E GA DAJ SAMI BASTUNIN TE TA FUSE

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      KRUJE SUMEN KRUAJE SE GATI E GA DAJ SAMI BASTUNIN TE TA FUSE

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KRUJE SUMEN KRUAJE SE GATI E GA DAJ SAMI BASTUNIN TE TA FUSE

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          KRUJE SUMEN KRUAJE SE GATI E GA DAJ SAMI BASTUNIN TE TA FUSE

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            KRUJE SUMEN KRUAJE SE GATI E GA DAJ SAMI BASTUNIN TE TA FUSE

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              Duket sikur po i del fati Kosoves martire. Kuptohet, si gjithenje, nga Amerika e jo nga Evropa. Rrofte SHBA!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje